Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Hajnat dėmtojnė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Shipol, tė Mitrovicės
Persona tė pandėrgjegjshėm e tė paidentifikuar deri tash, kanė dėmtuar nė mėnyrė vandale varrezat e dėshmorėve tė kombit nė Shipol, ka njoftuar drejtori i Drejtorisė pėr Shėrbime Publike dhe Infrastrukturė tė Kuvendit tė Komunės, Rasim Veseli.
Ai duke e dėnuar ashpėr kėtė vepėr tė personave keqbėrės, ka sqaruar se janė dėmtuar kubėzat nė hapėsirat e varrezave, nė njė gjatėsi prej rreth 40 metrash, pėr tė vjedhur mė pastaj nga aty kabllon elektrike qė ishte e shtrirė nėn kubėza, po nė kėtė gjatėsi.
Duke pas parasysh se keqbėrėsit pamėshirshėm po i dėmtojnė kėto varreza nė mėnyrė tė vazhdueshme, duke vjedhur rrethojėn metalike dhe sė fundi edhe kabllon elektrike dhe me qėllim tė parandalimit tė kėsaj dukurie tė shėmtuar, drejtori Veseli njoftoi se e ka angazhuar Kompaninė Loti qė tė mėnjanojė pėrkohėsisht, pėrkatėsisht ti ruaj varrezat gjatė 24 orėve, derisa ky problem tė zgjidhet pėrfundimisht.
Veseli bėri tė ditur po ashtu se ėshtė shpallur tenderi pėr asfaltimin e dy korsive tė rrugės kryesore dhe rregullimin e trotuareve nė tė dyja anėt e rrugės, qė do tė kushtojė rreth 110 mijė euro, ndėrsa qė po gjatė kėtij viti do tė rregullohet edhe ndriēimi i varrezave, projekt ky qė do tė kushtojė rreth 50 mijė euro. Tė gjitha kėto mjete janė siguruar nga buxheti i komunės, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės pėr informim tė KK Mitrovicė.
RTK
UNMIK-u paralajmėron konflikte nė veri
Zyrtarė tė UNMIK-ut nė Mitrovicė kanė tėrhequr vėrejtjen pėr mundėsinė e konfrontimeve dhe fillimit tė dhunės ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, shkruan "Koha Ditore".
Banorėt serbė tė lokacionit Kroi i Vitakut, vitin e kaluar kanė kundėrshtuar rindėrtimin e shtėpive tė shqiptarėve, me ērast asnjė banor shqiptar nuk ėshtė kthyer aty qė nga koha e luftės. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesi rajonal i UNMIK-ut nė Mitrovicė, ka deklaruar se UNMIK-u po mundohet tė arrijė njė marrėveshje tė pranueshme pėr tė dyja palėt.
Nėse kjo nuk arrihet, kam frikė se do tė ketė konfrontime nė kėtė pjesė tė Mitrovicės, dhe atėherė ėshtė e mundur qė nė atė konfrontim tė ndėrhyjė policia, EULEX-i, madje edhe KFOR-i, ka thėnė pėrfaqėsuesi rajonal i UNMIK-ut nė Mitrovicė.
Telegrafi
Qeveria Thaēi e korruptuar, sikur qeveritė e mėhershme
Qeveria e Hashim Thaēit ka trashėguar traditėn e korrupsionit nga qeveritė e kaluara. Raporti vjetor i Agjencisė Kosovare kundėr Korrupsionit, flet pėr shkallė tė ndryshme korrupsioni nė tė gjitha institucionet, nė krye tė tė cilave qėndron Qeveria e Kosovės. Nė raport thuhet se natyra e korrupsionit ėshtė e larmishme qė nga marrja e ryshfetit, nėnshkrimi i kontratave tė dėmshme, pėrdorimi autoritetit pėr kryerje tė veprimeve tė paligjshme, etj.. Vlera e pėrgjithshme e rasteve tė dyshuara pėr korrupsion ėshtė 3 milion e 600 mijė euro.
KTV
Kosovė, Haradinaj akuzon Thaēin pėr nepotizėm. Reagon zėdhėnėsi i qeverisė
Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi ka vendosur nė pozita tė ndryshme njerėz tė besueshėm tė tij, madje edhe familjarė. Kėshtu shprehet kryetari AAK-sė Ramush Haradinaj duke pėrmendur si shembull pėr kėtė emėrimin e Gani Thaēit, vėllait tė kryeministėr nė pozitėn e koordinatorit pėr polisa nė Bordin e Kompanive tė Sigurimit. Qeveria ka reaguar duke thėnė se emėrimi ėshtė bėrė nga vetė bordi i kėtyre kompanive.
Nė rast se e shihni me prokurim veē e veē si nė kompanitė publike qoftė nė ministri, do ti gjeni njerėzit e grupit tė korruptuar tė tipit SHIK dhe tė tipit tė njerėzve tė besuar tė kryeministrit. Shembulli i fundit i vendosjes sė vėllait tė kryeministrit, z. Gani Thaēi nė bordin e kompanive tė sigurimeve, nė sektorin e polisave, si koordinator, ėshtė dėshmia mė e mirė se ēka po i ndodh vendit tha Haradinaj.
Ky ėshtė njė frustrim i radhės i z. Haradinaj dhe neve na vjen keq qė ai ende vazhdon me akuza qesharake dhe tė pabaza. Mund tė themi se atributet e tij inkriminuese ai nuk mund tia mveshė tjetėrkujt. z. Gani Thaēi ka punuar pėr vite tė tėra nė Asociacionin e Kompanive tė Sigurimeve, nuk ėshtė qė nga tash. Ai ka njė pėrvojė tė gjatė dhe aty ėshtė emėruar nga vetė kompanitė e sigurimeve. Qeveria e Kosovės nuk ka kurrfarė relacioni nė kėtė drejtim tha zėdhėnėsi i Qeverisė Memli Krasniqi.
Haradinaj ka kritikuar mėnyrėn se si kryeministri Thaēi ka emėruar shefin e tij tė kabinetit, Bekim Ēollakun duke i dhėnė atij njė pagė prej 1100 euro, ndėrsa zėdhėnėsi Krasniqi tha se pozita e shefit tė kabinetit ėshtė marrė nga pėrvojat amerikane dhe evropiane tė qeverisjes.
ALSAT
Thaēi suspendon tre zyrtarė
Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi ka marrė vendim pėr suspendimin e dy zyrtarėve tė Qeverisė dhe njė tė policisė, tė cilėt dyshohet se kanė kryer vepra korruptive. Kėto suspendime vinė vetėm disa orė pasi Agjencia Antikorrupsion publikoi raportin ku pėrmenden shumė afera korruptive tė zyrtarėve tė Qeverisė dhe tė ndėrmarrjeve publike.
Thaci nė njė konferencė pėr shtyp, nuk ka dashur t`i pėrmend emrat e tė suspenduarėve, por tha se ėshtė duke pritur nga ministrit pėrkatėse marrjen e masave tė kėrkuara.
Pa dashur tė paragjykoj fajėsinė apo pafajėsinė si Kryeministėr, pak minuta mė parė kam urdhėruar ministrat pėrkatės qė nė pėrputhje me kompetencat e tyre tė bėjė suspendimin. Kėtė hap e ndėrmarr pėr zhvillimin e proceseve hetimore, pa ndėrhyrje politike, tha ai, nė njė konferencė pėr gazetarė, pas mbledhjes sė jashtėzakonshme tė Qeverisė.
Gazeta expres
Tre Ministra, pa Ministri
Projektligji qė pėrcakton organizimin dhe funksionimin e Qeverisė, do tė sjellė risi nė ekzekutivin kosovar. I mundėson Kryeministrit tė emėrojė deri nė tre Ministra pa portofol. Konsultimet janė ende tė hapura. Hajredin Kuēi thotė se Ministrat pa portofol mund tė mbulojnė tri ēėshtje me rėndėsi: Zbatimin e Planit Ahtisaari, Veriun e Kosovės dhe proceset integruese nė NATO dhe BE.
Projektligji pėr Qeverinė e Republikės sė Kosovės, qė pritet tė dėrgohet nė Parlament, pas mbledhjes sė radhės sė Kabinetit Qeveritar, i lejon Kryeministrit tė emėrojė deri nė tre Ministra pa portofol.
Kjo sjell njė risi nė ekzekutivin kosovar.
Nė Nenin 19 tė kėtij Projektligji, thuhet se Ministrat pa portofol janė anėtarėt e Qeverisė tė cilėt udhėheqin fusha tė caktuara tė politikės qeveritare, tė identifikuara si prioritete, pa qenė nė krye tė njė portofoli klasik ministror. Ata vendosen pranė Kryeministrit dhe asistohen nga struktura tė cilat i takojnė Qeverisė.
Ministra pa portofol ka ose ka pasur nė Qeveri tė shteteve tė ndryshme tė botės, pėrfshirė shtetet tė Ballkanit.
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi thotė se kjo ėshtė njė mundėsi juridike qė i jepet jo vetėm Qeverisė aktuale, por edhe qeverive tė ardhshme.
Ligji bėhet pėr afat tė gjatė, e jo vetėm pėr kėtė kohė.
Sipas tij, edhe kur tė hyjė nė fuqi ky ligj, nuk do tė thotė se ėshtė obligim i Qeverisė qė patjetėr tė ketė edhe Ministra pa portofol nė pėrbėrjen e saj.
Megjithėkėtė, Kuēi shprehet se Qeveria Thaēi do tė shfrytėzonte kėtė mundėsi, ndonėse kjo ēėshtje ende ėshtė e hapur.
Zėvendėskryeministri pėrmend tri fusha tė cilat do tė mund tė mbuloheshin Ministrat pa Ministri.
Momentalisht nuk e kemi menduar saktėsisht, por me siguri do ta shfrytėzojmė, pėr shembull, pėr ēėshtje tė implementimit tė Dokumentit tė Presidentit Ahtisaari. Mund jetė pjesa e Veriut tė Kosovės, njė prej fushave tė interesimit, ose proceset integruese qoftė nė NATO apo nė Unionin Europian, ka thėnė Kuēi, duke shtuar se tė gjitha kėto janė vetėm supozime sepse nuk ka paraprakisht duhet tė merret vendim.
Nė momentin kur tė hyjė nė fuqi ligji, Kryeministri ka tė drejtė tė emėrojė Ministra pa portofol me procedurė tė njėjtė sikurse emėrimi i ministrave klasik.
Nė Nenin 3 tė Projektligjit thuhet se Ministėr pa portofol mund tė jetė edhe ndonjėri nga Zėvendėskryeministrat.
Ministri pa portofol mund tė emėrojė deri nė dy kėshilltarė politikė, pėrkatėsisht tre kėshilltarė mė pak se njė ministėr klasik.
Qeveria aktuale ka 17 ministra. Tetė nga radhėt e PDKsė, gjashtė nga LDK dhe tre nga komunitetet pakicė.
Zėvendėskryeministri Kuēi thotė se pėr ēdo vendim pėr shtimin e dikastereve tė reja nė Qeveri do tė ketė konsultime me partnerėt e koalicionit, por nė veēanti me LDKnė.
Projektligji qė pėrcakton organizimin dhe funksionimin e Qeverisė, mėnyrėn e punės dhe procedurat e vendimmarrjes, bashkėpunimin mes Qeverisė dhe institucioneve tjera tė pėrcaktuara me Kushtetutė, ėshtė ende nė fazėn e konsultimeve.
Ėshtė bėrė njė draft, jo krejt final, ngase ka nevojė pėr konsultime edhe vendore, por nė veēanti pėr konsultime me praktikat e mira ndėrkombėtare, ka thėnė Kuēi, pėr Express, tė dielėn.
Ai thotė se Ligji jep njė mundėsi pėr njė ndarje tė plotė nė mes tė shėrbyesve civilė, por edhe administratės publike dhe ekzekutivit tė vendit.
Ka pasur dilema pėr Ligjin pėr Qeverinė, por ajo qė garantojmė, qė ėshtė filozofi e Qeverisė, e Kryeministrit dhe gjithė tė tjerėve, ėshtė njė ndarje e qartė nė mes tė tė emėruarve politikė dhe shėrbyesve civilė. Me kėtė Ligj nuk do tė preket kjo vijė, por pėrkundrazi do tė forcohet, ka thėnė Zėvendėskryeministri Kuēi.
Kur tė hyjė nė fuqi ky Projektligj, do tė shfuqizonte dispozitat kundėrthėnėse tė ndonjė ligji tjetėr apo rregulloret e UNMIKut qė aktualisht rregullojnė punėn e ekzekutivit tė Kosovės.
Gazeta expres
|