Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-03-09, 09:01   #70
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Titulli: Djalli/ Dreqi/ Shejtani?!

Mbreti qė vendosi tė bėhej bujar

Njė mbret i Iranit i tha njė ditė njė dervishi:
-Tregomė njė rrėfenjė.
-Madhėri-, u pėrgjigj dervishi, -do t’ju tregoj rrėfenjėn e njė mbreti arab, Hatim Tai-t, njeriut mė bujar tė tė gjitha kohėve, sepse nėse do mund t’i ngjaje, ti kishe pėr tė qenė vėrtetė mbreti mė i madh i gjallė.
-Fol-, tha mbreti, -por nėse rrėfenja nuk mė jep kėnaqėsi, do jap urdhėr qė tė ta presin kokėn pėr shpifje mbi bujarinė time.
Mbreti u pėrgjigj me kėtė ton, sepse nė oborrin e Persisė thuhej rėndom se monarku zotėronte cilėsitė mė tė mira, nė njė shkallė qė askush nė botė nuk e kish mbėrritur dhe nuk do tė mund ta mbėrrinte.
-Pra, po ju thoja-, nisi tė fliste dervishi me atė mėnyrėn tipike tė dervishėve, qė nuk vihen kollaj nė siklet, -qė bujaria e mbretit Hatim Tai e kapėrcente, nė bėma dhe nė qėllime, atė tė tė gjithė njerėzve.
Dhe ja rrėfenja qė tregoi dervishi.
Njė mbret tjetėr arab lakmonte tė shtinte nė dorė pasuritė, fshatrat, begatitė, gamilet dhe luftėtarėt e Hatim Tait. Kėsisoj, njė ditė tė bukur ai i shpalli luftė Hatimit. Ai i dėrgoi Hatimit njė lajmėtar, me kėtė paralajmėrim: "Dorėzohu, pėrndryshe do tė tė mposht, do t’i pushtoj tokat e tua dhe do tė tė shfronėsoj".
Kur ky paralajmėrim arriti nė oborrin mbretėror tė Hatimit, kėshilltarėt e tij i thanė se duhej t’i gatiste menjėherė tė gjithė luftėtarėt pėr tė mbrojtur fronin.
-Ne jemi tė sigurtė-, i thanė sovranit, -se mes nėnshtetasve tė tu nuk gjendet as njė njeri, qoftė burrė apo grua, qė nuk ėshtė i gatshėm ta flijojė jetėn e vet pėr tė mbrojtur mbretin e tij tė dashur.
Por Hatimi, nė kundėrshtim me atė qė priste populli, tha:
-Jo! Para se t’ju dėrgoja nė betejė e tė lejoja tė derdhej gjak pėr mua, mė mirė do tė ulėrija. Do tė isha me mijėra milje larg nga rruga e bujarisė, nėse do tė bėhesha shkaktar pėr flijimin e jetės sė qoftė dhe vetėm njė burri a tė njė gruaje. Nėse do tė nėnshtroheni paqėsisht, ai mbret do tė mjaftohet duke pėrfituar nga shėrbimet tuaja dhe nga taksapagimi, dhe ju nuk do tė pėsoni humbje materiale. Nėse, nė tė kundėrt, do tė bėnit qėndresė, ai do tė ketė tė drejtė, simbas ligjit tė luftės, t’i konsiderojė pasuritė tuaja si plaēkė lufte, e nėse do t’i humbisnit, do tė binit nė mjerim.
Me tė thėnė kėto, Hatimi mori me vete vetėm njė bastun dhe shkoi tė strehohej nė malet aty rrotull. U vendos nė njė guvė dhe u zhyt nė meditim.
Gjysma e nėnshtetasve tė tij u prek thellė nga fakti se Hatimi kishte flijuar pasurinė dhe pozitėn e tij nė emėr tė popullit tė vet. Tė tjerė, prapėseprapė, mbi tė gjitha ata qė synonin tė mbuloheshin me lavdi nė fushėn e betejės, murmurisnin: "Nga ta dimė se ky njeri nuk ėshtė mė shumė se njė burracak?".
Tė tjerė, mė pak guximtarė, e akuzonin: "Nė fund tė fundit, Hatimi ka shpėtuar jetėn e vet duke na braktisur neve nė njė fat tė pasigurtė. Ndoshta do bėhemi prapėseprapė skllevėr tė kėtij mbreti tė panjohur qė, tek e fundit, ėshtė mjaft tiranik sa pėr t’iu shpallur luftė edhe fqinjėve tė vet".
Tė tjerė akoma, duke mos ditur ē’tė mendojnė, rrinin nė heshtje, nė pritje pėr tė mėsuar mė tepėr e pėr tė formuar njė pikėpamje. E kėshtu, tirani, i shoqėruar nga njė ushtri kuqėluese, e shtiu nė dorė mbretėrinė e Hatim Tait. Ai nuk i shtoi taksat dhe nuk kėrkoi tė uzurponte mė shumė nga ē’i kish kėrkuar popullit vetė Hatimi, pėr tė mbrojtur dhe administruar drejtėsinė. Por njė gjė e shqetėsonte, dhe ishin fjalėt qė qarkullonin, gjithnjė e gjithandej, se mbretėria e re qė kishte shtėnė nė dorė, ishte bėrė e tija vetėm falė njė gjesti bujarie tė kryer nga Hatim Tai.
"Nuk do tė bėhem kurrė sundimtari i vėrtetė i kėtij vendi", tha me vete tirani, "derisa tė mos e kem vėnė nėn pranga vetė Hatim Tain. Pėrsa kohė qė ai tė jetė gjallė, nė zemrėn e disave do ekzistojė pėrherė njė formė nderimi pėr tė, e nuk do tė jenė kurrė nėnshtetasit e mi, sadoqė sė jashtmi do tė sillen si tė tillė".
Atėherė, mbreti lėshoi njė shpallje, nėpėrmjet sė cilės zotohej se i ofronte njė shpėrblim prej pesėmijė monedhash tė arta atij qė do t’ia sillte Hatim Tain. Ky i fundit nuk dinte gjė fare nė lidhje me kėtė, deri nė ditėn kur, i ulur siē ishte rrėzė shpellės sė vet, dėgjoi bisedėn mes njė druvari dhe gruas sė tij.
-Gruaja ime e dashur-, i thoshte druvari, -unė jam plak, tashmė, e ti je shumė mė e re se unė. Kemi fėmijė nė moshė tė njomė e, simbas rregullit natyral tė gjėrave, ėshtė e pritshme qė unė tė vdes unė pėrpara teje, teksa fėmijėt janė ende tė vegjėl. Nėse do arrinim ta kapnim Hatim Tain, pėr tė cilin mbreti i ri ofron njė shpėrblim prej pesėmijė monedhash ari, e ardhmja jote do tė ishte e sigurtė.
-Turp tė kesh!-, thėrriti e shoqja. –Ėshtė mė e drejtė tė vdesėsh ti, e edhe unė bashkė me fėmijėt tė vdesim nga uria, sesa t’i ngjyejmė duart me gjakun e njeriut mė bujar tė tė gjitha kohėrave, qė ka flijuar ēdo gjė pėr ne.
-E tėrė kjo ėshtė shumė e bukur-, u pėrgjigj druvari-, por secili duhet tė mendojė pėr interesat e veta! Nė fund tė fundit, unė kam pėrgjegjėsi por, megjithatė, ēdo ditė shtohet numri i njerėzve qė besojnė se Hatim Tai ėshtė burracak. Ėshtė vetėm ēėshtje kohe, derisa tė vihen tė gjithė nė kėrkim tė tij, duke rrėmuar nė ēdo skutė tė mundshme.
-Bindja pėr burracakėrinė e Hatimit ėshtė ndėrsyer nga dashuria pėr florinjtė. Nėse kėto thashetheme vazhdojnė, kjo do tė thotė se Hatimi paska rrojtur kot!
Nė kėtė ēast Hatim Tai doli nga vendi ku qe fshehur dhe iu paraqit ēiftit.
-Unė jam Hatim Tai-, tha. –Ēomėni tek mbreti i ri dhe kėrkoni shpėrblimin tuaj.
Plaku u ndje i turpėruar dhe sytė e tij u mbushėn me lotė.
-Jo, o i madhi Hatim, nuk mund tė vendos pėr ta bėrė njė gjė tė tillė!
Teksa po bisedonin, njė grup njerėzish qė ishin vėnė nė kėrkim tė mbretit tė arratisur, u afrua aty.
-Nėse nuk e bėni ju-, tha Hatimi, -do tė dorėzohem vetė tek mbreti; do t’u them se mė keni mbajtur fshehur dhe kėshtu, do tė gjykoheni pėr tradhėti.
Me ta njohur Hatimin, grupi i njerėzve e kapi dhe e vuri nėn pranga; i dėshpėruar, druvari shkoi pas tyre. Me tė arritur tek oborri mbretėror, ēdonjeri nga ata nisi tė mėtonte se ishte ai vetė qė e kishte kapur Hatimin. Atėherė, duke e lexuar mėdyshjen nė fytyrėn e pasardhėsit tė tij nė fron, Hatimi kėrkoi leje pėr tė folur:
-Madhėri, dijeni sė ėshtė e drejtė qė tė dėgjohet edhe dėshmia ime. Nė tė vėrtetė mua mė ka kapur ky druvar i vjetėr dhe jo kėta fundėrrina. Jepini shpėrblimin e tij dhe bėni ē’tė doni me mua...
Duke dėgjuar fjalė tė tilla, druvari plak bėri pėrpara dhe i tha tė vėrtetėn mbretit, duke rrėfyer se, nė tė vėrtetė, Hatimi i ishte dorėzuar vetė pėr tė siguruar tė ardhmen e familjes sė tij. Mbreti i ri u trondit aq shumė nga ky rrėfim, sa e urdhėroi ushtrinė e tij qė tė tėrhiqej, ia riktheu fronin Hatimit dhe u kthye sė rish nė vendin e tij.
Kur e dėgjoi kėtė rrėfenjė, mbreti i Iranit, duke i harruar kėrcėnimet qė kishte shprehur kundėr dervishit, tha:
-Ja njė rrėfenjė e shkėlqyer, o dervish, nga e cila mund tė pėrfitojmė. Gjithsesi, ti nuk mund tė pėrfitosh asgjė, sepse ke hequr dorė nga tė priturėt e ndonjė gjėje prej kėsaj bote dhe nuk zotėron asnjėsend. Por unė jam mbreti. Dhe jam i pasur. Mbretėrit arabė, njerėz qė hanė hardhuca tė ziera, nuk mund tė krahasohen me njė persian, kur ėshtė fjala pėr bujari tė vėrtetė. Mė erdhi njė ide! Le t’i futemi punės!
Duke marrė me vete dervishin, mbreti i Iranit i thirri tė gjithė arkitektėt mė tė mirė nė njė vend tė gjerė e tė hapur dhe i urdhėroi tė projektonin e tė ndėrtonin njė pallat shumė tė madh, nė qendėr tė tė cilit do tė ishte njė sallon me dyzetė dritare.
Kur pallati ishte gati, mbreti vuri nė pėrdorim tė gjitha mjetet e transportit qė ekzistonin asokohe, dhe e mbushi pallatin me monedha ari, punė pėr tė cilėn u nevojitėn disa muaj. Mandej u tha kasnecėve tė tij tė shpallnin kėto fjalė:
-Dėgjoni! Dėgjoni! Mbreti i Mbretėrve, Burimi i Bujarisė, ka urdhėruar ndėrtimin e njė pallati me dyzetė dritare. Ditė pėr ditė, ai do tė shfaqet vetė nė atė pallat, pėr t’u shpėrndarė florinj tė gjithė skamnorėve.
Qė nga ai ēast, ashtu siē edhe pritej tė ndodhte, njė turmė nevojtarėsh zu tė mblidhej pėrditė pėrpara pallatit, dhe mbreti shfaqej nė njerėn nga dritaret e i jepte secilit njė monedhė floriri. Nuk vonoi shumė dhe mbretit i ra nė sy njė dervish qė shfaqej ditė pėr ditė, merrte njė monedhė dhe bėhej erė. Nė fillim mbreti mendoi:
"Ndoshta ia jep atė flori ndonjė nevojtari". Mandej, duke e parė pėrsėri, mendoi: "Ndoshta ėshtė duke zbatuar rregullin dervishor tė lėmoshės sė fshehtė dhe e shpėrndan floririn pa rėnė nė sy". Dhe ēdo ditė, sa herė shihte dervishin, mbreti e justifikonte me zemėr. Megjithatė, ditėn e dyzetė vuri re se durimi i tij kishte njė kufi. Duke e mbėrthyer nga dora, gėrthiti:
-Mosmirėnjohės i ngratė! Nuk thua as falemnderit. Nuk tregon asnjė shenjė nderimi; nuk buzėqesh, nuk pėrkulesh, dhe vjen ditė pėr ditė! Sa kohė do tė zgjasė ende? Mos vallė je duke u pasuruar me harxhin e bujarisė sime, apo je duke e dhėnė me kamatė kėtė flori? Nė tė vėrtetė, sjellja jote ėshtė e padenjė pėr njė njeri qė vesh loshnikun e nderuar me arna!
Sapo ai kishte mbaruar sė thėni kėto fjalė, dervishi hodhi pėrtokė dyzetė monedhat e arta qė kishte marrė, dhe i tha mbretit:
-Dije o mbret i Iranit, se bujaria nuk mund tė ekzistojė nėse nuk paraprihet nga tre gjėra: e para ėshtė tė japėsh pa provuar ndjenjėn e tė qėnit bujar; e dyta ėshtė durimi; e treta mungesa e dyshimeve.
Por mbreti nuk mėsoi kurrė. Nėn sytė e tij, bujaria ishte e lidhur me atė qė njerėzit do mendonin pėr tė, dhe me ndjesinė e tij tė tė qėnit 'bujar'.

Kjo rrėfenjė tradicionale, ilustron pėrmbledhtas disa mėsime tė rėndėsishme sufi. Vėnia nė garė ėshtė diēka e kotė, nėse nuk zotėrojmė cilėsitė themelore qė janė nė bazėn e kėsaj gare. Nuk mund tė praktikohet bujaria, nėse paralelisht me tė nuk zhvillohen edhe cilėsi tė tjera. Disa janė tė paaftė pėr tė mėsuar, edhe pse vihen pėrballė mėsimeve, paraqitur nė kėtė rrėfim nga dervishi i parė dhe 'i dytė'.
AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė