Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Godet LDK-n
Express: Le ti kthehemi kalimit tuaj nė AAK. Kush nga zyrtarėt e AAKsė ju ofroi sė pari ofertėn qė tė kalonit nė kėtė parti?
Kuqi: Normalisht kam biseduar me z. Haradinaj. Nė kėto bisedime, AAK mė ka ofruar njė mundėsi, qė punėn qė e kam bėrė nė LDK, ta bėj edhe kėtu. Me AAKnė kemi njė marrėveshje dhe marrėveshja ėshtė shumė e thjeshtė: z. Haradinaj ėshtė zotuar dhe ka premtuar se do tė mundohemi qė ta krijojmė njė Qeveri nė tė ardhmen, tė cilėn gjeneratat qė janė gjallė do ta mbajnė mend si Qeverinė mė tė suksesshme nė Kosovė. Ai ėshtė zotuar nė kėtė dhe kjo ėshtė shumė me rėndėsi, pasi qė z. Haradinaj ėshtė njeri qė e mban fjalėn. Dhe unė jam i pėrkushtuar qė tė ndihmoj nė kėtė aspekt.
Express: A ju ka ftuar z. Haradinaj qė tė kaloni nė AAK, apo ju i jeni afruar atij?
Kuqi: Kjo ėshtė e ndėrsjellėt, ėshtė njė lėvizje e dyanshme. Z. Haradinaj ka thėnė diēka, pastaj unė kam ardhur, dhe kėshtu jemi pėrpjekur diku nė mes.
Express: Kėshilli Drejtues i AAKsė miratoi unanimisht vendimin e Kryetarit Haradinajt qė ju ta merrni postin e Sekretarit Organizativ. Megjithatė, ky votim nuk ėshtė pėrshkruesi mė i saktė i disponimit tė zyrtarėve tė AAKsė ndaj jush. A prisni probleme apo bojkot tė zyrtarėve tė AAKsė, pasi qė ka anėtarė tė moēėm kėtu qė ju duket paksa e rėndė qė dikush tju hyjė nė hise menjėherė...
Kuqi: Nuk do tė pajtohem me konstatimin tuaj. Me aq sa kam vėrejtur, mund tė konstatoj se ėshtė njė klimė shumė e mirė, njė ambient i mirė, dhe mund tė them lirisht se jam pranuar shumė mirė. Normalisht, kam njė intuitė pėr ti vėrejtur gjėrat dhe kėtė e kam vėrejtur, jo vetėm tek z. Haradinaj, tek strukturat e larta tė AAKsė, por edhe tek strukturat nė nivel degėsh a nėndegėsh. Po ashtu, vlen tė thuhet se njė pjesė tė mirė tė kėtyre strukturave i njoh qysh nga koha e luftės, dhe njė pjesė tjetėr e njoh nga koha kur kam qenė nė Qeveri. Kjo klimė e mirė, besoj se ėshtė vėshtirė tė gjendet diku tjetėr. Pikėrisht ky ambient mė ka shtyrė pėr tė ardhur nė AAK. Ndoshta pėr njė pjesė mund tė ketė pakėnaqėsi, por ta kemi parasysh se unė kam pozitėn e Sekretarit Organizativ, post qė nuk ka privilegje tė mėdha, por punė tė mėdha. Duhet thėnė se AAK ka njė strukturė tė mrekullueshme, ka njė pjesė tė njerėzve tė luftės, ashtu sikurse ka edhe pjesėn tjetėr nga struktura tė ndryshme tė shoqėrisė. Dhe kjo qasje e hapur e AAKsė pėr tė pranuar shtresa tė ndryshme, krijon edhe fuqinė e AAKsė. Kjo tregon se AAK ka vendosur, e ka pėrnjėmend, qė ta marrė primatin nė skenėn politike tė vendit.
Express: Vėrtet besoni se AAK mund ta marrė primatin, duke pasur parasysh qė nė zgjedhjet e fundit doli partie e pestė...
Kuqi: Po, pasi kam parė pėrkushtimin dhe vizionin pėr kėtė ēėshtje. Jam i sigurt se AAK do ta marrė primatin.
Express: Kur mund tė ndodhė kjo?
Kuqi: Nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Express: Haradinaj qysh kur u lirua nga Tribunali i Hagės ka dėshmuar energji tė madhe pėr ta sulmuar Qeverinė Thaēi, ashtu sikurse edhe pėr tė ofruar platforma politike. Megjithatė vlerėsohet hendikep i madh pėr tė Qeveria e mėparshme, tė cilėn e ka udhėhequr AAK...
B. Kuqi: Unė do ta pėrmendja kėtu imazhin dhe punėn e Qeverisė Haradinaj gjatė njėqind ditėshit tė parė. Po ashtu, duhet thėnė se njė pjesė e ministrave edhe nė periudhėn e mėpastajme kanė bėrė punė tė mirė. Le ta bėjmė njė krahasim mes atyre qė ishin dje dhe atyre qė janė sot. Nuk po them se ka qenė gjithēka nė rregull nė Qeverinė e mėparshme, pasi qė po tė ishte kėshtu do ta kishim shumė mė lehtė. Por, megjithatė, nėse bėjmė njė krahasim, Qeveria e mėparshme ėshtė shumė mė mirė se kjo e sotmja. Sidomos njėqind ditėshi i z. Haradinaj. Duhet tė kihet parasysh se pjesėn tjetėr z. Haradinaj nuk ishte nė Kosovė. Ndėrkaq sot ėshtė njė situatė tjetėr, z. Haradinaj ėshtė kėtu dhe ėshtė shumė mė lehtė.
Express: Pėr AAKnė, LDKja ėshtė njė partner strategjik. Madje, shumėkush beson se kthimi i AAKsė nė Qeveri varet ekskluzivisht nga LDKja. A do tė vazhdojė tė mbetet LDKja njė parti e madhe, apo prisni qė vendin e saj ta zė AAK?
Kuqi: Nėse LDK nuk ndryshon, askush mė nuk pret qė kthimin nė Qeveri ta shohė pėrmes LDKsė. AAK e ka vizionin e vet dhe aty ku pėrputhet me LDKnė do tė veprojmė sė bashku.
Express: A do tė ketė edhe kalime tjera tė zyrtarėve tė LDKsė nė AAK? Flitet pėr disa ish-ministra tė Qeverisė sė mėparshme, deputetė etj...
Kuqi: Nuk e di. Nuk kam biseduar me asnjėrin prej tyre pėr kėtė ēėshtje.
Express: Kalimi juaj nė AAK dhe kalimet tjera qė mund tė ndodhin, a do ta prishin partneritetin mes AAKsė dhe LDKsė?
Kuqi: Kjo vėrtet ėshtė njė ēėshtje e ndjeshme, por megjithatė ne pak a shumė i takojmė tė njėjtės familje, nė aspektin e profilizimit. Megjithatė, garat do ti kemi tė ndryshme, ēdonjėri do tė bėjė garė pėr vete.
Express: Ēfarė i premtoni ju AAKsė se mund tė bėni pėr tė, bie fjala gjatė kėtij viti? Ku do tė jetė fokusi i punės tuaj?
Kuqi: Unė do tė kontribuoj nė procesin e hapjes ndaj vlerave, pėr tė kontribuar kėshtu nė krijimin e njė infrastrukture tė duhur njerėzore pėr ta udhėhequr Kosovėn. Pra, do tė presim vlera tė reja nė AAK. Ka shumė njerėz qė kanė vlera, por qė nuk e kanė hapėsirėn e nevojshme pėr tu inkuadruar nė parti politike. AAK mund tu krijojė kėtė mundėsi kėtyre njerėzve.
Qeveria Thaēi e humbi shansin
Sekretari Organizativ i AAK, Blerim Kuqi, mendon se Qeveria Thaēi do tė humbė ēdo ditė e mė shumė pėrkrahjen e saj tek qytetarėt.
Sipas tij, ajo ėshtė shndėrruar nė sinonim tė keqqeverisjes.
Personalisht mund tė them se nuk jam i kėnaqur aspak me punėn e Qeverisė aktuale. Kėsaj Qeveria ju ka dhėnė njė mundėsi e mirė, por nuk e kanė shfrytėzuar. Tash, ata kanė njė kohė shumė tė shkurtėt para vetės pėr tu pėrmirėsuar. Me kalimin e kohės kemi njė keqqeverisje, e jo njė mirėqeverisje, ka thėnė Kuqi
|