Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
7 ministra nuk deklarojnė pasurinė
Numri i zyrtarėve tė lartė tė cilėt kanė pasur pėr obligim tė deklarojnė pasurinė e tyre nė vitin 2009 ka qenė 800, ku nga ky numėr 619 apo 78.8% e tyre e kanė deklaruar pasurinė, ndėrsa 173 ėshtė numri i zyrtarėve qė nuk e kanė deklaruar pasurinė, 8 tė tjerė janė zyrtarė tė lartė tė liruar nga detyra qė kanė ushtruar dhe nuk bartin detyrim pėr deklarimin e pasurisė.
Afati ligjor pėr deklarimin e pasurisė nga zyrtarėt e lartė tė institucioneve publike tė Republikės sė Kosovės i paraparė me Ligjin kundėr Korrupsionit (LKK) ka pėrfunduar mė 31 mars 2009.
"Nė mesin e zyrtarėve tė cilėt e kanė deklaruar pasurinė janė edhe liderėt kryesorė tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės si: Presidenti i Republikės, kryeministri, kryetari i Kuvendit, dy zv/kryeministrat. Ndėrsa nga niveli i ministrave pasurinė e tyre e kanė deklaruar dhjetė ministra nga 17 sa pėrbėjnė Qeverinė e Republikės sė Kosovės", thuhet ne komunikaten e Agjencisė Kundėr Korrupsionit.
Para fillimit tė marsit janė shpėrndarė formularėt e deklarimit tė pasurive ndėrsa, zyrtarėt e Agjensionit kanė mbajtur trajnime me personat qė ishin pikė kontaktuese nė mes tė AKK-sė dhe institucionit pėrkatės (njė nga tė gjitha institucionet publike) nė mėnyrė qė ata ta kenė mė tė lehtė mbushjen e formularėve.
Telegrafi
Pagat: Sejdiu 2.873, Krasniqi 2.420, Thaēi 1.442 euro
Njė vendim i qeverisė pėr rritjen e pagave 10 % tė punėtorėve tė administratės publike, sipas njė pėrllogaritjeje tė bėrė nga televizioni Kohavision, ka shkuar edhe nė favor tė krerėve tė lartė politikė.
Nga vendimi i 23 janarit kanė pėrfituar tė gjithė tė paguarit nga buxheti i Kosovės, me disa pėrjashtime. Kėshtu, pagat u janė rritur edhe kryeministrit e ministrave tė qeverisė.
Nė kėtė mėnyrė, paga e kryeministrit Hashim Thaēi nga 1.312 euro ka shkuar nė 1.442. Ministrat qė e kishin pagėn 1.150 euro tashmė e kanė 1.265 euro.
Rroga i ėshtė rritur edhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, qė i ka shkuar nga 2.200 euro nė 2.420 euro, ndėrsa pagat u janė rritur edhe deputetėve, tė cilėt nė vend tė 980 eurove sa kanė marrė deri mė tash, do tė marrin 1.078 euro.
Pėr ta bėrė real ndryshimin, sipas kėtij televizioni, ėshtė pėrkujdesur edhe presidenti i Kosovės. Paga e presidentit Fatmir Sejdiu tashmė ka mbėrritur nė 2.873 euro, dhe ai vazhdon tė mbetet presidenti mė i paguar i rajonit.
Fatmir Sejdiu, president i Kosovės 2.873
Traian Basescu, president i Rumanisė 2.500
Bamir Topi, president i Shqipėrisė 2.100
Boris Tadiq, president i Serbisė 1.900
George Ivanov, president i Maqedonisė 1.200
Ministri i Shėrbimeve Publike, Arsim Bajrami, thotė se ėshtė nė pėrfundim ligji pėr pagat e zyrtarėve tė lartė politikė, qė do ta ndalė praktikėn e caktimit tė rrogave nga vetė institucionet.
Pagat e zyrtarėve tė lartė janė bėrė shpesh objekt diskutimi publik. Presidenti Sejdiu propozoi qė ta ketė rrogėn prej 3100 eurosh vitin e kaluar, por u tėrhoq pas presionit medial. Ligji pėr presidentin thotė se ai duhet ta ketė pagėn mė tė lartė se kryeparlamentari Krasniqi pėr sė paku 25%, gjė qė nuk ndodh aktualisht.
Telegrafi
Kosova braktisė mbledhjen e CEFTA-s
Delegacioni i Kosovės ka braktisur takimin e CEFTA-s qė po mbahet nė Podgoricė tė Malit tė Zi. Shkak janė bėrė autoritetet malazeze tė cilat nuk kanė pranuar qė tė heqin mbishkrimin e UNMIK-ut dhe nė vend tė tij tė vendoset emri i Kosovės.
Nė takimin e CEFTA-s, merrte pjesė njė delegacion i Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural , tė MTI dhe tė Doganave nė Kosovė.
Takimi kishte pėr qėllim rishikimin e politikave tregtare bujqėsore, duke pėrfshirė edhe masat mbrojtėse, subvencionet nė eksport si dhe kėmbimi i informatave pėr tregtinė e produkteve bujqėsore.
Takimi ishte i nivelit tė nėn-komitetit pėr bujqėsi dhe masa sanitare e fitosanitare.
Kosova gjatė kėtij viti ka patur probleme me CEFTA pėr shkak se dy vende Serbia dhe Bosnja kanė bllokuar eksportet e vendit tonė pėr shkak tė vulės sė Republikės sė Kosovės, ndėrsa i pranojnė vetėm me ato tė UNMIK-ut.
Ministri malazez Branimir Gvozdenoviē, nė cilėsinė e kryesuesit tė sekretarit tė CEFTA-s, pati deklaruar dhe mė herėt se Kosova nė kėtė asociacion nuk mund tė prezantohet pa UNMIK-un dhe nuk ka arsye qė tė debatohet pėr bllokadėn e mallrave kosovare nga Serbi e Bosnja.
Marrveshja CEFTA ėshtė nėnshkruar dhe pranuar nga tė gjitha vendet e Europės Juglindore dhe parashef shkėmbimin e mallrave pa norma doganore. Ajo ka zėvendėsuar marrveshjet biletarale pėr tregėti tė lirė qė kanė ekzistuar mes kėtyre shteteve.
Telegrafi
QKUK-ja hedh poshtė kėrkesėn e kryeministrit Thaēi dhe tė MSH-sė pėr shkarkimin e mjekut Ilir Tolaj
Ministri Alush Gashi i ėshtė bindur urdhrit tė shefit tė tij, kryeministrit Hashim Thaēi, pėr tė kėrkuar shkarkimin e disa zyrtarėve, por jo edhe drejtori i QKUK-sė, Jusuf Ulaj. Ky i fundit pasi ka shqyrtuar me kujdes kėrkesėn e Ministrisė sė Shėndetėsisė, ka vendosur tė injorojė thirrjet pėr shkarkimin e ish- sekretarit tė pėrhershėm tė kėsaj ministre, Ilir Tolaj, nga pozita e mjekut nė QKUK. Drejtori Ulaj thotė se Ministria nuk ka ofruar kurrfarė faktesh se Ilir Tolaj ka shkelur ligjin nė klinikėn ku punon, ndėrsa QKUK-ja nuk mund tė pėrzihet nė atė ēfarė ka bėrė Tolaj nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Madje Ulaj ėshtė shprehur i befasuar me mėnyrėn e komunikimit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė me QKUK-nė. Ai ka shpjeguar se nė e mailin e tij ka arritur dje njė komunikatė pėr media, ku flitet pėr suspendimin e dy zyrtarėve tashmė tė suspenduar. Ndėrsa pak mė vonė, njė email tjetėr i Ministrisė sė Shėndetėsisė ka arritur nė postėn elektronike tė drejtorit tė QKUK-sė. Nė tė thuhet : Po ju pėrcjell urdhrin e Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės pėr zbatim tė datės 6 prill 2009, pėr pezullim tė zyrtarėve tė mėposhtėm. Megjithatė, ministri Alush Gashi nuk ka dashur tė komentojė mwnyrwn e komunikimit tw vendimeve, duke u shprehur i bindur se urdhri i kryeministrit do tė zbatohet. Por nė letėrkėmbimin e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe QKUK-sė ėshtė konfirmuar emri i Haxhi Kamberit si ushtrues detyre i sekretarit tė pėrhershėm. KTV-ja ka mėsuar se Kamberi ėshtė baxhanaku i Afrim Sylejmanit, ish-sekretar i pėrhershėm i shkarkuar ditė mė parė nga kryeministri Thaēi. Ministri Alush Gashi duke emėruar Kamberin nė kėtė detyrė ka injoruar vendimin e kryeministrit qė pėr sekretarė tė pėrhershėm tė emėrojė vartėsin e parė mė tė ulėt pas sekretarit tė pėrhershėm ose kryeshefit ekzekutiv. Kamberi deri para pak kohėsh ka qenė drejtor i spitalit nė Gjakovė. Ndėrsa, tri ditė pas suspendimit nga Ministria e Shėrbimeve Publike, ish-menaxheri i Prokurorimit, Hysni Krasniqi, i ka quajtur tė pavėrteta akuzat. Ai ka paralajmėruar padi ndaj Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit. Krasniqi dyshohet pėr keqpėrdorime nė tri lėndė: atė tė renovimit tė objektit tė Rilindjes, pėr mbikėqyrjen e punėve tė Rilindjes dhe Lėnda pėr studimin e fizibilitetit pėr kompleksin qeveritar. Ndėrmarrja e vendimit tė kryeministrit Hashim Thaēi pėr suspendime ka ardhur pas publikimit tė raportit tė Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit, kur pėrmenden 53 raste korruptimi dhe 113 zyrtarė tė pėrfshirė.
KTV
AKK-ja, kėrkon nga Komisioni parlamentar pėr transport sqarimin e pozicionit tė deputetit Zef Morina
Teksa po vazhdon zgjerimi i autostradės Prishtinė - Pejė, kėrkohet sqarimi i pozicionit tė njėrit prej kontraktuesve tė tij. Ish-ministri i Transportit, deputeti i Kuvendit, Zef Morina, me firmėn Arjak, ku ėshtė bashkėpronar, po pėrkujdeset pėr zgjerimin e njė pjese tė kėsaj autostrade. Nė tė njėjtėn kohė ai udhėheq Grupin punues pėr monitorimin e zbatimit tė Ligjit pėr Rrugėt, nė kuadėr tė Komisionit pėr transport e telekomunikacion. Pėr kėtė fakt ka alarmuar Agjencia Kundėrkorrupsion, e cila i ka kėrkuar Morinės tė sqarojė pozicionin e tij nėpėrmjet njė shkrese zyrtare. Agjencia vlerėson se ka konflikt interesi nė kėtė rast. Shefja e Komisionit, Myzejene Selmani, e cila e ka marrė shkresėn dje, ka thėnė se gjėja mė e mirė ėshtė qė Morina tė largohet nga ky komision. Vetė ish-ministri, tash deputeti Morina, thotė se i ėshtė pėrgjigjur Agjencisė Kundėrkorrupsion, ku tregon se nuk ka asnjė konflikt interesi pėr ti mbajtur kėto dy pozicione. Ai thotė se nuk do ta kishte problem tė largohet nga komisioni, pasi nuk e vlerėson aspak privilegj. As ministri i Transportit, Fatmir Limaj, nuk sheh asnjė konflikt interesi. Ai thotė se Komisioni nuk ka kompetenca pėr tė monitoruar cilėsinė e rrugėve qė po shtrohen. Morina e ka udhėhequr kėtė grup punues para se firma e tij tė fitonte tenderin nga Ministria e Transportit.
KTV
Thaēi kategorizon ministrat nė shumė aktivė, aktivė dhe ministra qė duhet tė jenė mė aktivė
Kryeministri Hashim Thaēi edhe nė mbledhjen e rregullt tė Qeverisė ka kategorizuar ministrat nė tri kategori pėr angazhimin e tyre nė punė. Sipas tij, nė qeverinė e tij ka ministra qė janė shumė aktivė, ka ministra qė janė aktivė dhe ka ministra qė duhet tė jenė mė aktivė. Ndėrsa, sa i pėrket rasteve tė aferave korruptive tė paraqitura nga Agjencia Kosovare Kundėr Korrupsionit, Thaēi ka thėnė se gjithēka tani ėshtė nė duart e drejtėsisė, e cila e ka mbėshtetjen e plotė tė ekzekutivit. Unė, as Qeveria qė drejtoj nuk prejudikojmė rastet apo individėt, por respektojmė verdiktin e drejtėsisė. Do tė vazhdojmė tė jemi tė pakompromis nė luftimin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar, ka deklaruar kryeministri Thaēi.
KTV
|