GJAKOVA NĖ SHTRATIN E PROKRUSTIT SERB
MR.KADRUSH RADOGOS
NĖPĖR RRATHĖT E FERRIT SERB
VEPĖR ME KARAKTER DĖSHMUES DHE VLERA
TĖ SHUMĖFISHTA E TĖ PAMOHUESHME
Vepra e autorit Mr. Kadrush Radogoshi Nėpėr rrathėt e ferrit serb ka pėrmbajtje dėshmuese burimore pėr frikėn, trishtimin dhe tmerrin e qytetarėve shqiptarė tė Gjakovės, tė pėrjetuar nė pranverėn e vitit 1999, tė shkaktuar nga paramilitarėt, ushtarėt dhe policėt serbė. Nga pėrmbajtja e kėtillė njihet dhe kuptohet vuajtja dhe qėndresa e shqiptarėve tė paarmatosur tė Gjakovės dhe tė rrethinės sė saj, nė njėrėn anė dhe, njihet e kuptohet urrejtja, armiqėsia dhe energjia e pashterrur e njėsiteve serbe pėr tė shkatėrruar dhe asgjėsuar banesa, shtėpi, dyqane, rrugė, lagje e fshatra tė shqiptarėve, nė anėn tjetėr. Egėrsia e sjelljeve tė tyre, barbaria shtazarake ndaj mjedisit homogjen shqiptar, qysh ishte dhe ėshtė Gjakova e rrethina e saj, u manifestua nė rend tė parė ndaj qytetarėve tė kėtij mjedisi. Qytetarėt e kėtij mjedisi u dėbuan, u burgosėn, u rrahėn, u plagosėn, u vranė dhe kufomat e disa prej tė vrarėve u dogjėn, kurse tė shumė tė tjerėve u zhvarrosėn dhe nuk do tė dihet ndoshta kurrė, vendi ku u hudhėn nė lumej tė thellė e tė rrėmbyeshėm tė Serbisė apo ku u dogjėn. Epshi i pangopur i njėsiteve serbe ndaj mjediseve shqiptare, posaēėrisht ndaj mjedisit tė Gjakovės u njoh pikėrisht nė sjelljet egėrsinore ndaj shqiptarėve tė kėtij mjedisi tė tė dy gjinive, tė tė gjitha moshave dhe tė tė gjitha profesioneve. U plagosėn, u vranė dhe u masakruan fėmijė, tė rinj, gra, burra e pleq. U plaēkit, u dogj dhe u asgjėsua prona e tyre me qėllim tė ērrėnjosjes sė gjithė asaj, qė ėshtė shqiptare. Dėbimi masiv i shqiptarėve tė Gjakovės e tė rrethinės sė saj dhe asgjėsimi i gjithė pronės sė patundshme dhe tė tundshme tė kėtyre qytetarėve u projektua me qėllim tė krijimit tė tė gjitha kushteve pėr moskthyerje tė pėrhershme tė tyre nė vendin e tė parėve tė vet. Epshi i ulėt i njėsiteve serbe bėri qė Rrafshi i Dukagjinit, para sė gjithash Gjakova e rrethina e saj, tė bėhet vendi mė i dėmtuar nė Evropėn e fundshekullit njėzet. Nė kėtė pikėpamje, pėrmbajtja e kėsaj vepre, i bėn lexuesit e saj njohės tė thellėsisė epshore tė gjakpirjes njerėzore njė gjysmė shekulli pas miratimit tė Deklaratės Universale mbi tė Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Kombeve tė Bashkuara. Epshi i ulėt i barbarisė u njoh nga dėbimi, djegia, dhunimi i femrave tė moshės fėmijėrore dhe tė moshės madhore, vrasja e masakrimi i tė pafajshėmve, zhdukja e qytetarėve dhe shndėrrimi i tyre nė qytetarė tė pagjetur. Por, ky epsh u dallua edhe nė fjalorin jonjerėzor tė shumė qytetarėve serbė vendas, qė u shėrbenin njėsiteve paramilitare serbe dhe i tė tjerėve, pėr tė cilėt shqiptarėt ishin qej besnikė, kurse nga gjuha shqipe njihnin vetėm fjalėt: nxjerrni paratė, markat, arin (pėr stoli tė femrave), ju vrasim, ju rrahim.
Pėrballė njė tė keqeje kaq tė madhe Autori i kėsaj vepre ka pohuar se kėtė vepėr e ka shkruar, sikurse thot ai jo pėr tė shkaktuar urrejtje, por pėr tė kėrkuar drejtėsi. Humanizmi i tij meriton respekt tė veēantė dhe ky humanizėm e respekt bėhet aq mė i lartė e kuptimplotė, kur dijmė se autori i kėsaj vepre Mr. Kadrush Radogoshi edhe vet ka qenė i burgosur dhe i maltretuar nė vitin 1981 dhe nė vitin 1989 sė bashku me 237 intelektualė shqiptarė tė Kosovės.
Nė kėtė vepėr zbulohen dhe vėrtetohen edhe disa realitete; njėri ndėr realitet e kėtilla ėshtė se shumė nga mizoritė e pėrmendura prej Vlladan Vllajkoviqit i ka dalluar nė sekretin ushtarak tė Serbisė. Pohimi i V. Vllajkoviqit Tmerr ėshtė tė jetohet nė Serbi
pohuesit i ka kushtuar shumė shtrenjtė.
Pjesa mė e rėndėsishme pėr nga karakteri dėshmues i kėsaj vepre i pėrket kaptinės Tė arrestuar nė shtėpi apo nė kolonat e gjata tė tė dėbuarve nga shtėpitė, tė torturuar nė mėnyrat mė makabre, tė plagosur e tė vrarė, tė akuzuar e tė dėnuar me 1632 vjet burg. Nė kėtė kaptinė, qė ka njė shtrirje mė tė gjerė nė gjithė vėllimin e veprės, bėhet fjalė pėr pėrjetimet e 155 shqiptarėve, tė cilėt e kanė pėrbėrė tė ashtuquajturin Grup i Gjakovės, tė arrestuar nė format mė makabre dhe tė vendosur nė fillim nė uzinė tė Nazmi Kurtit, nė bodrum tė Sali Nimanit e gjetiu, sepse nuk kishte vend pėr kėta qytetarė nė burgun zyrtar. Nė kėtė kaptinė autori ka mbarėshtruar tė dhėnat e secilit tė arrestuar. Por, pjesa mė cilėsore e pėrmbajtjes sė kėsaj kaptine i pėrket dėshmive tė shumė vetave nga kėta tė arrestuar, sidomos tė kujtimeve tė paraqitura nė formė ditari nga ana e tė arrestuarit tė vrarė nė burgun e Dubravės Ilir Damonaga, tė Afrim Cakės etj.
Ky grup i tė arrestuarve gjakovarė ishte njė grup heterogjen sepse pėrbėhej nga anėtarėt e moshave tė ndryshme, me pėrkatėsi tė ndryshme sociale, regjionale, me shkallė jo tė njėjtė arsimore dhe gjendje tė ndryshme shėndetėsore. Ky grup i tė arrestuarve i pėrjetoi tė kėqiat mė tė mėdha nė burgun e Dubravės, tė Lipjanit, tė Nishit, tė Pozharevcit dhe tė Mitrovicės sė Sremit. Meqė tė gjithė ishin tė arrestuar Pėr terrorizėm u dėnuan drastikisht; tė gjithė u dėnuan me mė shumė se 16 shekuj burg.
Autori vė nė spikamė shumė deklarata tė tė arrestuarve. Nga deklaratat e kėtilla dallohet shpirti i egėr dhe barbar i policėve dhe ushtarėve serbė. Nė kėtė paraqitje tė shkurtėr tė kėtyre deklaratave i paraqesin disa prej pikėpamjeve mė pikante: Kufiri nė mes tė jetės dhe vdekjes ishte zhdukur, Para ekzekutimit pėrshėndetet baba me djalė, vėllau me vėlla, shoku me shok, Thash me veti: Cigarja e fundit nė jetė, Nė pusetė ku ishim fshehur tė burgosurit hedhnin bomba e shumė tė tjera.
Pėrmbajtja e kėsaj vepre ėshtė e pėrcjellur me shumė fotografi, qė ilustrojnė mė gjallėrisht tmerrin e ferrit tė pėrjetuar. Vepra ka pėrmbajtjen mbaresore nė anglishte dhe nė frengjishte dhe kjo i jep vlerė tė posaēme pėrdoruese gjithė mundit fizik e mendor tė autorit.
Sikurse theksuam mė lartė, vepra ka karakter dėshmues dhe nė kėtė pikėpamje ka vlerė praktike pėrdoruese tė shumėfishtė. Por, vepra ka edhe vlera tė pamohueshme teorike. Besoj, shumė lexues kanė mundėsi, jo vetėm tė njihen me sjelljet makabre tė atyre, qė mbajnė adresė dhe dokumentacion tė njeriut, por edhe tė frymėzohen pėr kultivim tė sjelljeve humaniste, sikurse edhe pėr krijime letrare, filmike, kulturore etj.
Botimi i veprės Nėpėr rrathėt e ferrit serb e autorit Mr. Kadrush Radogoshi ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė.
Akademik Pajazit Nushi - Prishtinė, 20. 2. 2005
Mr. Kadrush Radogoshi (Parathėnie e librit ,,Nėpėr rrathėt e ferrit serb Brezi 81, 2005)