Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-03-09, 01:22   #7
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: OKB: Shkelqen diplomacia kosovare; terrohet e tmerrohet serbia

Faleminderit shumė z. President,


Shkėlqesi,


Si gjithnjė, kam nderin tė flas para Jush pėr tė arriturat e vendit tim. Republika e Kosovės ka vazhduar progresin e qėndrueshėm nė tė gjitha fushat, qė nga paraqitja ime e fundit para Kėshillit tė Sigurimit nė nėntor 2008.


Z. President,


Muajin e kaluar, mė saktėsisht mė 17 shkurt, populli i Kosovės ka festuar nė mėnyrė paqėsore dhe shumė dinjitoze pėrvjetorin e parė tė pavarėsisė sė vendit tonė. Pėrkundėr provokimeve tė rėnda dhe sfidave qė i janė bėrė gjendjes sė sigurisė, tė nxitura nga njė numėr i konsiderueshėm i anėtarėve tė Parlamentit tė Republikės sė Serbisė, tė cilėt u bashkuan pėr njėfarė seance nė Zveēan, situata e sigurisė ka qenė e qetė dhe paqėsore gjatė festės sonė nacionale. Dita e pavarėsisė ishte po ashtu njė rast i mirė pėr tė hedhur njė shikim prapa dhe pėr tė konstatuar tė arriturat, pėrparimin, ngjarjet kryesore dhe zhvillimet nė Kosovė gjatė vitit tė parė tė pavarėsisė. Njohja e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran ka vazhduar. Qė nga debati i fundit pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, edhe katėr vende tė tjera e kanė njohur Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Dėshiroj t’u shpreh falėnderimin dhe mirėnjohjen tonė tė thellė popujve dhe qeverive tė Panamasė, Mikronezisė, Maldiveve dhe Palaut pėr pėrkrahjen e tė drejtės sė popullit tė Kosovės pėr tė qenė i lirė dhe i pavarur.

Sa i pėrket gjendjes, nė Kosovė ka pasur mjaft zhvillime pozitive qė nga debati i fundit nė Kėshillin e Sigurimit. Ka vazhduar rinkonfigurimi i UNMIK-ut dhe misioni evropian i rendit dhe ligjit EULEX ėshtė vendosur nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės, mė 9 dhjetor. E kemi mirėpritur shumė vendosjen e EULEX-it dhe derisa EULEX-i po fiton fuqi tė plotė operacionale, pėr arsye shumė praktike dhe pragmatike, kėrkojmė pėrfundimin e misionit dhe tė mandatit tė UNMIK-ut. Vendosja e EULEX-it nė gjithė territorin e Kosovės, nė pajtim me mandatin i cili buron nga:

a. Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės,

b. Pakoja e Ahtisarit,

c. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės,

d. Ligjet e Republikės sė Kosovės,

e. Plani i Pėrbashkėt i Veprimit i BE-sė i 4 shkurtit 2008 dhe

f. Ftesat e 17 shkurtit e tė 8 gushtit ėshtė ngjarje kyēe e periudhės nė mes tė dy sesioneve tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn.


Ndėrkaq, Parlamenti i Kosovės, nė seancat e 15 dhe 16 dhjetorit, ka miratuar njė numėr tė ligjeve tė rėndėsishme, duke pėrfshirė Ligjin pėr Gjykatėn Kushtetuese dhe Ligjin pėr Shėrbimin e Jashtėm, pėrkatėsit Ligjin pėr Shėrbimin Diplomatik dhe Konsullor tė Republikės sė Kosovės. Pėrpos dhjetė ambasadave tė para, tashmė funksionale, themelimi i dymbėdhjetė misioneve tė tjera diplomatike dhe nėntė misioneve konsullore tė Republikės sė Kosovės ėshtė nė proces. Ndėrtimi i institucioneve shtetėrore, qė bazohen nė standardet evropiane, ka vazhduar me inaugurimin nė janar tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Me ndihmėn e NATO-s po zhvillojmė njė forcė tė sigurisė nėn kontroll civil. Forca e Sigurisė e Kosovės ėshtė nė tė mirė tė fqinjėve njėsoj si edhe tė vendit tonė. Do tė jetė nėn kontroll demokratik, multietnike, jopolitike, e trajnuar nga NATO, forcė e fokusuar kryesisht nė reagime emergjente dhe pėrgjithėsisht nė aktivitete qė promovojnė zhvillim dhe stabilitet rajonal. Nė shkurt janė promovuar edhe dy institucione tė tjera tė rėndėsishme tė republikės: Kėshilli i Sigurisė i Kosovės, qė kryesohet nga kryeministri, dhe ėshtė bėrė emėrimi i drejtorit tė Shėrbimit Kosovar tė

Inteligjencės. Qeveria e Republikės sė Kosovės po punon pa ndėrprerė pėr tė adresuar ēėshtje tė shumta tė rėndėsisė sė madhe pėr vendin tonė, veēanėrisht nė fushėn e ekonomisė, drejtėsisė, sigurisė, si dhe nė luftėn kundėr krimit, korrupsionit dhe aktiviteteve tė ndryshme kriminale ndėrkufitare. Qeveria po ashtu me kujdes tė madh po menaxhon asistencėn financiare qė shumė kombe tė botės po ia japin Kosovės. Janė bėrė pėrmirėsime substanciale nė infrastrukturėn shkollore dhe rrugore, po ashtu pėrparime tė mėdha janė bėrė edhe nė fusha tė tjera. Qeveria jonė ka vazhduar tė kėrkojė mėnyra dhe rrugė pėr tė pėrmirėsuar kushtet nė rajonet me komunitete pakicė, sidomos nė ato serbe. Mė duhet tė them megjithatė se Republika e Serbisė nuk ka qenė e dobishme fare nė kėtė drejtim, sepse ka vazhduar nxitjen dhe pėrkrahjen e strukturave ilegale dhe kriminale nė Veri. Serbia nė mėnyrė aktive po punon qė tė ndalojė qytetarėt serbė tė Kosovės qė tė bashkėpunojnė me institucionet tė cilat duan t’i mbrojnė tė drejtat e tyre, t’u ndihmojnė pėr t’i zgjidhur problemet dhe pėr tė pėrmirėsuar jetėn e tyre. Qeveria serbe pėrkrah strukturat paralele ilegale, tė cilat po i eksploatojnė qytetarėt serbė tė Kosovės, po u krijojnė konfuzion dhe asnjėherė nuk po u ofrojnė ndihmė ose zgjidhje pėr problemet e tyre. Situata nė Veri mbetet ēėshtje e brengosjes mė tė madhe. Paligjshmėria me pėrkrahjen evidente tė lidershipit tė Beogradit e ka shndėrruar kėtė pjesė tė Kosovės nė parajsė pėr tė gjitha llojet e veprimeve tė paligjshme ekonomike dhe kriminale. Institucionet e Republikės sė Kosovės janė tė pėrkushtuara qė tė bashkėpunojnė ngushtė dhe me Zyrėn Civile Ndėrkombėtare dhe EULEX-in, pėr tė rivendosur rendin dhe ligjin nė Veri dhe pėr tė pėrmirėsuar situatėn dhe kushtet e jetesės nė vendbanimet me shumicė serbe.


Shkėlqesi,


Republika e Kosovės bashkėpunimin me fqinjėt e ka vėnė si prioritet tė lartė. Beogradi po pėrpiqet tė pengojė bashkėpunimin tonė me fqinjėt dhe me komunitetin ndėrkombėtar, duke bllokuar pjesėmarrjen tonė nė trupa rajonalė dhe ndėrkombėtar. Beogradi po bllokon eksportet tona nė Serbi. Qeveria jonė ėshtė pėrmbajtur nga masat reciproke, qė do tė dėmtonin njerėzit dhe bizneset nė tė dyja anėt. Shpresojmė se Republika e Serbisė do ta kuptojė dhe pranojė domosdonė e bashkimit nė pėrpjekjet e kombeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor pėr tė krijuar njė ambient bashkėpunimi dhe mirėkuptimi nė rajon, pėrfshirė kėtu edhe normalizimin e marrėdhėnieve me Republikėn e Kosovės. Qeveria jonė ėshtė e gatshme tė bisedojė me Serbinė pėr njė varg ēėshtjesh tė interesit tė ndėrsjellė si dy shtete tė pavarura dhe sovrane. Dialogu do tė ndihmonte nė shtendosjen dhe normalizimin e marrėdhėnieve ndėrmjet vendeve tona. Nė Kosovėn e re nuk do tė ketė vend pėr urrejtje dhe dhunė. Institucionet e Kosovės janė tė pėrkushtuara pėr tė ndėrtuar njė demokraci multietnike, nė paqe me fqinjėt dhe qė do t’i kontribuonte bashkėpunimit dhe stabilitetit rajonal e global. Jemi tė pėrkushtuar tė ndjekim objektivin e anėtarėsimit tė plotė nė Bashkimin Evropian sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, duke zbatuar reformat e kėrkuara. Konkluzioni i Komisionit Evropian i 5 nėntorit 2008 se edhe Kosova, krahas vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor, ka perspektivė tė qartė evropiane dhe se njė studim fizibiliteti do tė pėrgatitet pėr tė ēuar pėrpara perspektivėn evropiane tė Kosovės, ėshtė inkurajim pėr ne qė tė intensifikojmė pėrpjekjet pėr pėrmbushjen e kėrkesave tė nevojshme. E ardhmja e tė gjitha shteteve tė Ballkanit Perėndimor janė integrimet evropiane dhe Kosova e ka ndėrmend ta ndjekė kėtė qėllim me vendosmėri.

Me qėllim arritjen e objektiva tė theksuara, institucionet e Republikės sė Kosovės do ta vazhdojnė bashkėpunim me SHB-tė, BE-nė dhe NATO-n. Bashkėpunimi i ngushtė me partnerėt tanė ndėrkombėtar ėshtė i pazėvendėsueshėm nė kohėn kur po zbatojmė Planin Ahtisari dhe po punojmė pėr ndėrtimin e njė Kosove multietnike, e cila mbėshtetet nė vlerat demokratike dhe standardet mė tė larta ndėrkombėtare.


Z. President,


Nė pėrmbyllje, mė lejoni tė theksoj edhe njė herė pėrkushtimin e fuqishėm tė Kosovės pėr t’u bėrė njė anėtare kontribuuese e bashkėsisė ndėrkombėtare. Republika e Kosovės do tė punojė me tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit pėr promovimin e qėllimeve tė pėrbashkėta, paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare. Edhe njė herė, dėshiroj t’ju falėnderoj pėr mundėsinė e dhėnė pėr tė paraqitur pikėpamjet e Republikės sė Kosovės.


Faleminderit!
Hysen Dashi
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė