Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-04-09, 18:45   #376
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Qeveria dhe ICO nisin dialogun me serbėt

Me ndihmėn e shefit tė ICO-sė, Pieter Faith, zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės kanė zhvilluar tė premten njė takim me pėrfaqėsuesit e komunitetit serb, ku u bisedua pėr zgjidhjen e problemeve tė rrymės, dokumentacionit e tė tjera.


Qėllimi i kėtij dialogu - ku kanė marrė pjesė shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, si dhe ministra tė kabinetit qeveritar - thuhet se ėshtė integrimi i pakicės serbe, pėr faktin se pjesa dėrmuese e kėtij komuniteti vazhdon tė jetojė mbi bazat e organizimit paralel kundruall institucioneve vendore.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi tha se qėllimi i dialogut ėshtė qė serbėt tė integrohen dhe ta ndjejnė vetėn pjesė tė shoqėrisė dhe institucioneve tė Kosovės.

Ndėrkohė, Rangjel Nojkiq, njė pėrfaqėsues i serbėve tė Kosovės, theksoi se bisedimet ndėrmjet serbėve dhe institucioneve tė Kosovės ende po mbahen nėn dyer tė mbyllura dhe me modelimin e shefit tė ICO-sė, Pieter Feith. Ai tha se tė gjitha problemet edhe ashtu duhet tė zgjidhen pėrmes dialogut dhe pret qė njė formė e tillė tė vazhdojė deri nė gjetjen e zgjidhjeve tė pranueshme.

Kohėt e fundit, serbėt kanė protestuar nė disa raste nė lidhje me ndėrprerjen e rrymės, e cila u ishte shkyēur atyre pėr shkak tė mospagesės me vite. Po ashtu, ata nuk i pranojnė dokumentet e Republikės sė Kosovės dhe as tabelat e regjistrimit tė makinave.

Tė gjitha kėto probleme, bashkė me ato qė ndėrlidhen me shėndetėsinė dhe arsimin nėpėr komuna, pritet tė vazhdojnė tė shtrohen nė dialogun tashmė tė filluar, deri nė gjetjen e zgjidhjeve me tė cilat do tė pajtoheshin edhe institucionet e Kosovės, por edhe pėrfaqėsuesit serbė. /Radio Evropa e Lirė/
Telegrafi


Diaspora kursen 2.3 miliardė €, nė Kosovė sjell 470 milionė


Nė njė studim tė prezantuar vlerėsohet se kursimet e diasporės kosovare pėr vitin 2008, sillen mbi 2.3 miliardė euro, kurse dėrgesat e tyre janė rreth 470 milionė euro, shuma kėto qė konsiderohen si mundėsi potenciale pėr investime.


Hulumtimi ėshtė pjesė e projektit “Devinpro” nga “Nexus” dhe Qendra pėr studime ekonomike e sociale e Tiranės, ndėrsa studimi bazohet nė rreth 715 anketa me emigrantė dhe 800 anketa me familjet e emigrantėve nga Gjermania, Zvicra, Austria, Anglia, Italia dhe SHBA.

Po ashtu, referuar studimit vėrehet se 50.5% e emigrantėve dėshirojnė tė kthehen nė Kosovė, pas njė afati kohor dhe pjesa mė e madhe e tyre dėshirojnė tė investojnė nė ekonominė kosovare, kryesisht nė prodhimtari, nė bujqėsi, nė ndėrtime dhe shėrbime etj.
Telegrafi


