Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Serbėt kosovarė dhe Beogradi me akuza tė ndėrsjella pėr tradhti
Kėshilli i komunave serbo- kosovare, ka akuzuar ministren e drejtėsisė sė Qeverisė sė Serbisė pėr tradhti tė interesave serbe pėr shkak tė presioneve ndaj gjykatėsve serbė nė Mitrovicė, qė tė pėrfshihen nė gjykatėn e Republikės sė vetėshpallur tė Kosovės.
Nė anėn tjetėr, Qeveria serbe ka hedhur poshtė kėto akuza, duke pohuar se janė pikėrisht ato qė rrezikojnė interesat e komunitetit serb nė Kosovė.
Nė Prishtinė nuk ka informacione publike se pėr ēfarė procesi saktėsisht bėhet fjalė. (agjencitė)
RTK
10.400 euro ėshtė shumė e parave qė ka marrė presidenti Sejdiu, retroaktivisht pėr 8 muaj
Retroaktiviteti i pagave duket tė jetė model konstant dhe praktikė nė institucionet e Kosovės. Kohavisioni ka zbuluar dokumentin me tė cilin presidenti Fatmir Sejdiu e ka dyfishuar pagėn dhe e ka kėrkuar marrjen e saj retroaktivisht pėr 8 muaj. Mė 14 gusht tė vitit 2006 sekretari i Zyrės sė Presidentit, Mujė Ukaj, i ka kėrkuar ministrit tė atėhershėm tė Ekonomisė dhe tė Financave, Haki Shatri, kėrkesėn pėr aprovimin e shtesės pėr presidentin Sejdiu. Nė arsyetim thuhet se Presidentit i duhet rritur paga dyfish pėr shkak tė angazhimit, mbingarkesės dhe pėrgjegjėsive tė veēanta qė ka. Kėrkohej shtesa prej 1300 eurosh dhe me aq sa kishte i bėhej rroga nė 2600. Pėr mė tepėr kėrkesa pėr shtesė qė u bė nė gusht kėrkohej tė aplikohej qė prej 1 janarit tė vitit 2006. Nė kėtė kohė president legjitim i Kosovės ishte ende Ibrahim Rugova, pasi qė ishte ende gjallė. Aprovimi i Shatrit ndodhi mė 30 gusht. Ish-ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Haki Shatri, e konfirmon pėr Kohavisionin vendimin e marrė, duke thėnė se ishte politikė e qeverisė qė tė motivoheshin pėr punė zyrtarėt e lartė publikė. Kohavisioni ka kontaktuar edhe zėdhėnėsin e presidentit, Xhavit Beqiri, i cili ka thėnė se vendimi i 2006-s ka qenė legjitim. Megjithatė, ai nuk ėshtė pėrgjigjur pėr punėn e retroaktivitetit. Nėse mblidhen shtesat qė Sejdiu ka marrė pėr 8 muaj, pas miratimit tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, del qė Presidenti Fatmir Sejdiu i ka marrė 10.400 euro pėrnjėherė retroaktivisht. Presidenti i parė i Kosovės, Ibrahim Rugova, ka marrė rreth 1300 euro pagė mujore. Tė tillė e ka trashėguar edhe Presidenti Sejdiu, por ka vendosur ta evoluojė atė me kohė, duke e dyfishuar nė 2612 euro, dhe tash sė fundi me rritjen prej 10 % e ka ēuar nė 2873 euro. Meqė paga e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ėshtė 2420 euro, po tė praktikohej diferenca qė Presidenti duhet ta ketė prej 25 %, paga e tė parit tė Republikės do tė shkonte nė 3025 euro.
KTV
Kėshilltarėt e presidentit Sejdiu shkojnė nė futboll me vetura zyrtare
Ditėn e pushimit pėr nder tė shėnimit tė njėvjetorit tė miratimit tė kushtetutės sė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi kanė vendosur tė pushojnė njėmend. Ata madje kanė preferuar t i lėnė makinat e tyre nė oborret e presidencės e kryeministrisė, edhe pse kanė tė drejtė t i pėrdorin 24 orė nė ditė. Por, kėtė hap tė krerėve tė lartė shtetėrorė nuk e kanė ndjekur vartėsit e tyre. Parkingjet e kryeministrisė, presidencės e nė veēanti tė Kuvendit tė Kosovės kanė qenė pothuajse tė boshatisura ditėn e pushimit tė institucioneve. Praktika e shfrytėzimit tė veturave zyrtare edhe jashtė orarit tė punės tashmė ėshtė bėrė model nė institucione. Dy kėshilltarėt e presidentit Fatmir Sejdiu, Xhavit Beqiri dhe Korab Sejdiu, kanė preferuar ti shfrytėzojnė veturat edhe kur shkojnė tė luajnė futboll. Makina me targat 000-KS-028, nė shfrytėzim tė Beqirit dhe Sejdiut, ėshtė fotografuar pranė njė fushe futbolli nė periferi tė Prishtinės. Por, kėshilltari Beqiri i ka thėnė KTV-sė nėpėrmjet telefonit se kanė tė drejtė t i pėrdorin veturat pėr punė zyrtare, pa shpjeguar nėse loja e futbollit ka qenė nė agjendėn e punės sė tyre atė ditė. Por, makina e Presidencės e kapur afėr fushės sė futbollit tė martėn ėshtė gjendur sot nė parkingun e Presidencės. KTV-ja ka raportuar javėn e shkuar pėr shkeljen e vendimit 04/3 pėr pėrdorimin e veturave nga zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės.
KTV
Paga mė tė ulta pėr deputetėt serbė pėr shkak tė krizės
Rrogat e deputetėve nė Serbi do tė ulen pėr shkak tė krizės ekonomike, ndėrsa do t'u hiqen edhe tė gjitha mėditjet dhe bonueset.
Kjo ėshtė njė pjesė e masave qeveritare pėr kursim, tė cilat mbrėmė i paralajmėroi ministri serb i Ekonomisė Mllagjan Dinkiq.
"Do tė ulen rrogat e kryetarit tė shtetit, deputetėve, nė Bankėn Qendrore, nė Odėn Ekonomike dhe nė tė gjitha ndėrmarrjet publike, si nė nivel qendror ashtu edhe nė atė lokal", deklaroi ministri Dinkiq.
Ai theksoi se tė gjitha bonuset do tė jenė absolutisht tė ndaluara sivjet.
"Lidhur me mėditjet e deputetėve, mbajtėm takim dhe vendosėm tė vazhdojmė me pezullimin e tyre derisa ėshtė kriza", theksoi Dinkiq.
Telegrafi
Pėrderisa shtetet tjera e nė kėtė rast serbia vendosin ti ulin pagat pėr shkak tė krizės ekonomike qė ka kapluar thuajse gjithė botėn, politikuajt e Kosovės i rrisin pagat e tyre pėr 10%.
Kėta mendojn vetėm pėr gjepin e tyre, kurse qfar ndodh me popull nuk ju intereson fare.
Deri kur kėshtu?
Podgorica arsyeton skandalin me delegacionin kosovar
Autoritetet malazeze arsyetuan tė premten faktin pse Kosova nė takimin e CEFTA-s qė u mbajt gjatė dy ditėve tė kaluara nė Podgoricė pėrfaqėsohej nėpėrmjet UNMIK-ut, gjė qė shkaktoi braktisjen e takimit nga ana e pėrfaqėsuesve tė qeverisė sė Kosovės.
Pėrfaqėsuesi i Ministrisė pėr zhvillim ekonomik tė Qeverisė sė Malit tė Zi, Goran Scepanovic, tha se takimi i nėn-komitetit tė CEFTA-s ėshtė mbajtur konform marrėveshjes nė fuqi.
Ne i kemi propozuar delegacionit tė Kosovės tė kandidojė propozimin qė nė kėtė pjesė tė ndėrrohet marrėveshja, e mė pastaj tė shohim a do tė pranohet nga tė pranishmit. Deri atėherė, ne edhe tė gjithė ata qė e pėrfaqėsojnė marrėveshjen, janė tė detyruar ta zbatojnė atė dokument, ashtu siē ėshtė, pa marrė parasysh e pėlqen dikush apo jo, thotė Scepanovic.
Ai shton se i kemi sqaruar delegacionit tė Kosovės se Mali i Zi zbaton marrėveshjet, sikur tė gjithė protokollet tjera ndėrkombėtare, derisa nuk ndodh ndryshimi i tyre, duke shtuar se arsyetimin e Malit tė Zi,si kryesues e kanė pranuar tė gjithė pėrfaqėsuesit e vendeve tė tjera.
Marrėveshjen, pėrveē Malit tė Zi, e ka nėnshkruar Bosnjė e Hercegovina, Kroacia, Shqipėria, Maqedonia, Moldavia, Serbia dhe UNMIK- nė emėr tė Kosovės.
Scepanovic sqaron se pas pėrfundimit tė takimit, edhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut ka thėnė se ėshtė i habitur me reagimin e delegacionit tė Kosovės.
Njė delegacion i Ministrisė sė Bujqėsisė, braktisi punimit e nėnkomitetit tė CEFTA-s, i cili ishte mbledhur pėr tė biseduar rreth bujqėsisė nė Podgoricė. Nė kohėn kur Kosova ėshtė pėrfshirė nė kėtė marrėveshje, shkaku i mungesės sė statusit politik, ėshtė pėrfaqėsuar nga UNMIK-u. (KosovaLive)
Gazeta expres
Kuvendit tė Kosovės, s`i intereson Trusti
Kuvendi i Kosovės pėr tė satėn herė ėshtė duke mos pranuar ta fusė nė rend dite ēėshtjen e Trustit Pensional tė Kosovės, i cili ėshtė duke i humbur kursimet e kosovarėve. Kėtė institucion Kuvendi dhe partitė nė pushtet e kanė lėnė pa bord qė nėntė muaj.
Humbjet e mėdha tė kursimeve pensionale tė qytetarėve tė Kosovės nuk po i interesojnė aspak Kuvendit tė Kosovės. Deputetėt dhe drejtuesit e Trustit Pensional tė Kosovės tash sa kohė po kėrkojnė qė ta fusin nė rend dite ēėshtjen e kėtij institucioni dhe humbjeve qė po i shkakton ai. Tė paktėn si Kuvend tė nisė edhe emėrimin e anėtarėve tė bordit. Por, asnjėherė Kuvendi s`e ka marrė seriozisht kėtė punė.
Para tri ditėsh njė grup i deputetėve prej 11 vetėsh kanė dėrguar edhe njė herė kėrkesė kryesisė sė Kuvendit pėr ta futur nė rend dite diskutimin pėr krizėn qė e ka rrok Trustin.
Kėrkesat pėr kėtė ēėshtje i ka bėrė kryesisht deputeti Driton Tali, i cili e ka adresuar edhe kėrkesėn e fundit. Kėsaj here iu kanė bashkuar edhe 11 deputetė tjerė.
Arsyeja pse ata kėrkojnė tė zhvillohet njė seancė pėr kėtė institucion ėshtė se nė Trust po shkaktohen humbje tė mėdha buxhetore dhe humbje nė kursimet e kosovarėve.
Duke u nisur nga fakti se Fondi Pensional i TKPK ėshtė pronė e kontribuuesve kosovarė dhe se gjendja nė kėtė institucion ėshtė e ndjerė dhe tregon parregullsi bashkė me jo transparencė, kėrkojmė qė nė seancėn e radhės tė jetė njė pikė e rendit tė ditės pėr debat situata me Trustin Pensional, thuhet nė kėrkesėn e deputetėve drejtuar kryesisė sė Kuvendit.
Kėsaj kėrkese nė krye me deputetin Tali iu kanė bashkuar edhe Naim Rrustemaj nga PDK`ja, Gani Geci LDK, Naser Rugova LDD, Ahmet Isufi AAK, Shkumbin Demalija AKR, Myzejene Selmani AKR, Emrush Xhemajli LPK, Ali Lajqi LDK, Arsim Rexhepi LDK, Adem Hajdaraj LDK dhe Gani Buēinca nga PDK`ja.
Tė gjithė kėta deputetė thonė se nė bazė tė nenit 23.2 tė Rregullores sė Punės sė Kuvendit kanė tė drejtė tė propozojnė dhe duhet qė tė futet nė rend dite.Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė gazetėn Express.
Gazeta expres
|