Sefė Kosharja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
Shko te:
navigacion,
kėrko
Sefė Kosharja,
( ? -1881), ishte pjesėmarrės aktivist i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ishte nga fshati Koshare i rrethit tė Ferizajit. U shqua nė pritėn qė forcat vullnetare tė Lidhjes sė Prizrenit organizuan mė
21 prill 1881 nė afėrsi tė fshatit Koshare kundėr ushtrive osmane tė komanduara nga Dervish pasha. Pas betejės Sefė Kosharja u kap i plagosur nga forcat e armikut. Meqenėse nuk pranoi ta dėnonte veprimtarinė e Lidhjes, Dervish pasha e vari po atė ditė, para fshatit, nė majė tė njė lisi. Pėr qėndrimin heroik qė mbajti para litarit, populli i Kosovės e pėrjetėsoi me njė kėngė nė tė cilėn thuhet midis tė tjerave:
"Sefė Kosharja i par' i fisit Hije tė paska maja e lisit! - Po, hije m'ka mue o djemt' e mij, se kam lanė shpirtin pėr Shqipni!" " Sefė Kosharja o i pari i fisit, hije te paska o maja e lisit. Hije m'ka mu e djemt e mije, kam dhane jeten o pėr lirije, kame dhane jeten o pėr lirije jam Shqiptar o Kosovarlie. S'na ka le o lokja prej barkut, na ka qit o kulla prej gjakut."
--------------------------------------------------------------------------------------------------
kosharja gjithmon ka qen vendi ku e djathta shqiptare ka tentue edhe ka luftue per bashkimin kombtar ,po fatmirsisht aty nė luften e fundit u gjeten ata tė cilet me zemer e shpirt ishin DJATHTISTA AGIM RAMADANI e SALIH QEKU me luftėtaret e tyre ,me batalionin e ATLANTIKUT