Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Godet LDK-n
Pėrpjekjet e mia pėr ta reformuar LDKnė, u shtjerrėn. Kosovarėt ende kanė nevojė pėr LDKnė, por jo pėr kėtė tė Fatmir Sejdiut. Si duket, nuk ja kemi qėlluar kur e zgjodhėm lider. AAK ėshtė parti e hapur, ndryshe nga LDK. Nė zgjedhjet e ardhshme, do ta marrim primatin. Unė do ta ndihmoj Haradinajn nė kėtė proces. Blerim Kuqi, flet pėr Express.
Nga Leonard Kerquki & Shpend Limoni mė 28.03.2009 nė ora 8:06
Blerim Kuqi dukej i rehatuar nė shtėpinė e tij tė re, nė AAK. Njė rehati, tė cilėn, kohėve tė fundit, nuk po e gjente nė LDK.
Vetėm njė javė pasi ėshtė ndarė nga partia e tij e fundit, ai ka filluar tė mendojė se si tė mbledhė njerėz tė rinj, pėr tju bashkuar Ramush Haradinajt nė garėn e vėshtirė pėr ta rimarrė pushtetin nė vend.
I emėruar Sekretari Organizativ i AAKsė, pėrmes njė votimi formal nė Kėshillin Drejtues, Blerim Kuqi nuk do ta ketė tė lehtė pėr tia arritur kėtij qėllimi, nė nivelin qė e dėshiron.
Sfida e parė pėr tė do tė jetė vendlindja e tij, Theranda. Nė zgjedhjet lokale qė pritet tė mbahen kėtė vjeshtė, aty do tė testohet fuqia e tij.
Deri nė atė ditė, ai mund vetėm tė flasė dhe tė shprehė dėshirat e tij.
Por, ajo qė di tash pėr tash ėshtė se ka vepruar drejt kur ka vendosur qė tė kalojė nga LDK nė AAK.
Atje, ju shtjerrėn mundėsitė pėr reforma.
Kėtu, thotė se i ka duart e lira.
Express: Gjatė viteve 90 ishit nė LDK, pas luftės shkuat nė PQLK, pastaj prapė nė LDK, e tash kaluat nė AAK. A ėshtė ky stacioni i fundit i Blerim Kuqit politikan?
Kuqi: Po, ėshtė stacioni i fundit, derisa tė mė mundėsohet pėr tė punuar, pėr tė dhėnė kontributin, energjinė time dhe potencialin qė mendoj se ende e kam. LDK dhe AAK janė parti simotra, sė paku kanė programin, profili i tyre ėshtė qendėr kah e djathta. Nė kėtė kuptim, ka qenė mė e lehtė tė lėviz prej LDKsė nė AAK.
Express: Gjatė kėsaj jave keni pasur rast ti dėgjoni komentet e zyrtarėve tė LDKsė pėr kalimit tuaj nė AAK. Dikush ka tentuar ta minimizojė rolin tuaj qė keni pasur nė LDK, tė tjerėt janė shprehur indiferentė ndaj largimit tuaj... Prisnit komente tė tilla?
Kuqi: Kam menduar shumė, natyrisht, se cilat do tė jenė komentet e zyrtarėve tė lartė tė LDKsė. Unė nuk e di sa ka qenė ndikimi im, por kontributi im pėr kėtė parti ka qenė ēfarė ka qenė. Fillimisht, isha njėri prej themeluesve tė Forumit Rinor, isha Kryetar i Forumit Rinor pėr Kosovė, pastaj Kryetar i Kėshillit pėr Financim, njė pjesė e kontributit tim qė e ndaj me LDKnė ėshtė edhe dalja ime nė UĒK, ku kam qenė Komandat i Brigadės 123 nė Zonėn e Pashtrikut... Po ashtu si Ministėr, e mė pas si Kryeshef Ekzekutiv. Jam munduar qė gjatė kėsaj kohe tė jap njė kontribut. Tash, sa e ēmojnė nė kėtė moment nė strukturat e LDKsė, ėshtė ēėshtje e tyre.
Express: Ka pasur edhe deklaratat tjera tė zyrtarėve tė LDKsė tė cilat nuk janė bėrė publike. Kėshtu, ditėn e kalimit tuaj nė AAK, nė Selinė e LDKsė thuhej se po kalonit atje pėr ēėshtje tė biznesit tuaj...
Kuqi: Unė biznesin e kam krijuar vetė. Mbėshtetje nga politika nuk kam pasur asnjėherė dhe nuk pres, sepse punėt e mia i kryej vetė dhe nė mėnyrėn time. Jam mjaftė origjinal nė mėnyrėn e menaxhimit dhe asnjėherė nuk pres pėrkrahje prej politikės. Atė qė e pres prej politikės ėshtė tė mė vlerėsojė ashtu si duhet, sė paku qė tė mos ma bėjė me hile sa i pėrket ndėrmarrjes. E kam njė staf shumė tė mirė nė ndėrmarrje dhe kam besim te ai staf nė potencialin qė ka. Prandaj, nuk dėshiroj qė tė kem ndonjė pėrkrahje politike, e assesi as nga Aleanca. Duke e ditur se AAK ėshtė nė opozitė, LDK ėshtė nė pozitė, atėherė ska kuptim kjo punė qė thonė.
Express: Muaj mė parė, kur Presidenti Sejdiu ju kėrkoi dorėheqjen nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv, ju ishit shprehur kundėr kalimit nė AAK, duke thėnė se do tė vazhdonit tė ishit njė anėtar i thjesht i LDKsė. Ēfarė ndodhi mė pas?
Kuqi: Edhe pas dorėheqjes kam bėrė pėrpjekje pėr tė lėvizur gjėrat pėrmes strukturave tė LDKsė. Por, megjithatė, ajo pėrpjekje ka njė limit. Nė fund, mė ėshtė dukur se pėrpjekjet e mia pėr ta reformuar LDKnė, e pėrmes saj shoqėrinė kosovare, janė shterur. Ēfarė do tė ndodhė, nuk e di. Ndoshta, dalja ime nė AAK do ta nxisė LDKnė pėr ti lėvizur gjėrat, pėr tė bėrė diēka mė shumė, pėr ta reformuar vėrtet LDKnė. Vazhdoj tė besoj se kosovarėt ende kanė nevojė pėr LDKnė, pėr profilin e saj tė vėrtetė, por jo pėr LDKnė aktuale, kėtė tė Fatmir Sejdiut.
Express: Ēfarė ėshtė LDKja e Fatmir Sejdiut?
Kuqi: Fatmir Sejdiu nuk e menaxhon LDKnė, por e kontrollon LDKnė. Ky ėshtė njė dallim i madh. Ai duhet ta menaxhojė LDKnė, e jo ta kontrollojė.
Express: Si e kontrollon, a ka ndonjė shembull?
Kuqi: Tash nuk mė takon shumė, nuk ėshtė e moralshme tė flas se si menaxhohet nė detaje. Nė njė mėnyrė, unė edhe mė herėt gjatė kohės sa kam qenė Shef Ekzekutiv, kam biseduar edhe me ju pėr kėtė ēėshtje.
Express: Ju keni pasur njė pozitė shumė tė rėndėsishme qė e keni lėnė nė LDK. Ėshtė nė interes tė opinionit tė dijė se ēka ėshtė duke ndodhur dhe pse ėshtė kjo LDK kjo qė ėshtė?
Kuqi: Unė do ta them njė fjali shumė tė thjeshtė dhe ju do ta bartni mesazhin. Pse njė anėtar, njė simpatizant i LDKsė, duhet ta votojė kėtė parti ashtu si ėshtė sot, pėr ti ēuar votat diku tjetėr? LDK sot ėshtė njė urė ndėrmjetėsuese pėr tė ēuar tek PDKja. Pse duhet ta votohet ajo?
Express: A po thoni qė Fatmir Sejdiu po punon pėr Hashim Thaēin?
Kuqi: Kėto janė komentet tuaja. Por, ėshtė njė urė transite deri tek PDKja. E kuptoj procesin e koalicionit me PDKnė, pėr shkak tė disa proceseve, pėr tė cilat edhe unė jam pajtuar. Por, nuk e kam kuptuar pse duhet tė jemi viktimė non-stop e atij procesi. Ka pasur mėnyra tjera pėr tė pėrforcuar partinė, por edhe pėr ti kryer ato procese.
Express: A ėshtė Sejdiu fajtor i vetėm pėr krizėn nė LDK?
Kuqi: Qė tė kesh primatin me njė shtet, nė njė shoqėri, njė subjekt politik, duhet tė jesh i hapur, qoftė pėr vlera, qoftė pėr gjenerata. LDKja sot ėshtė e mbyllur nė njė gėzhojė, nė strukturat e dikurshme ose me njė pjesė tė strukturave tė dikurshme. Duke mos i parė zhvillimet e shoqėrisė, duke mos i parė kualitetet qė i ka sot Kosova, sidomos tek tė rinjtė qė janė sot nė moshėn prej 25-35 vjeēare... Ky ėshtė njė problem nė vete dhe kėtij procesi po i ndihmon Fatmir Sejdiu, edhe pse ka pasur pėrpjekje mjaftė tė mėdha, sė paku me fjalė, por nė realitet nuk ka ndodhur asgjė.
Express: Pse ka ndodhur ky fenomen, qė krejt partitė po i shohim duke u pėrpjekur tė thithin sa mė shumė njerėz nė kampin e vet, vetėm LDK ėshtė bunkerizuar?
Kuqi: Sepse LDK duhet tė hyjė nė procese tė rregullta zgjedhore, nuk duhet tė ketė frikė nga ato procese. Dikur ėshtė menduar se tė jesh nė LDK, e ke pushtetin e sigurt, karrigen e sigurt. Sot ėshtė njė konkurrencė tjetėr. Presidenti Rugova nuk ėshtė mė dhe si duket nuk ja kemi qėlluar kur kemi zgjedhur Lider z. Sejdiu.
Express: A ka frikė Sejdiu nga procesi zgjedhor nė LDK?
Kuqi: Po, ekziston frika. Por, nuk dua tė flas shumė mė pėr LDKnė, ndoshta ėshtė ndėr prononcimet e mia tė fundit pėr LDKnė. Do tė shohim mė vonė si do tė rrjedhin gjėrat. Ne dėshirojmė tė jemi afėr me LDKnė, pėr shumė arsye, sepse i takojmė tė njėjtit spektėr, njihemi mes vete shumė mirė, edhe besoj se njė bashkėqeverisje mes nesh do tė kishte funksionuar shumė mirė.
Express: Nėnkryetari i Parė i LDKsė, Eqrem Kryeziu, ka thėnė se juve ju kėrkua dorėheqja sepse plani juaj po rrezikonte stabilitetin e Qeverisė sė Kosovės. Cili ishte plani juaj, kėnd nga pėrfaqėsuesit e LDKsė nė Kabinetin Thaēi planifikonit tė hiqnit dhe me kėnd mendonit ti zėvendėsonit?
Kuqi: Kjo ka tė bėjė mė ēėshtjen e kėrkesės time rreth rritjes sė kualitetit nė Kabinetin Thaēi. Por, ka tė bėjė vetėm me pozitat e dala nga LDKja, jo nga PDKja. Ne kemi folur pėr njė mundėsi pėr ta rritur kualitetin e zyrtarėve tė cilėt janė sot nė pushtet nga LDKja, pėr tu dhėnė atyre edhe pėr tė kėrkuar nga ata pėrgjegjėsi, ashtu sikurse pėr tė vendosur njė kontroll dhe pėr ta rritur kualitetin e tyre. Kjo ka qenė njė kėrkesė imja, e cila nė njė mėnyrė ėshtė marrė se unė kam dashur ta rrezikoj komplet Qeverinė. Jo, ajo ka qenė normale pėr njė parti, do tė ishte edhe sot normale, pėr tė kėrkuar njė punė mė tė mirė.
Express: Kėnd keni dashur ta shkarkoni?
Kuqi: Assesi nuk dua tė flas pėr emra , kam folur mė herėt edhe emra. Ka qenė njė kėrkesė imja qė tė vendosen disa figura nėpėr pozita kyēe nė Qeveri, ku ata kanė mundėsi, kanė kredibilitet pėr vendimmarrje, nė mėnyrė qė ne paralel tė shkojmė edhe me reformat nė parti - do tė thotė Qeverinė tua lėmė njerėzve qė kanė njė kredibilitet dhe qė janė profesionalė. Nė mėnyrė qė ne ta kemi tė mundur qė tė punojmė pėr reformat brenda partisė, qė ne tė na mundėsohet tė bėjmė njė ndarje mė tė lehtė nė implementimin e reformave brenda LDKsė. Unė e di shumė mirė pse ėshtė hyrė nė koalicion, por nuk e di derisa duhet tė jetė ky koalicion.
|