Meshkuj qė shtyhen pėr tė filmuar, pastaj valle rrethore qė vazhdojnė gjithė natėn.Kjo ishte atmosfera e krijuar natėn e pėrurimit tė njė lokali tė ri nate nė Zvicėr. Surpriza e madhe qė administratorėt kishin pėrgatitur pėr tė ftuarit ishte kėngėtarja e famshme kosovare, Adelina Ismaili, e cila me hiret e saj ka ēmendur gjithė publikun mashkullor qė mbushte ambientet e pub-it.
Photo by: Petrit Ukehajdaraj
Make up: Sellma
Kjo ngjarje nuk i ka shpėtuar vėmendjes sė medias, e cila i ka kushtuar kronika e faqe gazetash, mes tė cilave dhe gazeta mė e madhe 24 orė (24 heures), ku e quajnė kėngėtaren kosovare njė seks simbol.Ka kaluar mesnata nė W-Club. Adelina Ismaili, ylli i muzikės kosovare, dikur Miss, ngjitet nė skenėn nėn ritmet e tambureve dhe trumbetave. Kėrcimtarėt nisin tė lėvizin nė pistė. Ca mė tej, burrat qė rrinin tė ulur nė karrige, u ēuan tė gjithė nė kėmbė.Dikush thėrret me zė tė lartė, tė tjerė duartrokasin. Tė gjithė nxitojnė tė nxjerrin nga xhepat telefonat celularė, sigurisht pėr tė filmuar, shkruan nė tė pėrditshmen zvicerane 24 heures, nė rubrikėn Jeta e natės, gazetari Laurence Arthur. Mė tej ai pėrshkruan se si nė heshtjen gati religjioze tė vendosur, bomba seksuale vėrtitet nė ritmet e njė beli-dancing (kėrcim beli), duke mėrmėritur kėngė me nota tė ėmbla, nė shijen e melodive turke. Por mė sė shumti ėshtė tradita ballkanike qė kėngėtarja e re ofron. Mbi skenė, dy agjentė sigurie nga Kosova vigjilojnė. Nė mbrėmjen e hapjes sė W-Club,trioja e administratorėve ėshtė disi nė tension, aq mė shumė prej pranisė sė Ismailit dhe sigurisht entuziazmit tė njerėzve. Nuk do tė ketė probleme sigurie,-siguron James Bekim Lohaj.Ēdo gjė ndodh sipas porosive tė tij. Ai premton se nuk do tė jetė thjeshtė njė mbrėmje ballkanike, por mė shumė se kaq. Me gjithė praninė e tė dėrguarve tė kanaleve televizive kosovare dhe faktit qė nė parking, targat tregojnė pėr praninė e njė klientele tė pasur zvicerane, argėtimi nuk ishte maksimal. Ėshtė nata e parė dhe ne kemi pasur disa vėshtirėsi organizative,- shpjegon Avdi Ramushi. Ēka tė bėn pėrshtypje ėshtė fakti qė pjesa mė e madhe e tė pranishmėve janė burra dhe shumica e tyre nė moshė tė pjekur. Tė veshur me kostum e kravatė,publiku ėshtė i larmishėm e i paparashikueshėm. Nė pistė meshkujt nuk vihen nė rresht. Duke i mbajtur duart njėri-tjetrit ata formojnė njė rreth dhe ndjekin ritmin me hapat e lehtė,njė herė nė tė majtė e njė herė nė tė djathte.Zinxhiri zgjatet nga kėrcimtarėt qė i shtohen dhe qė ndjekin rrotullimin.Quhet tallava. Muzika gjatė mbrėmjes ėshtė e balancuar mes flokut dhe ritmeve tekno. Kėrcimet duken se nuk do tė mbarojnė kurrė e po kėshtu edhe nata.
Panorama
http://www.yllpress.com/2680/edhe-zv...adelines-.html