Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-04-09, 02:01   #32
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: Pse nuk pate Festė nė Kosovė??

Kur Tirana kremton dhe Prishtina hesht


Adnan Abrashi


Ceremoniali formal i pranimit tė Republikės sė Shqipėrisė si anėtare e barabartė e aleancės mė tė fuqishme ushtarake mė botė – NATO, pa dyshim se ėshtė njė ngjarje tejet e rėndėsishme, jo vetėm pėr Shqipėrinė si shet, por edhe pėr gjithė kombin shqiptar nė pėrgjithėsi, e posaēėrisht pėr Republikėn e Kosovės fqinje, nė veēanti.

Tirana kėtė ngjarje e festoi me dinjitet dhe eufori tė arsyeshme gjithėpopullore, ndėrsa Prishtina pushoi. Edhe pėrpos kritikave tė shumta mbase me vend qė kohėn e fundit bėhen pėr mosorganizimin e njė ceremonie zyrtare tė kremtimit tė kėsaj ngjarjeje historike nga institucionet shtetėrore nė Prishtinė, mua aspak nuk mė bėri tė dyshoj se: sikur Fatmiri Sejdiu, ashtu edhe Hashim Thaēi, nuk iu janė gėzuar kėsaj ngjarjeje. Por, ky lėshim nė pėrgjithėsi i institucioneve tė Kosovės, mė tepėr duhet tė merret si: pakujdesi, mangėsi tė iniciativės sė tyre, mungesė e veprimit tė shpejtė dhe shkathtėsisė nė nuhatjen e kėrkesave tė momentit, si dhe koordinimi i reagimit nė mėnyrė tė duhur ndaj kėtyre situatave…

Me pak kreativitet tė ikjes nga ky moment i palakmueshėm, ashtu siē bėri edhe vetė Hashim Thaēi nė njė deklaratė, si dhe me kalimin e kohės, patjetėr se edhe ky lėshim do tė harrohet. “Ēdo ēudi zgjat tre ditė” – thotė populli. Por sado qė kėto dhe shumė kritika tjera tė bėra ndaj institucioneve tona zgjasin “tre ditė” dhe mė pas harrohen, ato nė prapavijėn e tyre tė veprimit ndikojnė heshtazi qė tė mbushet edhe mė shumė kupa e durimit ndaj politikės qė aktualisht ėshtė nė pushtet.

Edhe pse pėr mendjet tona mund tė janė mjaft tė mirėkuptueshme deklarimet qė ata na i bėjnė si arsyetime pėr disa dėshtime tė tyre, a thua e dinė kėta politikanė tanė se, njeriu gjatė formimit tė bindjes vetjake pėr njė situatė tė caktuar, nuk e pėrdor vetėm logjikėn si funksion mental, por edhe fuqinė e INTUITĖS si instrument tė pagabueshėm regjistrues tė shpirtit?!

Kur kjo mendje individuale shprehet dhe pėrfaqėsohet nė grup, atėherė kemi tė bėjmė me veprimin e “mendjes kolektive”. Po ashtu, ngjashėm do ta kemi edhe me intuitėn individuale, e cila njėsoj kur shprehet dhe pėrfaqėsohet nė grup, vepron si “intuitė kolektive”. Pra, gjatė gjykimit tė njė situate tė caktuar (formimi i bindjeve), ne paralelisht pėrdorim, sikur logjikėn e mendjes, ashtu edhe fuqinė e intuitės. Edhe tek shumėsi si kolektivitet, ky raport ėshtė i ngjashėm. Prandaj, patjetėr duhet ta dimė tė gjithė, e posaēėrisht elita jonė politike nė pushtet se shumė nga arsyetimet e tyre pėr disa dėshtime sado logjike tė kuptuara nga mendja, nuk rroken gjithmonė njėjtė sipas kritereve vlerėsuese tė intuitės sonė.

Derisa, aty pėr aty, mėndja vlerėson logjikisht dhe e mbėshtet justifikimin konkret mu ashtu sikurse thuhet, intuita nė anėn tjetėr, e filtron edhe mė thellė atė informatė, duke na dėrguar sinjale kontradiktore pėr atė situatė nė formė tė ndjenjave nė vetėdijen tonė. Ta zėmė, derisa mendja si koshiencė i jep vetes kuraje: “hajt se do tė bėhet mirė, s’ėshtė kjo gjė... unė i besoj Hashimit…etj.”, nga anėn tjetėr intuita, na dėrgon sinjale kontradiktore dhe tė dyshimta. Ta zėmė, vlerėsimi i mendjes sonė pėr diēka si lėshim, atė intuita na sinjalizon si “dobėsi” ; zvarritjen e masave, si “mosinteresim”; mungesėn e reagimit tė shpejtė, si “negilishencė”; mosekzistimit tė sensit pėr nuhatjen e kėrkesa tė kohės dhe reagimin e shpejtė ndaj atyre situatave nė mėnyrė tė duhur, si “paaftėsi”…

Me kėtė metodikė specifike tė vlerėsimit tė parashtruar si mė lartė pėr institucionet tona nė pushtet, aspak nuk e kam qėllimin ta inkurajojė opozitėn, e cila nė emėr tė interesave tė veta politike, gjithnjė ėshtė e programuar tė sheh vetėm zi e mė zi pėr pozitėn, e as pėr pesimistėt ordinar tė dėshpėruar nga jeta tė cilėt kurrė nuk shohin mirė, por:
- Pėr njeriun e zakonshėm si shumicė qė dominon nė shoqėri;
- Pėr atė pjesė nga 40 pėrqindėshi i tė zhgėnjyerve qė kanė dale nė zgjedhjet e fundit dhe kanė votuar pėr kėta pushtetarė, dhe
- Pėr 60 pėrqindėshin e atyre qė nuk kanė dalė nė kėto zgjedhje, me shpresė se do tė dalin dikur…

Nėse pėr fund, nė kontestin e tė temės nė trajtim, si metaforė e krahasojmė mendjen me institucionet tona shtetėrore, e intuitėn me popullin, atėherė, edhe pse mendja i kishte arsyet e veta pėr mosorganizim e njė ceremonie gjithėpopullore festuese tė kremtimit tė hyrjes sė Shqipėrisė nė NATO, populli si intuitė (zėri i organizuar i shpirtit kolektiv) e bėri atė nė mėnyrė tė vetė. Atė ditė, ishte vėrtet festė nė Kosovė! Insertet e lajmeve nga ky ceremonial formal nė TV, nė ēdo familje kosovare u pėrcollėn me lot gėzimi. Atė ditė, kudo nė lokale dhe kafeteri cakėrroheshin gotat e dollisė. Atė ditė, “gėzuar Shqipėria nė NATO”, qe urata mė e dėgjuar. Atė ditė, vetėm unė mora dhjetėra mesazhe urimi nė celularin tim. Edhe pse, siē thuhet, syri se sheh syrin pėrtej hundės, atė ditė zemra e pa zemrėn pėrtej malit...

Sot dhe pėrgjithmonė, gėzuar Shqipėrinė nė NATO tė gjithė shqiptarėve kudo qė tė jenė!
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė