Titulli: Pyetje & Pergjigje
I nderuari bace, ketu kemi te bejm per dy ceshtje te ndryshme. Aty eshte edhe mosmarrveshja me sa shoh une.
Kur thuhet lutja, ajo mund te behet kudo; ne makin, ne shtrat, ne kauc, duke ec rruges e tjera. Pra mund te behet ne cdo gjuhe te botes, do te thot i lutesh Krijuesit ashtu si e ndien ti vetin ma se miri.
Ndersa kjo tjetra eshte te falunit, namazi. Namazi eshte obligim, gjegjsisht eshte shtylla e dyte ne islamizem. Pra eshte urdher.
Kur eshte fjala per obligim, farz pa tjeter duhet te jesh ma preciz ne falje. Per ta krye obligimin e Krijuesit duhet te jet pa gabime ne origjinal. Ashtu si qe u shpall Kur'ani, ne at origjinalitetin e vet.
Sikur te lexohet ne ndonje gjuhe tjeter, prvec origjinalit sigurisht edhe do ta humb kuptimin qe ka. Pra kemi fjalen per farz, obligim qe Krijuesi e ka bo urdher per musliman qe jane mentalisht ne rregull.
Islamizmi ka 5 shtylla-fundamente: besimi ne Zot dhe se Muhamedi a.s. eshte profet i Tij. Namazi (t'falunit), agjerimi,(ramazani) zeqati (te pasurit te japin 2 e gjyse % te varferve nga pasuria e vet) si dhe Haxhi (vizita qabes).
Gjith'here do te hasim ne problem, poqese kapercehet dhe nuk pranohet obligimi-kushti i pare, besimi ne Zot. Ky eshte celsi per te vazhdue me tutje me bindje dhe besim, perndryshe vec do te sjellemi e pshtiellemi pa ja arrijt askurr cakut.
Per ate eshte edhe kusht i pare per te pas ma leht me i kuptue tjerat obligime, perndryshe pyetjet kurr nuk do te ndalen as te kuptohen pergjigjet.
Mos te keqkuptohemi, nuk do te thot se na ndalohet kerkimi dhe hulumtimi deri te e verteta. Por pa me u persos kushti i pare, keto tjerat kushte nuk do te kene kuptimin si duhet. Kur thom me u persos kushti i pare (besimi ne Zot) kame parasysh, te kuptohet Krijuesi si fuqi apsollute, jo si njeri i madh ose i fuqishem dhe te tentojm ta personifikojm, sepse aty eshte i tere problemi.
|