Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-02-09, 10:29   #1
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Titulli: Hafiz Ali Ulqinaku (1853-1913)

E sipas poetit, ai do tė shėronte zemrat e njerėzve, zemrat e prishura prej veseve tė kėqia, do t'i zbuste, do t'i mjekonte, ai do t'u hapte e ndriēonte sytė, qė njerėzit tė shohin drejt, tė dallojnė tė mirėn prej tė keqes, tė drejtėn prej tė shtrembėrės, tė bukurėn nga e shėmtuara, ai do tė ishte shpėtimtari i shpirtrave tė humbur njerėzorė, qė do t'i udhėzonte, nė rrugen e se vėrtetės, duke u ripėrtėrirė besimin e shpresėn e humbur.

Ai do tė ishte ilaē i zemrave tė njerėzve tė vuajtur, tė mjerė e tė varfėr, ai do t'u jepte besimin, ai do tė nxiste e organizonte ndihmėn bujare pėr tė varfėrit. Por kėtu s'ėshtė fjala vetėm pėr lėmoshė, sadaka e fitėr, por pėr ushqim shpirtėror e moral, zemėr tė paqtė e bujari, gėzim e ngushėllim nė ēdo vatėr tė varfėr e zemėr tė lėnduar.

E mbi tė gjitha, ai ėshtė shpresa e shpėtimit njerėzor, shembulli i tij do t'i udhėheqė njerėzit pėr t'iu shmangur gjėrave tė ndaluara (haramit) e pėr tė pėrqafuar tė lejuarėn (hallallin).

Pėrmes njė kontrasti tė goditur autori ballafaqon sjelljen e qėndrimin e Profetit a.s., i cili qė fėmijė i pėrulet me nderim Perėndisė, ndėrsa njeriu, edhe pse ka pėrvojė e moshėn pėr t'i kuptuar travajet e jetės, e harron rrugėn e drejtė, pėr tė cilėn ėshtė porositur, prandaj autori, nė fonnėn e njė fjalie esklamative, duke shprehur njė kritikė tė dukshme thotė : "e ti tue qenė plak e len rrugen e Tij".

Nė vepėr Profeti a. s. paraqitet si shembull thjeshtėsie pėr tė gjithė:

"Hangėr ka buk' elbit. Ai gjallė sa me rrnue
Dhe ka vesh' kmish me bar sa m'u mėlue".16

E jo vetėm kaq, por nuk ėshtė ankuar, pėrkundrazi ėshtė gėzuar, apo siē thotė poeti " ... ja ka ba shyqyrin".

Edhe nė ēastin e vdekjes ai s'mendon pėr vete, por pėr njerėzimin. I lutet engjėllit qė merr shpirtrat qė:

... kur t'i vish, me ngadal
Shpirtin e atyne me t'mir' me m'iu marr". 17

Ai pranon qė tė marrė mbi vete vuajtjet e vėshtirėsitė e vdekjes sė njerėzve " ... mue me m'i dhan ... zėrin e tyne un e hjek, po ndigjo".18 Edhe nė kėto ēaste agonie ai nuk harron miq, dashamirė, farefisin qė ka pranė "Krye pėr krye tė gjithėve ju dha "Lamtumirė". E nė mėnyrė tė veēantė ai tregohet i dashur e shumė i dhembshur me vajzėn e vet, tė cilės i drejtohet "Lamtumir' nuri i syve, Fatime". Ky varg ka ngarkesė tė madhe emocionale. Fatimja kishte qenė vajzė e vetme, ajo kishte qenė gėzimi i shpirtit, bukuria e jetės, rrezja shpresėdhėnėse, drita engjėllore, e afėrt e shumė e dashur nė kėto ēaste. Poeti i kursyer thotė thjeshtė, me shumė pak fjalė, duke shprehur mallin e jetės "Lamtumir' nuri i syve, Fatime". E bija e dashur me lot i pėrgjigjet "Unė po bėhem ej baba, kurbani jot".

Nė vepėr autori shpreh njė mendim shumė interesant pėr vlerėn e studimeve e nė mėnyrė tė veēantė pėr dijetarėt. Pyet dhe pėrgjigjet.

Cilėtjanė njerėzit mė tė nderuar, kujt i takon pėrpara mėshira e Zotit, cilėt do tė hyjnė tė parėt nė parajsė?

Ata qė kanė nderuar Profetin duke vizituar Qaben? Haxhinjtė?
Ata qė kanė dhėnė jetėn nė luftė, dėshmorėt?
Ata qė kanė bėrė vepra bamirėsie duke dhėnė zeqate ? Apo dijetarėt ? Secili grup pranon se pėr ēdo problem janė kėshillue me dijetarėt e prandaj mėshira iu takon nė radhė tė parė atyre por jo dijetarėt u lėshojnė rrugėn, i nderojnė bamirėsit. Dhe arėsyeja ėshtė bindėse:

"Sado, qi na kemi ēalltis me kėndue,
Kta na kan mbajt, me kta ' na kemi qindrue".19

Mevludi shquhet edhe pėr vlerat estetike, e kėto janė tė dyfishta.

Si vepėr letrare lexohet, por ajo edhe kėndohet me njė melodi tė caktuar, qė nė zonėn e Shkodrės ka pasur nė themel tonet e kėngės popullore shkodrane. Jo vetėm kaq, por organizimi i festave popullore, ceremoniali i krijuar ka nxitur miqėsinė, bashkimin popullor, mirėkuptimin, vėllazėrimin dhe afrimin shpirtėror tė njerėzve. E kjo ėshtė njė fushė, ku duhen kėrkuar vlerat etnografike tė Mevludit, fushė disi e panjohur, e pastudiuar dhe e parrahur nga mendimi shkencor. .Vepra ka figura artistike me vlera tė rralla estetike, qė tregojnė pėr aftėsitė krijuese letrare tė autorit. Nė disa momente forca krijuese ėshtė mė e fuqishme e poeti pėrshknian skena prekėse, reale, afér natyrės njerėzore. Kėshtu psh pėrshkruhet lindja e Profetit. Emineja, nėnė lehonė,e rreshkur nga vėshtirėsitė e lindjes apo siē thotė poeti: "u etēova" (nga emri et, kam et, mė ka marrė etja) i sjellin njė mashtrapė me sherbet:

"Ma i ftoft' se bora, ma i bardh' pernjimend,
Ma i ambel se sheqeri kishte qenė"20

Autori nuk thotė sherbet i freskėt, as i ftofitė si bora, por Mė i ftoft' se bora, mė i ambel pergjimend. E sė bashku me nėnėn gėzohet gjithēka pėr rreth:

"Shpirt e pa' shpirt, gur e dru thiren me za,
Gjith' e thojshin mirėse erdhe Mustafa'.21

Pėr tė shprehur gjėndjen emocionale tė nėnės e gėzimin e saj poeti thotė:
"Mendja prej kreje i shkoi e i erdh pėrsėri".

E banorėt pėr rreth, sapo morėn vesh lajmin, vijnė "pa fes e pa kėpucė, nė kambė". E jo vetėm kaq, por edhe Qabja u ēua nė kėmbė pėr tė pėrshėndetur qoshja qoshen.

Poeti bėn qė Qabja tė flasė:

"Qabeja thirri e i foli m'atė ēas
sonte ka le Dielli i gjith' dynjas".

(Vijon)


AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante