Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga aroza
Kur nė Kosovė digje e piqej populli shqiptar, prijėsi i tyre strehohej nga dy e tri javė ne beograd.
Kur kufomat e shqiptareve barteshin per batajnic, prijėsi i tyre mbante "zgjedhje tė lira" pa kunderkandidat.
Kur populli shqiptar msyente kėmbė Qaf-prushin, Vermicen, Sharrin.... pėr tė shpėtuar nga shkjau, ai prijesi i tyre rezervonte biletat me jat-in e beogradit.
E tash: Hidhroju gomarit e bjeri samarit.
|
Aroza dhe shume te tjere ketu!!!
Se kush ishte Ibrahim Rugova, kete mese miri e ka treguar populli i Kosoves, i cili per 17 vite me rradh, e mbeshteti ne menyre absolute me vota. Kur Ibrahim Rugova ishte gjall, ketij far Thaqit nuk ju nihej zani, ta dini se kur ju ofendoni Ibrahim Rugoven, ju jeni duke ofenduar 70 % te shqiptarve te Kosoves te cilet sa ishte gjall kurdoher e votuan ate. Fuqia ne politike matet me votat qe merr nga populli, urretja patetike qe disa individ te vequar qe kane ndaj nje njeriu e perserise qe mbi te gjitha populli me vota e besoi kurdoher, nuk i bene nder askujt, te jeni te bindur as edhe juve.
Mosbesimin qe ju keni ne vetvete, mundoheni ta humbni duke tridhuar e duke mohuar gjera, me thoni ju, nese para lufte qenkan bere zgjedhjet ashtu siq ju thuani (edhe pse kjo histori eshte tersisht ndryshe se si ju e mandoni), ateher pse Hashim Thaqi (ky patriot, ky njeri qe mezi mundi te fitoj nje shumice relativene zgjedhjet e fundit), pse nuk arriti te bindete popullin qe te votonte per te. Ta dini se duke ofenduar figuren e Ibrahim Rugoves, ju nuk ofendoni thjesht kundershtaret politike, por ofendoni qindra mijra familje kosovare, burra, gra, femije, te mushuar, intelektual, mbi te gjitha ju ofendoni mbi sakrificat qe ky popull ka bere per kete liri dhe pavarsi.
Personalisht do te kisha lutur te gjithe, ti leme te qete ata qe vdiqen, ta lem te qete Ibrahim Rugoven, Adem Jasharin, deshmoret dhe martiret, te leme te qete dhe te nderojme e qmojme kontributin e gjithesecilit per Kosoven Shtet.
Ju faliminderit per mirekuptim..