Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-09, 00:38   #11
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..

Haradinaj akuzon Thaēin pėr pėrfshirje nė afera korruptive


Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj ka akuzuar kreun e qeverisė Hashim Thaēi pėr pėrfshirje nė afera korruptive.

Disa ditė pasi kryeministri ka urdhėruar largimin nga puna tė tre zyrtarėve tė dyshuar pėr pėrfshirje nė korrupsion, shefi i opozitės nė Kosovė ėshtė shprehur se ky fenomen ka ėshtė prezent nė nivelin mė tė lartė politik tė institucioneve.

“Mendoj se korrupsioni nuk ėshtė sėmundje qė i ka pėrfshirė sektorin civil. Korrupsioni ka pėrfshirė lidershipin politik nė qeverisje. E vetmja mėnyrė qė tė ndalet korrupsioni ėshtė qė kryeministri dhe ministrat tė mos pėrfshihen nė korrupsion. Kėto janė praktika kryesisht tė qeverive tė lindjes qė tė viktimizohet dikush, por kjo nuk ėshtė luftė kundėr korrupsionit”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt PDK dhe LDK po pėrpiqen tė kontrollojnė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, por zėdhėnėsi i PDK-sė, Blerand Stavileci e ka kundėrshtuar kėtė fakt.

“Ėshtė hetuar njė qasje deri mė tani. Ju e shihni njė ndėrhyrje nė emėrime, njė pengesė, njė vonesė, njė bllokim i kėtyre mekanizmave, i KQZ-sė dhe i Sekretariatit andaj kjo nė logjikėn tonė ėshtė njė agjendė e institucioneve tė Kosovės pėr tė ulur aftėsitė, kapacitetin dhe kredibilitetin tonė pėr mbajtje tė zgjedhjeve tė lira dhe tė rregullta”, tha Haradinaj.

“Komisioni Qendror Zgjedhor ėshtė njė komision i pavarur dhe rrjedhimisht si i tillė nė bazė tė roleve dhe funksioneve qė ka i ushtron edhe detyrat e pėrgjegjėsitė. Konsiderojmė qė kėto deklarata janė njė tendencė pėr ta zhvendosur vėmendjen e opinionit publik drejt gjėrave tė parėndėsishme”, tha ndėrkaq Stavileci.

Javė mė parė Haradinaj iu ka bėrė thirrje organizatave ndėrkombėtare OSBE dhe Kėshilli i Evropės qė tė jenė mė tė angazhuara se kurrė mė parė nė monitorimin e procesit zgjedhor nė Kosovė. /alsat/
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė