Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Ekonomia Islame
Gjėrat nė tė cilat ndalohet Kamata
Kamata ndalohet vetėm nė gjashtė llojet tė cilat i ka pėrmendur hadithi i mėposhtėm:
Ubadetu bin Samit (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Ari me ar, argjėndi me argjėnd, gruri me grur, elbi me elb, temri me temėr (hurma arabe) dhe kripa me kripė (shkėmbehen) nė tė njėjtėn sasi, nė tė njėjtėn peshė, dorė mė dorė. Nėse ndryshojnė kėto lloje, atėherė shisni si tė doni me kusht qė tė jetė dorė mė dorė."Muslimi.
Nėse shitet njė nga kėto lloje me tė njėjtin lloj, si p.sh. ar me ar, apo temėr me temėr, atėherė ėshtė haram shtesa e njėrės anė dhe gjithashtu ėshtė haram afati.
Duhet patjetėr qė tė jenė tė njėjtė nė peshė e masė pa marrė parasysh cilėsinė, si dhe duhet patjetėr qė tė kryhet shkėmbimi i mallit dorė mė dorė nė vendin dhe ēastin e aktit:
Ebu Seid El-Hudrij (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Mos e shisni arin me ar vetėm nėse janė tė barabartė dhe mos shtoni nė njėrėn anė!
dhe mos i shisni ato njė nė dorė e njė nė mungesė!"Muttefekun alejhi
Umer bin Hatabi (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Ari me ar ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, gruri me grur ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, elbi me elb ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, temri me temėr ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė."Muttefekun alejhi
Ibėn Seidi (radiallahu anhu) thotė: Na vinte temėr i pėrzierė nė kohėn e tė tė Dėrguarit tė Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe e shkėmbenim dy tasa me njė. Kur e mori vesh i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kėtė gjė tha:
"Jo dy tasa hurma me njė, as dy tasa grur me njė dhe as njė dirhem me dy dirhem!"Muttefekun alejhi
Por nėse shitet njė nga kėto gjashtė lloje me lloj tjetėr jo prej tė njėjtit lloj si p.sh. tė shkėmbesh ar me argjend, ose grur me elb, atėherė lejohet dallimi nė peshė apo masė me kusht qė tė bėhet shkėmbimi i mallit nė vend siē thuhet nė hadithin e Ubades tė lartėpėrmendur:
Nėse ndryshojnė kėto lloje, atėherė shisni si tė doni me kusht qė tė jetė dorė mė dorė."Muslimi
Si dhe nė hadithin e Ubades i cili ndodhet te Ebu Daudi e tė tjerė ku i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thotė:
"Nuk ka problem nėse shkėmbehet ari me argjėnd duke qenė se argjend ka mė shumė, por dorė mė dorė dhe jo pėr nė njė kohė tė caktuar. Nuk ka problem nėse shkėmbehet gruri me elb duke qenė se elb ka mė shumė, por dorė mė dorė dhe jo pėr nė njė kohė tė caktuar."Ebu Daud (Sahih).
E nėse shkėmbehet njė prej kėtyre gjashtė llojeve me njė lloj tjetėr tė ndryshėm nga ai si p.sh. ar me grurė, ose argjend me kripė, atėherė lejohet dallimi nė masė e peshė si dhe afati i dorėzimit.
Aisha (radiallahu anha) transmeton se: "I Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) bleu ushqim (grurė) prej njė ēifuti pėr t'ia paguar pas njė afati tė caktuar dhe i la peng mburojėn e tij tė luftės."Buhariu.
Emir San'ani thotė nė librin "Subulus-selam":
"Dije se dijetarėt kanė rėnė dakord nė lejimin e shkėmbimit tė njė lloji nė tė cilin rrjedh kamata me njė lloj tjetėr nė tė cilin rrjedh kamata por tė cilėt nuk janė tė tė njėjtit lloj, ky shkėmbin lejohet me afatizim apo me dallim nė masė e peshė, siē ėshtė shkėmbimi i arit me grurė, argjendit me elb, etj."
Nuk u lejohet shkėmbimi i hurmave tė njoma me tė thata pėrveē se tė varfėrve qė nuk zotėrojnė pemė hurme. Atyre u lejohet qė tė blejnė hurma tė njoma (rutab) tė marra prej pemės, me hurma tė thata.
Abdullah bin Umeri (radiallahu anhu) transmeton se:
"I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja me kile e fryteve qė janė nė pemėn e hurmės, me hurma tė thata si dhe nga shitja me kile e rrushit tė njomė, me rrush tė thatė."Mutefikun Alejhi
Zejd bin Thabit (radiallahu anhu) transmeton se:
"I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka lehtėsuar pėr tė varfėrit qė kanė hurma tė thata, t'i shkėmbejnė ato me hurma tė njoma duke i pėrcaktuar me mendje ata qė kanė pėrvojė."Muteffikunal alejhi
Shkaku qė i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shkėmbimi i hurmave tė njoma me tė thata ėshtė tė njomat nėse thahen, atėherė pakėsohen:
Seid bin ebi Uekkasi (radiallahu anhu) thotė: U pyet i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) pėr shkėmbimin e hurmave tė njoma me tė thata dhe ai tha: "A pakėsohen tė njomat nėse thahen?" Thanė: Po. "Atėherė ndaloi nga kjo gjė."Ebu Daud, Ibėn Maxheh, Tirmidhi, Nesai (Sahih).
Do vazhdoj mesimi inshaAll-llah(Me lejen e All-llahut subhanehu we teAla) me temen:MARREVESHJA NE KULTIVIMIN E TOKES
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|