Anėtarėsuar: 26-12-08
Postime: 692
|
Titulli: Njė histori tragjike
Rrėfimi i Xhafer Berishės
Bajram Lahu, i vrarė nė vitin 1984 nga UDB-ja serbe nė kėtė kohė, sipas shokut tė tij tė ngushtė dhe bashkėveprimtarit Xhafer Berisha, ėshtė vrarė pėrderisa ai ishte nė burg. Pėr Express nga Italia, ku gjendet tash e dhjetė vjet, ka treguar nė detaje pėr veprimtarinė e Bajram Lahut. Xhafer Berisha rrėfen se si Lahu ka qenė anėtari i Lėvizjes Popullore bashkė me grupin e Ali Ajetit dhe disa veprimtarėve tė tjerė nga komuna e Podujevės. Gjatė rrėfimit tė Berishės nga Italia, ai ka zbuluar dy enigma tė mėdha pėr vrasjen e Bajram Lahut nga strukturat e UDB-sė, duke pėrfshirė kėtu edhe disa shqiptarė, si dhe pėr pėrgatitjen e atentatit ndaj Jetullah Gashit, kryeinspektor i shėrbimit serb gjatė kėsaj periudhe. Sipas shokut tė ngushtė tė Bajram Lahut, Jetullah Gashi ka qenė kryeinspektor, i cili ka rrahur dhe maltretuar Adem Demaēin dhe axhėn e Bajram Lahut.
Bajram Lahu e ka ditur qė do tė arrestohet. Ai kishte planifikuar ta vrasė njė kryekriminel, njė udbash, kėtė po e them pėr herė tė parė publikisht. Vetėm mua mė ka treguar kėtė sekret Bajrami. Ka pasė tė bėjė atentat ndaj Jetullah Gashit, i cili e kishte rrahur Adem Demaēin dhe axhėn e tyre, tregon Berisha.
Sipas tij, kėtė e kishin kuptuar pjesėtarėt e sigurimit serb, duke pėrfshirė kėtu edhe disa shqiptarė dhe para se tė vritej Bajram Lahu, nga kėto struktura disa herė ishte marrė nė pyetje nga njė inspektor i sigurimit, i cili, sipas Berishės, quhej Ruzhdi Bujupi.
Para se tė vritej Bajram Lahu, e ka marrė nė pyetje njė inspektor me emrin Ruzhdi Bujupit. Bajrami mė thirri mua dhe mė tha se e ka marrė nė pyetje njė inspektor dhe i ka thėnė se Bajrami ka qenė nė vitin 1982 tek axha i tij, Hamit Lahu nė Gjermani dhe se ka mbajtur lidhjet mes Jusuf Gėrvallės dhe tė tjerėve, thotė ai. Para se tė arrestohej, Bajrami Lahu i kishte dėrguar porosi Xhafer Berishės qė tė arratiset nė Shqipėri pėr shkak se sigurimi serb kishte mėsuar pėr veprimtarin e tyre dhe pėr pėrgatitjen e atentatit ndaj Jetullah Gashit. Berisha tregon se pėr t`i ikur gjurmėve dhe pėrcjelljeve tė njerėzve tė atij sistemi, ishte shtrirė nė spital me njė emėr tė rrejshėm pėr disa javė.
Pėrderisa familja e Bajram Lahut edhe pas 26 vjetėsh ende nuk di asgjė pėr mėnyrėn e vrasjes sė djalit tė tyre, shoku i tij, Xhafer Berisha, pohon se ai ishte vrarė gjatė kohės sa kishte qėndruar nė burg dhe mė pas ishte dėrguar nė vendin e quajtur Malet e Shatorit, tri kilometra larg shtėpisė sė tij, nė fshatin Gllamnik.
Ai kujton kohėn kur mediat e atėhershme kishin dezinformuar se Bajram Lahu kishte vdekur nė njė spital tė Beogradit nga sėmundja e verdhėzės.
Ka shkuar axha i tij qė ta kėrkojė, ka ardhur tek unė, i kam thėnė se Bajrami ėshtė nė burg. Ka marrė cigare pėr t`i dėrguar atij nė burg dhe se aty i kanė thėnė se kemi gabuar se Bajrami nuk ėshtė nė burg. Ai mė tė vėrtetė ka qenė nė burg, e kanė mbytur aty dhe trupi i tij ėshtė mbajtur nė frigorifer dhe mė pas e kanė hedhur nė mal, thotė Berisha.
Edhe familjarėt dhe bashkėveprimtari i Bajram Lahut rrėfejnė se gjatė obduksionit qė i ishte bėrė trupit, ėshtė konstatuar se ai ėshtė vrarė me dy plumba, njėri 7.62 mm dhe tjetri 9 mm.
Pak kohė pas vrasjes sė Bajram Lahut, pohoni ai, njė grup prej 60 policėsh ia kanė rrethuar shtėpinė dhe mė kėtė rast e kanė shoqėruar nė stacionin e policisė pėr ta marrė nė pyetje nė lidhje me aktivitetet e Bajram Lahut dhe tė tij.
Mė kanė thėnė se keni qenė tė njė grupi, kėnd nga shteti keni dashur ta vrisni. Nuk e harroj sa tė jem gjallė. Ka qenė njė Lorenc Selmani, mė ka akuzuar se unė e kam njohur Bajramin, mė ka pyetur se kėnd e keni vrarė dhe se duhej ta dija, ngase isha, sipas tij, i vetmi shok i Bajramit., kujton fjalėt e Selmanit.
Xhafer Berisha ka kujtuar edhe kohėn kur Hilmi Zhitia e kishte marrė nė pyetje dhe kishte kėrkuar nga ai qė tė pranojė se kėnd kanė dashur ta vrasin nga shteti nė atė kohė dhe pėr tė gjitha veprimtaritė e Bajram Lahut.
Katėr orė mė ka marrė nė pyetje Hilmi Zhitia, i cili ka kėrkuar nga unė qė tė flas pėr Bajramin dhe atentatin qė kishte pėrgatitur ai. I kam thėnė se nuk di asgjė pėr punėt e tij dhe se jam i bindur qė ai nuk ėshtė vrarė nga familjarėt e tij, tregon Berisha.
|