Krasniqi: Sekretaria Koordinuese e Qeverisė ka hartuar vendimin pėr Ēollakun

Nė pėrpjekje pėr tė arsyetuar mėnyrėn e emėrimit dhe pagėn retroaktive tė Bekim Ēollakut si Shef tė Stafit tė kryeministrit, zėdhėnėsi i qeverisė, Memli Krasniqi, brenda njė prononcimi bie ndesh disa herė me fjalėt qė thotė. Fillimisht, pėr tė ėshtė krejt nė rregull qė emėrimi i Ēollakut ėshtė bėrė duke iu referuar Kushtetutės pa hyrė nė fuqi. Thotė se njėjtė ėshtė vepruar edhe nė shumė raste tė tjera, nė Qeveri e nė Kuvend. Krasniqi pohon se emėrimi i Ēollakut ka ardhur nga njė vendim i bėrė gati nga Sekretaria Koordinuese e Zyrės sė Sekretarit tė Pėrhershėm, qė ėshtė staf civil. Mirėpo ai qė e ka miratuar pėrfundimisht kėtė vendim, ėshtė vetė kryeministri Hashim Thaēi, i cili edhe e ka nėnshkruar atė, duke iu referuar kompetencave tė tij nė Kushtetutė pėr ta marrė vendime politike. Kohavision merr vesh se vendimi ėshtė pėrpiluar nga njerėzit politikė tė Thaēit, e ai pastaj e ka nėnshkruar. Zyra ligjore nuk ėshtė konsultuar fare pėr njė vendim tė tillė. Sidoqoftė, pozita e Shefit tė Stafit, qė e bėn Ēollakun numėr dy nė Qeverinė e Kosovės, mbi vetė ministrat, ėshtė gjė e re e kėsaj qeverie. Krasniqi thotė se ka qenė ide e USAID-it qė e ka ndihmuar me kėtė projekt. Pozita e Shefit tė Stafit nuk figuron nė asnjė organogram tė qeverisė, dhe nė faqen e Kryeministrit, Ēollaku figuron si kėshilltar politik. As nė draftin e projekt-ligjit tė ri tė qeverisė nuk ka asnjė referencė pėr kėtė post.
KTV


Edhe njė vendim tjetėr i publikuar me shumė bujė nga kryeministri Thaēi nuk respektohet nga vartėsit e tij

Dhjetėra zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės preferojnė tė udhėtojnė vetė ēdo mėngjes nga shtėpia nė vendin e punės me veturė zyrtare, pasi qė janė nisur nga shtėpitė e tyre me automjetet qė kanė pasur tė parkuara aty. Edhe pse njė gjė e tillė ndalohet me vendimin 04/3 tė Qeverisė sė Kosovės pėr pėrdorimin e veturave zyrtare, punonjėsit e administratės nuk e kanė problem t’i mbajnė veturat nė shtėpitė e tyre. Nė pikėn 2 tė vendimit thuhet se vetėm kryeministri, zėvendėskryeministrat, ministrat, zėvendėsministrat, sekretari i pėrhershėm dhe shefi i i kabinetit tė kryeministrit do tė kenė nė pėrdorim 24 orė automjetet zyrtare pėr qėllime zyrtare, pėr tė vazhduar me njė nen mė poshtė: I cili thotė se Automjetet tė pėrdoren edhe nga zyrtarėt e tjerė gjatė orarit tė punės pėr nevoja zyrtare me fletė udhėtime. Por, mos respektimi i kėtij vendimi ka rezultuar me vjedhjen e tri veturave zyrtare, njė nė Ministrinė e Komuniteteve dhe Kthimit, njė nė e Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe njė nė Ministrinė e Shėrbimeve Publike. Zėdhėnėsja e Ministrisė, Majlinda Hulaj, e pranon vjedhjen e veturės nė kėtė ministri. Po ashtu, KTV ka konfirmuar nga zyrtarė nė ministritė pėrkatėse edhe humbjen e veturave zyrtare nė pronėsi tė Ministrisė sė Brendshme dhe asaj tė Kthimit I pyetur tė komentojė mosrespektimin e rregulloreve, zėdhėnėsi i qeverisė, Memli Krasniqi, ka paralajmėruar ndėshkimin e atyre qė kanė lejuar tė shkelen vendimet e qeverisė. Zėdhėnėsi i policisė, Arbėr Beka, duke konfirmuar rastet e lajmėruara pėr humbjen e veturave zyrtare, thotė se ato trajtohen si ēdo veturė tjetėr qė raportohet si e vjedhur. Orari i punės pėrfundon nė orės 16, dhe disa zyrtarė pa shoferė kthehen nė shtėpitė e tyre po me vetura zyrtare
KTV
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante