Njė delegacioni nga Serbia i ndalohet hyrja nė Kosovė

Dhjetė deputetė tė Parlamentit serb, janė ndalur sot nė pikėn kufitare te Dheu i Bardhė, nga Policia Kufitare e Kosovės. Ata ishin nisur ta viziton fshatin Ranillugė. Por ata nuk kanė respektuar ligjin, sipas tė cilit, pėr vizita zyrtare ndėrshtetėrore, duhet njoftuar Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės. Tetė deputetė tė Parlamentit serb, pėrkatėsisht anėtarė tė Komisionit Parlamentarė, tė ashtuquajtur Grupi Parlamentarė pėr Kosovė dhe Metohi janė ndalur paraditen e sotme nga Policia e Kosovės nė pikėn kufitare numėr 5 tė quajtur ndryshe porta tek Dheu i Bardhė nė afėrsi tė Preshevės. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Arbėr Beka tha se ndalimi i tyre pėr tė hyrė nė territorin e Kosovės, ishte thjeshtė respektim i vendimit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Kosovės.
Policia kufitare e Policisė sė Kosovės kishte marrė njė vendim nga MPB qė pėr shkak tė mosrespektimit tė procedurave qė janė tė parapara me ligjet e Republikės sė Kosovės, ti ndalojė hyrjen delegacionit qė do tė vinte nga Serbia. Kjo edhe ka ndodhur nė orėn 10:45 nė portėn 5 te Dheu i Bardhė, vendkalimi kufitarė nė mes tė Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė i ėshtė refuzuar hyrja delegacionit 8 anėtarėsh i cili vinte nga Republika e Serbisė.
Delegacioni serb, ishte nisur pėr nė fshatin Ranillugė tė Gjilanit ku Kėshilli i Kuvendit tė Serbisė pėr Kosovė kishte planifikuar tė mbante sot njė mbledhje nė kėtė vend, ku sipas mediave serbe, deputetėt serb do tė do tė informoheshin pėr gjendjen e vetėqeverisjes lokale nė territorin e Kosovės. Fisnik Rexhepi, kėshilltar i Ministrit pėr Punė tė Brendshme tė Kosovės, tha se delegacioni serb kishte njoftuar zyrėn e Kombeve tė Bashkuara nė Beograd pėr kėtė vizitė, ndėrkohė qė kėrkesa, nė bazė tė ligjit duhet bėrė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės.
Fakti se u ėshtė ndaluar hyrja nė territorin e Republikės sė Kosovės ėshtė se nuk janė respektuar procedurat. Delegacioni serb ka vazhduar me avazin e vjetėr qė tė njoftojnė vetėm zyrėn e Kombeve tė Bashkuara nė Beograd se do ta vizitojnė Kosovėn, ndėrsa sipas ligjit ėshtė e pėrcaktuar qartė se duhet tė kontaktohet drejtpėrdrejtė Ministria e Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, tha Rexhepi.
Njė ndalim i tillė, kohė mė parė i ėshtė bėrė edhe ministrit serb pėr Kosovėn, nė qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq.Marr nga rtklive.
Me gjithe ate Shteti po funksionon.