Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-02-09, 18:03   #11
gazi-de
mergimtari
 
Avatari i gazi-de
 
Anėtarėsuar: 11-12-06
Vendndodhja: ger
Postime: 32,050
gazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ishujt Maldive e njohin Kosovėn

Ishujt Maldive njohėn shtetin e Kosovės Ishujt Maldive e kanė njohur zyrtarisht shtetin e Kosovės. Kėtė e ka konfirmuar ministri i Jashtėm i Maldiveve, Ahmed Shaheed pėrmes njė letre qė i ka dėrguar homologut kosovar Skender Hyseni. Mė herėt gjatė ditės edhe kryetari i AKR-sė Bexhet Pacolli njoftoi pėr njohjen nga ishujt Maldive. Mirėpo ministri Hyseni tha se meritat pėr njohjet qė i bėhen Kosovės i kanė qytetarėt dhe institucionet e vendit.Ishujt Maldive bėhen shteti i 55-tė qė njohin Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Pėrmes njė letre tė dėrguar nė adresė tė Ministrisė sė Jashtme tė Kosovės, shefi i diplomacisė sė shtetit Maldive e njofton homologun kosovar Skender Hyseni se vendimi u mor pas shqyrtimit tė rrethanave qė i pėrkasin Kosovės dhe faktit se njė numėr i madh i vendeve e kanė njohur atė.
Mė herėt gjatė ditės edhe kryetari i AKR-sė Bexhet Pacolli njoftoi pėr njohjen e Kosovės nga ana e Maldiveve. Mirėpo ministri i Jashtėm Skender Hyseni tha se koha e meritave pėr njohjen e vendit do tė vijė mė vonė, ndėrkaq tash pėr tash meritė kanė vetėm populli i Kosovės dhe qytetarėt e saj.
Ministri Hyseni komentoi edhe vizitėn e shefit tė UNMIK-ut Lamberto Xanier nė Beograd. Sipas tij qėndrimi i Prishtinės tashmė ėshtė i njohur se nuk e pranon planin gjashtė pikėsh tė Kombeve tė Bashkuara dhe me Serbinė bisedon vetėm si dy shtete tė barabarta.
Shefi i diplomacisė kosovare tha se Serbia nuk do tė ketė sukses me fushatėn e saj pėr tė penguar Kosovėn nė anėtarėsimin nė organizatat ndėrkombėtare. Sė shpejti sipas Hysenit Kosova do tė pranohet nė Fondin Monetar Ndėrkombėtare dhe Bankėn Botėrore.

RTK. 19 shkurt 2009 - 14:57:28
Flm..........
__________________
09.08.2009 syn ti me ben te ndihem mire ;)
gazi-de Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė