Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-09, 17:24   #380
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Vdes nė Dubai ish-komandant Baci

Njėri nga organizatorėt e UĒK-sė, jo vetėm nė komunėn e Ferizajt, por nė nivel tė Kosovės, Shaban Viēa, 53-vjeēar, i njohur me nofkėn Baci, ka ndėrruar jetė nė Dubai tė Emirateve tė Bashkuara, ku kishte shkuar pėr ta vizituar vėllanė.

Baci, jo vetėm qė ishte njėri nga pjesėtarėt e parė tė UĒK-sė, por ishte edhe pjesėmarrės i tri luftėrave. Ai kishte luftuar edhe nė Luginė tė Preshevės e nė Maqedoni.

Shtėpia e tij nė fshatin Greme tė komunės sė Ferizajt ishte baza e parė e UĒK-sė, pėr ēka edhe forcat serbe e patėn djegur. Baca nė luftė jo vetėm qė kishte pėrkrah qė nga fillimi vajzėn e tij Linditėn, por edhe gjithė familja e tij ishte e angazhuar nė forma tė ndryshme.

Shaban Viēa-Baci asnjėherė nuk ėshtė angazhuar nė ndonjė parti politike.

Angazhimin e vet e kishte pėrkufizuar pėr komb dhe atdhe, duke i qėndruar konsekuent kėtij parimi, ndaj edhe ishte shumė i respektuar nga tė gjithė. Tė martėn nė zyrat e veteranėve tė luftės sė UĒK-sė nė Ferizaj, kanė ardhur pėr ngushėllime njerėz nga anė tė ndryshme tė Kosovės, tė cilėt pastaj kanė shkuar drejtpėrsėdrejti pėr t’i shpreh ngushėllime familjes Viēaj nė Greme.

“Ėshtė humbje shumė e madhe jo vetėm pėr shoqatėn tonė, por edhe pėr Kosovėn. Baca ishte nga themeluesit e UĒK-sė. Shtėpia e tij ishte bazė e jona, ndėrsa familjarėt e tij krah i fortė nė mbėshtetjen e luftės sė UĒK-sė”, tha pėr Express nėnkryetari i kėsaj shoqate, Nehat Mustafa- Mali.

Ende nuk dihet se kur do tė sillet nė atdhe trupi i pajetė i Shaban Viēės, ndėrsa kjo do tė varet nga procedurat qė kėrkohen pėr raste tė tilla.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė