Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
|
Titulli: cfare mendoni per martesen me nje te huaj
...qe po ta sjelle edhe nje kendveshtrim Islam ne lidhje me gruan Uroje te kesh perfitime...
Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Kur martohesh, nuk merr vetėm grua, por e merr gjithė botėn. Prej kėtij momenti e tutje, ajo ēdo ditė do tė jetė partneri yt, shoqėruesi yt dhe shoku yt mė i ngushtė. Ajo do tė ndajė momentet me ty, do tė ndajė ditėt, lotėt. Ajo do tė ndajė kėnaqėsinė dhe dėshprimin me ty, sukseset dhe dėshtimet, ėndėrrat dhe frikat. Kur tė sėmuresh ajo do tė kujdeset mė sė miri pėr ty, kur tė duhet ndihmė, ajo do tė bėjė ēmos pėr ty.
Kur tė kesh ndonjė sekret, ajo do ta ruajė; kur tė duhet kėshillė, ajo do ta jep kėshillėn mė tė mirė. Ajo ēdoherė do tė jetė me ty: kur tė ngrihesh nė mėngjes, gjėnė e parė qė sytė e shofin ėshtė ajo; gjatė ditės ajo do tė jetė me ty, nėse pėr ndonjė moment ajo nuk ėshtė me ty fizikisht, ajo do tė mendojė pėr ty, duke u lutur pėr ty me gjithė zemėr, mendje dhe shpirt; kur bie tė flesh natėn, gjėnė e fundit qė sytė e tu e shofin ėshtė ajo; dhe kur je duke fletur e shef atė edhe nė ėndėrr. Thėnė shkurt, ajo do tė jetė e gjithė bota pėr ty, njėjtė siē je ti e gjithė bota pėr tė.
Pėrshkrimin mė tė mirė qė deri tani e kam lexuar ku pėrshkruhet afėrsia ndėrmjet bashkėshortėve ėshtė ky ajet Kuranor, qė thotė:
ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato
(El-Bekare: 187)
Vėrtetė, bashkėshortėt janė si prehje (mbulesė/mbulim) pėr njėri-tjetrin pėr shkak se ata njėri-tjetrit i ofrojnė mbrojtje, komfor, mbulesė, pėrkrahje dhe ėmbėlsi qė prehja/mbulimi ua ofron njerėzve. Paramendoni njė udhėtim nėpėr Alaskėn e ftoftė tė pa mbuluar! Bashkėshortet tona na ofrojnė tė njėjtėn shkallė tė komforit, mbrojtjes, mbulesės, dhe pėrkrahjes nė udhėtimin e jetės nė kėtė botė, njėjtė sikurse mbulimi gjatė udhėtimit nėpėr Alaskė.
Marrėdhėniet ndėrmjet dy bashkėshortėve janė mė interesantet nga tė gjitha marrėdhėniet njerėzore: sasia e dashurisė dhe ngrohtėsisė, intimja dhe afėrsia, mėshira dhe ngushėllimi, paqa dhe qetėsia qė mbush zemrat e bashkėshortėve ėshtė thjesht e papėrshkrueshme. Sqarimi i vetėm racional pėr kėto ndjenja mė interesante nga tė gjitha ndjenjat njerėzore ėshtė se: ky ėshtė njė akt i Allahut, subhanehu ve teala: All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj
(Nahl: 72)
Vetėm Allahu jonė i Gjithfuqishėm, subhanehu ve teala, me Fuqinė e tij tė Pakufishme, Mėshirėn e Pafund, dhe Menēurinė e Madhe mund ti krijojė dhe ti vendosė kėto ndjenja tė ēuditshme dhe tė paprekshme nė zemrat e bashkėshortėve. Nė fjalė, Allahu, subhanehu ve teala, i rikujton ata qė i kėrkojnė shenjat e Tij nė gjithėsi, se kėto ndjenja nė zemrat e bashkėshortėve janė ndėrmjet shenjave qė duhet ti udhėzojnė njerėzit pėr ekzistimin e Tij, siē thotė nė Kuran: Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė (Rum: 21)
Mirėpo, Allahu, subhanehu ve teala, e din se zemra njeriut nuk ėshtė njė send i ngurtė, ajo ndonjėherė ėshtė e dobėt, e ndonjėherė ėshtė dinamike. Ndjenjat ndryshojnė me kohė. Dashuria mund tė dobėsohet dhe vyshket. Lidhja martesore mund tė dobėsohet nėse nuk i kushtohet kujdesi i duhur.
Lumturia nė martesė nuk mund duhet tė merret falas; lumturia e vazhdueshme kėrkon dhėnie tė vazhdueshme nga tė dyja palėt. Qė druri i dashurisė martesore tė mbahet gjallė dhe tė rritet, toka, dheu duhet tė mbahet, mirėmbahet, ujitet dhe ti kushtohet kujdes.
Mos harro se i Dėrguari jonė, Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka gjetur kohė tė shkojė nė shkretėtirė dhe tė garojė mė bashkėshorten e tij, Aishen. Ajo nė fillim e ka fituar atė, mirėpo mė vonė, pasi kishte shtuar pak nė peshė, ai kishte filluar ta fitojė atė.
Mos harro se do tė shpėrblehesh nga Allahu, subhanehu ve teala, pėr ēfarėdo emocioni qė ia tregon bashkėshortes tėnde. Pėr kėtė Muhamedi, sal-lalhu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
madje edhe ushqimin qė e vendos nė gojėn e gruas sė tėnde ėshtė sadaka...
Asnjėherė mos e nėnēmo rėndėsinė e gjėrave qė, nė shikim, duken tė vogla, siē ėshtė vendosja e ushqimit nė gojėn e bashkėshortes, hapja e derės sė veturės, etj. Mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, zakonisht ka zgjatur kėmbėn (gjunin) pėr ti ndihmuar gruas sė tij tė hyp nė deve.
Pėrpiqu tė gjesh kohė qė tė dy tė faleni sė bashku. Pėrforcimi i lidhjes ndėrmjet juve dhe Allahut, subhanehu ve teala, ėshtė garanca mė e mirė se lidhja juaj martesore ēdoherė do tė jetė e fortė. Paqja dhe rahatia me Allahun, subhanehu ve teala, ēdoherė do tė rezultojė me paqe dhe rahati nė shtėpi.
Mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ka lavdėruar ēiftet bashkėshortore qė janė zgjuar pėr tė falur namaz nate sė bashku. Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, madje edhe ka nxitur atė qė zgjohet mė herėt tė zgjojė bashkėshortin/bashkėshorten edhe nėse ėshtė e nevojshme, duke ia lagur ftyrėn me ujė.
اdoherė mundohu tė jesh sa mė i mirė me gruan nė fjalė dhe nė vepra. Fol me tė, buzėqeshi, kėrko kėshillėn e saj, kėrko mendimin e saj, kalo kohė tė mirė me tė dhe mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: mė tė mirėt prej jush janė ata qė janė mė tė mirė me gratė e tyre.
Dhe mė nė fund, ėshtė e zakonshme qė bashkėshortėt pohojnė se i duan dhe i nderojnė bashkėshortėt e tyre deri nė vdekje. Besoj se ky pohim ėshtė i mirė, madje i shkėlqyeshėm, mirėpo nuk mjafton vetėm kjo! Nuk mjafton vetėm ta duash gruan. Duhet tė duash atė qė ajo e do. Familjen e saj, tė afėrmit e saj duhet tė bėhen edhe tė afėrmit e tu. Mos u bė si njė mik i imi i cili ishte dėshpruar se prindėrit e bashkėshortes do ti vinin mysafirė pėr disa javė. Ai drejt dhe thjesht i kishte thėnė bashkėshortes Nuk i dua prindėrit e tu. Natyrisht, ajo me mllef e ka shikuar drejt nė sy dhe i ka thėnė As unė nuk i dua prindėrit e tu
Poashtu, nuk mjafton ta duash atė deri nė vdekje. Dashuria nuk duhet tė pėrfundojė asnjėherė dhe ne besojmė se ka jetė pas vdekjes ku ata qė kanė bėrė vepra tė mira nė kėtė botė do tė bashkohen me bashkėshortėt (Sureja Al-Zukhruf: 70)
Shembulli mė i mirė nė kėtė kuptim ėshtė Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dashuria e tė cilit pėr Hatixhen, bashkėshorten e tij pėr 25 vjet ėshtė zgjėruar dhe ka pėrfshirė tė gjithė ata qė ajo i ka dashur, dhe ka vazhduar edhe pas vdekjes sė saj. Kishin kaluar shumė vjet nga vdekja e saj dhe ai asnjėherė nuk e harroi atė, dhe ēdoherė qė priteshte ndonjė edh (kurban) nė shtėpinė e tij, ai do tė dėrgontė njė pjesė familjes sė Hatixhes, radijallahu anha
albislam
__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
|