Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-04-09, 20:35   #3
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjakova Nė Shtratin E Prokrustit Serb

Atmosfera apokaliptike nė Gjakovė

Shkrimtari ynė Ismail Kadare shumė vjet mė parė ka shkruar njė poezi kushtuar Gjakovės me titull ”Atje larg, nė veri”. Nė kėtė poezi tė shkurtėr, materializohet artistikisht tėrė tragjika e kėtij qyteti (Atje nė veri/ atje larg nėn retė bojėhiri/ ndodhet njė qytet me njė emėr tė tmerrshėm, tė pėrgjakur/ shirat bien parreshtur mbi qytetin verior, Gjakovė. /Po, siē duket, nuk e lajnė dot gjakun nga fytyra e tij.). Poezia ėshtė shkruar shumė vite para se Gjakova tė pėrjetojė luftėn e fundit dhe pikėrisht periudhėn e bombardimeve tė NATO-s, por sikur ta ketė parandier periudhėn mė tė rėndė nė historinė e kėtij qyteti, periudhėn, kur ky qytet ishte para zhbėrjes sė tij nga makineria pushtuese serbe, e cila, qė natėn e parė tė bombardimeve, mė 24 mars 1999, krijoi njė atmosferė apokaliptike nė qytet. Gjakova menjėherė u vu nė Shtratin e Prokrustit (Damastit apo Polipomonit). Prokrusti ėshtė figurė mitologjike antike, simbol i hajdutit dhe kriminelit, i cili kishte konstruktuar njė shtrat tė hekurt nė tė cilin i vinte njerėzit e pafajshėm pėr t’i torturuar. Nėse njeriu ishte mė i shkurtė se shtrati i tij e zgjaste, ndėrsa, kur ishte mė i gjatė e shkurtonte, duke ia kėputur kėmbėt.
Mė 24 mars 1999 Prokrusti ishte shteti serb, i cili e vuri njė qytet nė shtratin e tij kriminal. Meqė qyteti i Gjakovės ishte mė i gjatė dhe mė i gjerė se Shtrati i Prokrustit serb, hajduti dhe krimineli bashkėkohor filloi tė kėput kėmbė, duar, koka njerėzore. Simbolika e Shtratit tė Prokrustit serb ėshtė e lehtė pėr t’u zbėrthyer. Prokrusti kishte konstruktuar Shtratin nė tė cilin i torturonte njerėzit e pafajshėm, ndėrsa shteti serb kishte bėrė programe tė vazhdueshme pėr zhdukjen e shqiptarėve, njė program i tillė filloi tė zbatohej me shpejtėsi nė tėrė Kosovėn, por nė Gjakovė zbatimi i tij ishte mė i tmerrshmi.
Rrėnjėt e simbolikės sė ”Shtratit tė Prokrustit” dhe vendosjes sė Gjakovės nė tė mund t’i gjejmė nė dėshmitė rrėnēethėse historike tė gazetarit Llav Trockit (mė vonė udhėheqės i lartė nė ish Bashkimin Sovjetik dhe i likuiduar nga Stalini), kur ishte korespondent i njė reviste ruse nė vitin 1912 gjatė pushtimit tė parė serb tė trojeve shqiptare. Krimet, masakrat, tmerret e ferrit tė dėshmuara nga Trocki u pėrsėritėn kushedi pėr tė satėn herė nė pranverėn e vitit 1999. Krimet serbe mbi shqiptarėt Trocki i quan ”mizori ferri dhe gjakpirėsi” ndėrsa vendbanimet shqiptare i sheh ”tė shndėrruara nė shtylla zjarri”. Nėnoficeri serb para Trockit e ”mbron nderin” ushtarak: ”ushtria e rregullt u pėrmbahet rreptėsisht rregullave dhe nuk i vret njerėzit mė tė ri se 12 vjeē” pėr tė shtuar mė tutje: ”Ata ia lėmė komitave (paramilitarėve K.R.), pėr ta nuk vlejnė rregullat”.
Nė natėn e 24-25 marsit 1999 filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe nė Kosovė e Serbi dhe po atė natė makineria serbe filloi vallen e saj makabre nė Gjakovė. Brenda njė nate u dogj e tėrė Ēarshia e Madhe. Gjuhėt e zjarrit tė dalura nga goja e piromanisė serbe e shndėrruan nė tym e hi mundin dhe djersėn qindravjeēare tė Gjakovės dhe iu kėrcnuan si njė pėrbindėsh mitologjik qiellit. Atė natė u vranė gjashtė qytetarė tė nderuar tė Gjakovės, nė mesin e tyre edhe kirurgu dhe humanisti i shquar Dr. Izet Hima.

__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė