Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-04-09, 18:26   #42
Qorri
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 295
Qorri i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Pse nuk pate Festė nė Kosovė??

Festa nuk ka rendesi ne kete rast .Kur akoma ne jemi ne germadhen e dhembjes per viktimat shqiptare qe jane te zhdukura kudo neper Serbi.Rendesi ka qe Shqiperia eshte futur ne Nato.Por nje eshte e sigurte se integriteti territorial i Shqiperise nuk eshte i garantuar sa do te mendonte dikush ne kete rast .Investimet nuk do te derdhen sic do te mendonte dikush pse Shqiperia hyri ne Nato sepse ato nuk i garanton Nato ato i garanton;qeveria shqiptare,populli shqiptar dhe jo organizatat politike ushtarake.



Hyrja e Shqiperise ne Nato eshte nje avantazh politik per shqiptaret edhe pse shume vone. Per hyrjen e Shqiperise ne Nato kane kontribuar Turqia,Greqia si fqinje,parafqinje dhe SHBA.Por nje duhet ta kemi te qarte se nese Serbia futet ne nato para Kosove atehere te jemi te sigurte se Kosova do te mbetet si gozhda ne mes hudhres dhe cekanit.Vetem atehere do te mund ta vleresojme shtetin Ame se cfare mbeshtetje mund t'i ofroje Kosoves. Edhe pse Shqiperia eshte ne Nato kjo nuk do te thote qe Kosova menjehere neser do te futet aty.Kjo nuk varet nga Shqiperia. Ne Nato mund te futet Serbia shume me heret se Kosova qe athere do te kemi nje epilog te ri te zhvillimeve te paparashikuara.


Hyrja e Shqiperise ne Nato do te ishte e nje rendesie te veqante nese shqiperia do pranohej qe ne vitet e 90-ta dhe sigurisht qeshtja e Kosoves do te ishte zgjedhur jo nga projektet e Atisarave qe vendlindje kane Rusine,por do te zgjidhej taman sic do e kerkonte nevoja kombetare e shqiptareve e jo sic u konvenon pazareve te politikave ditore te atyre qe deri dje e perqafonin serbine per krimet dhe masakrat anembane Kosoves, Bosnjes,Kroacise etj.Andaj edhe futja e Serbise para kosoves ne Nato do te ofroje Shqiperine dhe Serbine dhe atehere do te shohim se si do te reagonte Sheti Ame.


Zgjedhja me e mire per Shqiperine do te ishte nese Kosova bashke me shqiperine do te ishin antare me te drejta te plota ne Nato qe diten kur hyri Shqiperia dhe ashtu do te zgjidhej ceshtja shqiptare per gjithenje.Dhe Serbia ishte e detyruar te mbetej sepaku edhe 20 vite jashte paktit te Natos dhe ne kete menyre do te pranonte te hiqte dore njehere e mire nga shantazhet dhe fushata kunder Kosoves dhe pavaresise se saj.


Me nderime

Qorri
Qorri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė