Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-04-09, 10:10   #1
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Akuza pa fakte.

Akuza pa fakte
Njė ditė pas shkrimeve tė BBC-sė, nė tė cilat thuhet se ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės kanė pasur kamp-burgje ku janė torturuar, vrarė e rrėmbyer civilė, kanė reaguar krerėt e institucioneve tė Kosovės. Tė gjitha i quajnė akuza tė pabazuara nė fakte

Nga Nebih Maxhuni mė 11.04.2009 nė ora 8:50
Mė i ashpri ka qenė presidenti Fatmir Sejdiu, i cili ka reaguar duke thėnė se lufta e UĒK-sė ka qenė luftė e drejtė dhe luftė pėr ekzistencėn e qenies sonė.
“Ēdo gjė e paargumentuar duhet marrė jashtė reales. Unė e them mė sill faktet, atėherė del drejtėsia”, ka vlerėsuar presidenti i vendit.

Ai madje ka kritikuar Qeverinė e Serbisė duke thėnė se zyrtarėt e saj ende mbajnė nė gjirin e tyre kriminelėt e luftės.

Duke pohuar se institucionet e Kosovės synojnė integrimin nė NATO dhe nė BE, ai ka thėnė se Serbia ende nuk ėshtė liruar nga gjykimet e saj apo nga qasja e saj qė ėshtė e tejkaluar, qė ėshtė konfliktuoze dhe qė ka ambicie pėr tė mbajtur tensione dhe ambicie e ēmendur pėr tė qenė dirigjues i rrjedhave dhe zhvillimeve tė pėrgjithshme nė rajon.

“Qeveria serbe mban nė gjirin e saj kriminelė tė luftės dhe nuk i dorėzon. Dhe e them se s’ka qeveri serbe, si ajo e Milosheviqit, po ashtu edhe qeveritė e mėvonshme qė nuk e dinė se ku janė kriminelėt e luftės”, ėshtė kundėrpėrgjigjur ai .

Edhe Qeveria e Kosovės ka hedhur poshtė akuzat se UĒK-ja ka vrarė, rrėmbyer e maltretuar civilė serbė nė kamp-burgjet e saj.

Pėrderisa zyrtarė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės kanė reaguar duke hedhur poshtė akuzat, shefi i ELUEX, Yves de Kermabo gjatė vizitės sė tij nė Tiranė ka thėnė se misioni qė ai drejton ėshtė shumė i interesuar tė zbardhė tė vėrtetėn pėr “shtėpinė e verdhė” dhe akuzat qė ka bėrė ish kryeprokurorja Carla del Ponte.
Gjatė njė konference pėr shtyp nė Tiranė me ministrin e Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, Kermabon i ėshtė pėrgjigjur interesimit tė gazetarėve pėr kėtė ēėshtje.

“Jemi tė gatshėm pėr tė nxjerrė nė dritė tė vėrtetėn”, ka deklaruar Kermabon

Edhe shefi i drejtėsisė nė EULEX, Parduca, duke komentuar kėtė ēėshtje, qė ėshtė riaktualizuar pas njė dokumentari tė transmetuar nga BBC-ja, ka thėnė se do tė bėhet hetim vetėm nėse ekspertėt do tė binden nga faktet.
Mė herėt edhe Prokuroria e Pėrgjithshme e Shqipėrisė, nė njė deklaratė pėr media, ka hedhur poshtė si tė pabaza akuzat e ish- kryeprokurores Carla del Ponte pėr njė trafik organesh tė ushtarėve dhe civilėve serbė nė Kosovė dhe Shqipėri nė vitin 1999.

Xhavit Haliti, anėtar i kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, tė gjitha kėto shkrime nga mediat e huaja i cilėson njė propagandė e orkestruar nga Qeveria e Serbisė.

Sipas tij, Serbia ka kapacitet shumė tė fuqishėm propagandistik jo vetėm nė mediat e saj, por edhe ato botėrore, synimi i tė cilave ėshtė komprometimi i ēėshtjes sė Kosovės. Haliti thotė se kėto media disa herė kanė shkruar se si njerėzit nė Kosovė janė vrasės, kriminelė dhe qė Kosova ėshtė transit i drogės dhe i krimit tė organizuar e tė tjera. Krimet e kryera nė Kosovė mundohen t`i vishen luftės sė pastėr tė UĒK-sė.

“Tė gjitha krimet qė i kanė bėrė serbėt ia faturojnė UĒK-sė. Mendoj se edhe nga ana jonė mund tė ketė pasur gabime, por kapacitetet e pėrgjegjshmėrisė nė UĒK, nė rrethanat kur zinxhiri komandues dhe kontrolli politik ka qenė i kufizuar dhe duhet tė jetė parasysh se nuk ka mundur tė kontrollohet gjithēka, mund tė jetė bėrė ndonjė gabim, por assesi nuk mund tė krahasohen apo barazohen krimet, tė cilat i kanė bėrė ushtria dhe serbėt kundėr popullatės shqiptare”, thotė Haliti.
gazetaexpress.com


__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante