Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-04-09, 09:59   #23
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..

Korrupsioni dhe “show medial” i qeverisė



Sipas njė pėrkufizimi “qeveria e njė shteti ėshtė demokratike nė atė masė qė qeveria mė shumė kontrollohet nga pjesėtarėt e popullsisė, sesa qė u imponohet atyre”. Dhe nėse kėtė pėrkufizim e marrim si matės pėr Kosovėn, atėherė duhet thėnė hapur se ne nuk kemi qeveri demokratike, sepse ajo dėshiron mė ēdo kusht, vend e pavend dhe dashur e padashur, tė na imponohet mė veprimet e saja.

Nė mungesė tė rezultateve dhe prezantimit tė njė pune tė prekshme, qeveria e Kosovės kohėve tė fundit ka filluar tė bėjė “show-mediale”, nė pėrpjekje pėr tė na u imponuar se ėshtė duke bėrė diēka. Aty ku flet puna nuk ka nevojė pėr fjalė, ndėrsa kur mungon puna atėherė duhet tė flasėsh pėr t’u arsyetuar pėr mospunėn. Ėshtė thėnė disa herė, tani vetėm sa forcohen ato pohime, se qeveria e Kosovės mė shumė ėshtė duke u kujdesur pėr paraqitjet e saja televizive para qytetarėve, sesa qė ėshtė duke u angazhuar qė qytetarėt ta kuptojnė mosparaqitjen e sajė nė media.

Brenda dy jave u pėrballem me dy skena qesharake tė qeverisė: e para, shkarkimi i sekretarėve politikė tė emėruar po nga qeveria; e dyta, suspendimi i tė suspenduarve po nga qeveri. Pra, qeveria ka filluar tė bėjė eksperimente me “njerėzit e sajė”, duke ngarkuar e shkarkuar ata, e cila situatė ngjanė nė “Urėn e Rozafės”, qė ndėrtohej ditėn e prishej natėn. Pėr dallim nga “Ura e Rozafės” qė u ndėrtua, (kur u vendos nga ndėrtuesit e sajė qė tė sakrifikohet dikush pėr tė), shteti i Kosovės po hasė shumė pengesa, (tė cilat mė shumė se qė po na i venė dikush tjetėr, po ia vejmė vetės), duke mos u parė nė horizont vėniet e themeleve tė forta tė shtet-ndėrtimit.

Ky avaz nuk ėshtė tregues i mirė, qė dėshmon se Kosova do tė mund tė ndėrtohet si shtet i sė drejtės, shtet demokratik, i zhvilluar dhe qė tė ofron perspektivė, jo tė paktėn pa u sakrifikuar dikush. Nga “besatimi” i tė gjithėve pėr ta ndėrtuar njė Kosovė mbi parimet e lartcekura, duket se dikush nga ndėrtuesit e “Urės sė Rozafės” po “tradhton” shpresat e tė tjerėve se do tė ndėrtohet “ura”. Shoqėria jonė nuk duhet tė lejojė tė ndodhė kjo gjė, sepse mė lehtė ėshtė tė sakrifikohet njė njėri pėr ndėrtimin e “Urės” sesa “Ura” pėr dėshirėn dhe “show-et” e njė njeriu!

Shkarkimi i sekretarėve permanent nė disa ministri ka dy shpjegime, por qė tė dyja negative. Sė pari, kur qeveria i ka emėruar sekretarėt ka shkelur ligjin, sepse ata janė shėrbyes civil dhe emėrohen mbi bazėn e konkursit dhe profesionalizmit nga KELP-i dhe nuk mėrziten se cila parti vjen nė qeverisje. Sė dyti, qeveria edhe kur ka shkarkuar sekretarėt ka shkel ligjin, sepse po ashtu ėshtė KELP-i organi qė benė shkarkimin e tyre nga ato pozita, kur argumentohet se sekretarėt kanė shkel ligjet apo kanė dalė jashtė fushėveprimit tė tyre.

Por, duket se arsyeja pse ndodhin kėto lėvizje kanė tė bėjnė me dėshirat e kryeministri pėr tė dirigjuar direkt administratėn publike, ngase duke i pasur nėnkontroll sekretarėt, kryeministri tenton tė vendosė kontroll mbi punėsimin nė institucionet e Kosovės, dhe kjo ndodh pėr shkakun e vetėm, se ai nuk i beson as vetės, e tė mos flasim dikujt tjetėr. Kjo gjendje e dėrgon atė nė shpėrfillje tė ligjeve tė Kosovės, tė procedurave, tė institucioneve, tė komisioneve dhe ēka jo tjetėr, duke shkatėrruar kėshtu tėrėsisht infrastrukturėn e funksionimit tė shtetit tė sė drejtės dhe respektimit tė pavarėsisė sė institucioneve dhe komisioneve tė ndryshme.

Kjo mėnyrė joligjore e zgjedhjes sė sekretarėve ėshtė sinjal i qartė pėr secilin qė punon dhe qė do tė dėshiroj tė punėsohet nė shėrbimin civil tė Kosovės, se do tė jetė i vėzhguar dhe kontrolluar. Ky model i partiakizimit tė administratės shtetėrore do tė thotė edhe humbje e shansit pėr tė krijuar njė shteti tė mirėfilltė, funksional, efektivė dhe demokratikė. Kjo qasje po e shndėrron administratėn publike nė institucion sundues dhe jo shėrbyes ndaj qytetarėve, sepse punėsimi dhe largimi i punonjėsve nuk bėhet mbi bazėn e meritokracisė, por afėrsisė dhe bindjes ndaj pushtetit. Mos shkoni mė larg se tek shtetet fqinje pėr tė parė se si funksionon njė shtet qė ka administratėn e partiakizuar, tė cilat edhe pas rreth 20 vjetėsh tranzicion, nuk kanė arritur ta tejkalojnė sjelljen e tė shėrbyerit partisė dhe jo shoqėrisė.

Ēėshtja tjetėr me tė cilėn u pėrballem sė fundi ishte, tė ashtuquajturat veprime ndaj fenomeneve korruptive, sjellje tė cilat tregojnė se qeveria nė vend qė tė merret me rrėnjėt e problemit, ėshtė duke u sjellė nė majėn sė tyre. Kapja pėr rrėnjė ėshtė angazhimi nė parandalimin e fenomeneve negative dhe jo krekosje. Suspendimi i disa njerėzve nuk e zgjidhė problemin fare. Problemi zgjidhet duke krijuar infrastrukturė tė fortė ligjore, rregulla tė qarta veprimi dhe guxim nė pėrballje me korrupsionin. Disa nga tė suspenduarit kishte muaj qė ishin suspenduar, dhe mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr, konfliktet brenda disa institucioneve ndodhin pėr shkak tė mospėrputhjes se interesave politike (qė pėrfaqėson dhe mbron ministrat) mė ato tė shėrbyeseve civile (qė pėrfaqėsonin dhe mbronin sekretarėt) dhe ajo qė bėri kryeministri, pas Raportit tė Agjensionit Kosovar kundėr Korrupsionit (AKK), ishte njė suspendim publik, duke riaktualizuar suspendimet e vjetra pėr efekt medial.

Pėr mua, nė radhė tė parė si qytetarė i kėtij vendi, nuk ishte fakt dhe as sukses risuspendimi i disa zyrtarėve nė institucionet e Kosovės. Pėr mua mė shumė ishte fakt Raporti qė tregonte me dhjetėra raste korruptive nė institucionet e ndryshme qeveritare dhe publike. Ne deri mė tani kemi hasur njė mospėrputhje tė madhe mes asaj qė thotė qeveria (fjalėve tė saja) dhe raporteve tė publikuara nga vendorėt apo ndėrkombėtarėt (punės nė terren) rreth korrupsionit nė Kosovė. Sa herė qė kryeministri thotė se “s’ka” korrupsion, publikohet ndonjė raport qė pėrmes shifrave tregon se korrupsioni ėshtė kėmbėkryq nė qeveri dhe institucionet e tjera publike tė Kosovės!

Prandaj, nga kjo shihet se nga qeveri nuk kuptohet ende fakti se lufta ndaj korrupsionit nuk zgjidhet pėrmes “show-eve medial” dhe as deklarimeve e britmave nėpėr konferenca pėr shtyp, siē ngjau me kryeministrin apo zėdhėnėsin e tij kėto ditė, kur iu drejtuan gazetarėve, thua se gazetarėt u kanė faj atyre pse Raporti i AKK-sė deklaron pėr pėrfshirjen e qeverisė nė korrupsion. Po ashtu shihet se qeveria nuk e ka kuptuar ende esencėn se korrupsioni luftohet duke e bindur, sė pari kryeministri vetėn, pastaj ministrat dhe vartėsit e tjerė, qė tė mos i shkelin ligjet, tė mos u bėjnė presion zyrtarėve tė prokurimit qė t’i shkelin ligjet, (sepse shkelja e ligjit humb fuqinė dhe mundėsinė e tė qenit shtet ligjor dhe tė sė drejtės), duke marr masa interne ndaj ēdo keqpėrdorimi dhe keqmenaxhimi tė parasė dhe pronės publike nga zyrtarėt e ndryshėm qeveritar dhe qė pastaj tė na drejtohet neve, qytetarėve, pa shumė zhurmė, me fakte se ēfarė ka bėrė.

Kėshtu qė shumė do tė na ndihmonte neve si Kosovė, nėse qeveria, mė shumė sesa angazhim pėr paraqitjen e sajė mediale, tė angazhohej nė hartimin e njė strategjie qė do tė jepte rezultate konkrete nė luftimin e korrupsionit nė Kosovė. Sipas njė fraze, njė popull “pėr ta fituar tė ardhmen, mė parė duhet ta ėndėrroj atė". Prandaj, ne pėr ta luftuar ose mposhtur korrupsionin duhet paraprakisht ta ėndėrrojmė fitoren, natyrisht duke krijuar mekanizma dhe qasje se si ta arrijmė fitoren. Nėse ne nuk e ndajmė mendjen pėr ta luftuar praktikisht korrupsionin, dalja e qeverisė nė media nuk do tė ndihmoj, ose do tė ndihmoj deri nė atė masė sa nuk do ta kuptojnė qėllimin e daljes qytetari i kėtij vendi. Nė momentin qė kuptohet thelbi i “show-ev mediale”, e gjitha ajo qė ėshtė thėnė do tė harrohet shpejtė, pse jo edhe tė ndėshkohet.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė