Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Preteni: 113 zyrtarė dyshohen pėr korrupsion gjatė vitit 2008
Fenomeni i korrupsionit ėshtė prezent nė tė dyja nivelet e pushtetit, si dhe nė vet gjyqėsorin i cili ėshtė i obliguar qė ta luftojė kėtė dukuri, ka thėnė sot drejtori i Agjencisė Kundėr Korrupsionit, Hasan Preteni, me rastin e publikimit tė raportit pėr vitin 2008. Sipas Pretenit rastet e raportuara do tė duhej tė adresoheshin tani nga sistemi i drejtėsisė.
Asnjė institucion nuk mund tė mburret qė Agjencia kundėr korrupsionit nuk ka pranuar informata pėr korrupsion, tha drejtori i kėsaj agjencie, Hasan Preteni, sot nė njė takim me gazetarė. Ai tha se ky fenomen ėshtė prezent nė tė dyja nivelet e pushtetit, si dhe nė vet gjyqėsorin i cili ėshtė i obliguar qė ta luftojė kėtė dukuri. Ky fenomen ėshtė i trashėguar dhe ėshtė prezent aty ku ka para publike, nga 53 informatat e dorėzuara nė prokurori pėr vitin 2008 dyshohen 113 zyrtarė.
Sipas, tij natyra korruptive mė e theksuar ėshtė marrja e ryshfetit, nėnshkrimi i kontratave tė dėmshme, pėrdorimi i autoritetit pėr kryerje tė veprimeve tė paligjshme ndėrsa si mė e theksuara mbetet procesi i tenderimit.
Preteni, nuk e bėri publike vlerėn e pėrgjithshme tė dėmit qė i ėshtė shkaktuar Kosovės me 146 informatat e pranuara, 53 prej tė cilave i janė pėrcjellur prokurorit pėrkatės.
Nga 53 informatat e pėrcjella nė prokurori kėtė vit, pėr shkak tė natyrės e lėndėve tė trajtuara ka qenė e vėshtirė tiu pėrcaktohet vlera, thotė me keqardhje z. Preteni. Vitin e kaluar kemi tentuar qė atyre 47 informatave tia pėrcaktojmė vlerėn, mirėpo pėr kėtė vit ka shumė veprime korruptive ku vlera materiale kishte me qenė shumė vėshtirė tė pėrcaktohet. Ėshtė puna e favorizimeve, transaksionet e tokave, vlerat janė tė ndryshme, po fundi i fundit mbetet qė gjyqėsori me aktivitetet e veta, me vendimet e veta tė vendosė a ėshtė veprim korruptiv apo jo, thotė Preteni.
Nė informatat e pėrcjella nė prokurori dyshohet niveli mė i lartė i ministrisė pėrkatėse, thotė Preteni, edhe pse ata nuk janė nėnshkrues tė tenderėve.
Parimisht, ne e pėrcjellim hierarkinė dhe nė ēdo ministri nėqoftėse njė aktivitet pretendohet se ėshtė kryer me veprime korruptive, nė informatat tona qė i pėrcjellim nė prokurori ėshtė niveli mė i lartė i asaj ministrie edhe pse nė dokumentacione, nė materialet tenderuese ata nuk janė tė nėnshkruar. Mirėpo, konform ligjit janė tė obliguar qė tė dinė pėr tė gjitha transaksionet, tė gjitha qarkullimet pėr mėnyrėn se si shpenzohet buxheti nėpėr ato institucione. Nė mesin e kėtyre 53 informatave janė diku tė atakuar 113 zyrtarė, sqaron z. Preteni.
Zyrtarėt e Agjencisė Kundėr Korrupsionit, bashkėpunimin me EULEX-in e vlerėsojnė si mundėsi tė luftimit tė kėtij fenomeni.
RTK
Qeveria kritikohet pėr mungesė tė manifestimit pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO
E gjithė Kosova ka festuar hyrjen e Shqipėrisė nė NATO tha sot zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės Memli Krasniqi, megjithėse ka pasur mjaft kritika pėr institucionet e vendit sa i pėrket organizimit tė ndonjė manifestim lidhur me kėtė. Ai tha se nuk kanė ndaluar asnjė parti apo institucion tjetėr tė organizojnė manifestime tė tilla. Ndėrkohė, shumė qytetarė thonė se mungesa e ndonjė manifestimi nė atė ditė ėshtė gabim qė nuk bėn tė pėrsėritet.
Ngjarja historike e hyrjes sė Shqipėrisė nė NATO ishte njė festė e madhe pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Institucionet e Kosovės dhe tė gjithė qytetarėt e saj kanė festuar me kėtė rast, tha zėdhėnėsi i qeverisė sė Kosovės, Memli Krasniqi, i cili shtoi se institucionet e Kosovės kanė uruar institucionet dhe qytetarėt e Shqipėrisė pėr hyrjen nė NATO.
Kritikave tė shumta pėr mos-organizim tė ndonjė manifestimi nga ana e institucioneve tona qeveritare, zėdhėnėsi Krasniqi, tha se askush nuk e ka ndaluar askėnd qė tė bėjė manifestime me rastin e kėsaj dite.
Askush nuk i ka ndaluar partitė opozitare qė tė organizojnė diēka vet, nėse me tė vėrtetė kanė pasur kaq shumė dėshirė tė organizojnė ndonjė manifestim. Kėshtu qė nėse ata realisht nuk kanė shprehur gatishmėrinė pėr tė organizuar njė manifestim, nuk ėshtė fer qė tė shfrytėzojnė situatėn pėr tė thėnė pse qeveria nuk ka organizuar diēka, ka thėnė Krasniqi.
Zėdhėnėsi i qeverisė, shtoi se nėse qeveria nuk ka pasur ndonjė organizim formal, askush tjetėr nuk e ka bėrė kėtė, kėshtu qė sipas tij, janė tė gjithė tė barabartė nė kėtė drejtim.
Ndėrkaq, kryetari i Bordit tė Klubit Euroatlantik, qė ėshtė hapur ditė mė parė, Agim Ēeku, mendon se ėshtė lėshuar ky rast pėr kėtė ngjarje historike pėr Shqipėrinė dhe tė gjithė shqiptarėt. Sipas tij, ky mund tė jetė edhe qėndrim politik, qė siē tha ai, Kosova tė largohet pak nga identiteti kombėtar.
Gjėra tė tilla nuk pėrsėriten shpesh dhe mendoj qė ėshtė njė rast i humbur, njė rast shumė i mirė qė edhe nė tė dėshmojmė ta ndajmė gėzimin me Shqipėrinė. Uroj qė tė jetė nė pyetje papėrgjegjėsia, por kam frikė qė ėshtė pak edhe qėndrimi politik, qė Kosova tė largohet pak nga identiteti kombėtar, dhe kjo assesi nuk duhet tė ndodhė. Duhet sidomos nė kėtė kohė tranzicioni, ne duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm ta ruajmė identitetin tonė kombėtar, vlerat tona kombėtare, ti promovojmė ato, ka thėnė z. Ēeku.
Ndėrkohė, qytetarėt mendojnė se mos-manifestimi nga ana e Prishtinės pėr hyrjen e Shqipėrisė nė NATO, ėshtė njė mangėsi e institucioneve tona qeveritare.
Ėshtė kėnaqėsi qė Shqipėria pas shumė vjetėsh diku rreth 100 vjet ėshtė futur nė NATO. Kjo ėshtė njė shpėtim edhe pėr Kosovėn dhe gjithė rajonin ku banojnė shqiptarėt. Pėr institucionet tona qė nuk kanė pėrgatitur ėshtė njė mangėsi, ma sė miri e dinė ata. Pasi ata gjithmonė kanė qenė neve, na kanė pėrkrahė nė ēdo moment ēdo krizė edhe ne duhet kur ata argėtohen sė bashku tė argėtohemi edhe ne me ta, thotė njė qytetar.
Si mund tė ndodhė diēka nė Shqipėri e mos me qenė tė gėzuar edhe ne kosovarėt. Ne jemi njė komb dhe sa ėshtė e mirė pėr Shqipėrinė ėshtė edhe ma e mirė hyrja e Shqipėrisė nė NATO edhe pėr Kosovėn. Ndoshta festa mė e madhe ėshtė dashur tė jepet kėtu nė sheshin tonė se sa nė Tiranė. Unė mendoj se institucionet e Kosovės e kanė humbur rrugėn nė oborr, thotė qytetari tjetėr.
Mendoj sė ėshtė dashur meqė jemi njė komb duke pasur parasysh se Shqipėria nė ēdo manifestim tė Kosovės ka marrė pjesė me organizime nė Tiranė. Ndoshta mund tė them se neve na mungon njė traditė e organizimit tė manifestimeve, qoftė nga ana e Shqipėrisė qė e bėri ose nga ana e shqiptarėve tjerė si, Preshevė apo Maqedoni. Besoj qė herėve tė tjera nuk do tė lėshohet ky gabim, besoj qė do tė krijohet edhe tek nė njė traditė e manifestimeve tė festave shqiptare nė pėrgjithėsi, deklaron nė mikrofonin e Radio Kosovės njė qytetar i Prishtinės.
Megjithatė, edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve tona edhe qytetarėt e Kosovės, vlerėsojnė se hyrja e Shqipėrisė nė NATO ėshtė njė ngjarje historike jo vetėm pėr Shqipėrinė, por pėr tė shqiptarėt kudo qė janė, sepse sipas tyre, i gjithė rajoni bėhet pjesė e sigurisė globale.
Qytetarėt, mendojnė se tė gjitha festat shqiptare janė festa tė tė gjithė shqiptarėve nė rajon e mė gjerė, dhe duhet ti shėnojnė ato kudo qė ndodhen.
RTK
Vlerėsohet e qetė gjendja e sigurisė nė Mitrovicė
Pėrgatitjet pėr fillimin e rindėrtimit tė njė numri tė shtėpive nė Kroin e Vitakut janė nė fazėn e fundit dhe deri kah mesi i muajit do tė fillohet me punė. Kėshtu tha sot kryetari Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, duke pohuar se Nuk mund tė mbetemi peng i politikės sė tė kaluarės. Kthimi i tė zhvendosurve nuk ka tė bėj asgjė me politikė.
Pėrfaqėsuesit e strukturave politike dhe ato tė sigurisė, vlerėsuan sot se java e fundit nė Mitrovicė, ka qenė e qetė dhe pa ndonjė incident serioz qė do tė reflektohej nė gjendjen e pėrgjithshme tė sigurisė.
Nė kėtė takim Bajram Rexhepi, pėrmendi njė letėr qė ėshtė duke qarkulluar nė veri, ku njė kėshill organizativ i banorėve serbė tė lagjes Kroi i Vitakut, tė cilėn ata e quajnė Bėrxhani, bėjnė thirrje qė tė pengohet rindėrtimi nė atė lokalitet.
Qė ėshtė njė provokim dhe gjėra tė tilla janė tė pritshme, meqė shumė herė politikanė dhe liderė serbė nė Beograd dhe nė Kosovė kanė paralajmėruar haptas njė politikė destruktive, tha Rexhepi.
Kėto lloj letrash nuk duhet tė injorohen krejtėsisht, mirėpo as nuk duhet tu jepet rėndėsi e madhe, meqė strukturat paralele serbe nė veri janė duke provuar tė gjitha mjetet me qėllim tė destabilizimit tė situatės, tha Rexhepi.
RTK
|