Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-04-09, 10:01   #24
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Kosova, ēerdhe mafioze alla-lindore

Momenti historik i pranimit tė Shqipėrisė nė NATO anėtare me tė drejta tė plota, nė Kosovė kaloi nė heshtje tė plotė. Njerėzit e ndanė gėzimin midis tyre duke shkėmbyer sms-a, e-maila apo, e shumta, duke organizuar ndonjė darkė miqsh dhe krejtėsisht private, pėr ta kremtuar ditėn pėr tė cilėn jo vetėm Shqipėria, por shqiptarėt mbarė, punuan dhe u angazhuan pėr dy dekada rresht. Qeverinė e Kosovės, kjo datė, tė cilėn tė gjithė e kemi ditur zyrtarisht e publikisht hiq mė pak se njė vit kohė mė herėt, e zuri nė gjumė dhe tė papėrgatitur pėr tė festuar. Presidentin e zuri nė shtėpi, sigurisht duke luajtur ping-pong. Po tė mos ishte ekipi i RTK-sė qė i ishte drejtuar atė ditė nė shtėpi pėr t’ia marrė njė prononcim, ai sigurisht se do tė abstenonte krejtėsisht kėtij vikendi nga ndonjė deklarim rreth kėtij momenti historik.

Po tė ishte si duhet presidenti i Republikės sė Kosovės, ai nė vikend do tė duhej tė organizonte njė konferencė shtypi, kurse qeveria do tė duhej ta hapte dy apo tri ditė mė herėt Media-Qendrėn nė Grand, sikur se bėjmė tradicionalisht nė datat e mėdha. Sigurisht, se nuk “do tė na pengonte bashkėsia ndėrkombėtare” e as nuk “do tė na e ndalonte Tina” (Kaidanou) kėtė kremtim.

Megjithatė, nė letrat e urimit qė adresuan nga kabinetet e tyre drejt Tiranės dhe Zagrebit, presidenti dhe kryeministri i Kosovės, nuk harruan tė potencojnė se edhe Kosova sė shpejti do tė aderojė nė NATO, por edhe nė BE (Bashkimin Evropian). Kjo do tė ishte shumė mirė dhe sa mė shpejt qė do tė ndodhė, aq mė mirė. Por, me kėtė “hava”, vėshtirė. Bile mė vėshtirė edhe se kualifikimi i mundshėm i kombėtares shqiptare nė ndonjė kampionat botėror tė futbollit nė dy dekadat e ardhshme.

Pėr tė qenė kandidat pėr nė NATO dhe nė BE, duhet kryer paraprakisht disa detyra shtėpie.

Republika e Kosovės u sprovua negativisht qė nė start, me formimin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Pėrzierja e duarve tė politikės (qeveritare) e bėri lėmsh krejt FSK-nė dhe i dha hije jo tė mirė vetė procesit dhe vetė forcės sonė tė sigurisė. Nėse kjo do tė ishte provim para NATO-s, ne do tė binim nga provimi. Lulėzimi pėrditė e mė shumė i korrupsionit, allėshvireshet me tenderė, keqpėrdorimet nė punėsime e emėrime tė larta qeveritare, bėrja lėmsh e administratės sė vendit, deri edhe nė privatizimin e skajshėm tė Qeverisė sė Kosovės, janė njė tregues shumė “premtues” pėr hapa mbrapa drejt akronimit tjetėr qė e synojmė me mish e me shpirt – BE-sė.

Pėr tė qenė kandidat pėr nė NATO dhe nė BE duhet zgjidhur edhe shumė tema tė tjera brenda shtetit. Autostradat nuk janė tė mjaftueshme. E tema tė brendshme kemi mjaft, nga tė cilat mė e rėnda ėshtė gangrena politike e faktike e veriut tė vendit. Ėshtė kjo kryetema e tė gjitha problemeve tė republikės sonė. Nuk ėshtė vetėm njė problem aneks i vendit, siē po tentohet tė definohet nga disa politikanė tanėt nė pushtet. As problem qė duhet lėnė nė status quo. Ėshtė problem akut dhe qė kėrkon zgjidhje. Pėrkushtim tė mė shumė energjive nga qeveria e Kosovės. Sigurisht se kur tė aplikojmė pėr nė BE apo edhe nė NATO, Veriu nuk duhet tė shtrihet si ekuacion me shumė tė panjohura apo si problem i pazgjidhur.

Sa mė tė ngathtė qė tė jemi nė kėto tema, nė tė gjitha kėto, qė nga tė qenurit mė seriozė tė kryeministrave e presidentėve tė Kosovės e deri tė bėrja e njė shteti stabil, tė qėndrueshėm e me vizion afatgjatė pėr qytetarėt e tij, aq mė larg gjirit tė NATO-s dhe kufijve tė BE-sė do tė jemi.

Nė vend se tė bėhet njė shtet i denjė dhe simpatik i rajonit, Kosova pėrditė e mė shumė po shndėrrohet nė ēerdhe mafioze alla-lindore, ku kasta politike nė pushtet po i instalon nė vendet kyēe, nė nyja tė shtetit, vėllezėrit, djemtė, kusherirėt, nipat e dajallarėt, pėr ta kontrolluar ēdo pore tė jetės nė vend. Se cila ēėshtje ėshtė mė e rėndėsishme pėr politikėn e Kosovės, mund ta shohim mė sė miri se kur bėhen debatet mė tė nxehta. Gjithmonė kėta patriotėt tanė i thejnė dhėmbėt nė parlament e nė media vetėm kur bėhet fjalė pėr poste prokurimi tė tenderėve tė mėdhenj dhe pėr drejtorė kompanish ku grumbullohen paratė dhe djersa e popullit tė Kosovės. Bile nė njė moment tė tillė gati qe prishur edhe koalicioni, vitin e kaluar, kur njė zyrtar qeveritar (i cili u shkarkua mė vonė), tha “ta psh… qeverinė” (bėhej fjalė pėr njė post ku kontrollohen tenderėt).

Sot, kjo ėshtė Kosova. E kjo politikė po thuhet se po e trason rrugėn tonė drejt BE-sė dhe NATO-s, ndėrkohė qė pėrditė e mė shumė na kritikojnė organizma tė rėndėsishėm botėrorė pėr korrupsion, nepotizėm politik, krim tė organizuar, dėshtim nė politikė tė jashtme etj, etj.

Shqipėria hyri nė NATO. Kjo ėshtė mrekullia. Gjysma e kombit aderoi atje. Territoret e NATO-s, i kemi bile nė kufi. Por, kjo nuk duhet tė na ngushėllojė qė politika jonė tė flejė, siē fjetėn kėtij vikendi qeveria dhe presidenti i Kosovės. As nuk duhet tė mjaftohemi me definicionin qė ma tha kėto ditė njė zyrtar goxha i lartė qeveritar: “Ēka po na vyen bre ne hyrja nė NATO, OKB apo nė BE, kur qė tė tria i kemi kėtu”. Paj, i thash, “NATO ėshtė edhe nė Afganistan e Irak, por as Afganistani e as Iraku nuk janė nė NATO”.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė