Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
E eee sa embelsisht tingellon vargu kur del nga thellesia e shpirtit,kur me vete barte tere mallin dhe dashurine ,kur niset drejt beharit te pranveres .....qe nuk dij...po e pres me ardhe apo ju ka leshu vendin stineve tjera!??
Sido qe te jete ky varg ,kjo shije e edhe ky shpirt, pse jo, jan dhe trkasin vetem ne nje porte...aty ku dua te hyj bashk me amshimin....!Dua te ike nga kjo vetmi ne mes njerezve te panjohur ,dua te vdes ne prehrin tand....!?
Eshte fjale qe peshon sa Toka!!
Rralle e ndiej dhe atyre qe e thone rralle ua kam lakmi!
Eshte fjale qe nuk peshohet me asgje !
Eshte fjale qe mbi vete barte tere qenjen time,qe me detyron te heshte edhe ateher kur kam cfar te them -thjeshte eshte e tera qe kam deshir t'a them dhe t'a ndiej!
Fjale qe vjen bashk me hjeshine dhe dashurin per Ty ...........Atdhe!!
Qetesine e ketij dimri nuk po e prishe dielli po luleboret!Ato qe nuk kan frige as te ftohtit as bardhesine qe ka mbulu cdo gje.Ato dolen dhe than se hieshin ia kemi borgj pranveres, neve jemi lajmtare se ajo po vjen !
Do te vijne edhe shume lule tjera ...ne kete Pranvere!
Fluskat e bores me sollen ne mendje ato koherat pa brenga! Sa e bukur ishte bora atebote, tani eshte disi e frikshme! Humba ne mendime teksa shiqoja jashte dritares... ...ato vinin ngadal ,zbritnin si nuse me duvak dhe sikur donin t'i marr ngryk!
Njera me binte ne faqe ,tjetra ne flok ,ndonje tjeter hubte rrugen e perplasej ne xhamin e dreitares ... po qetesisht ,pa zhurme !!Ato vinin me nje paqeje te perhereshme!
Nje dritherim qe nuk dije vinte nga mendimet apo te ftohtit me solli ne vete .U ktheva pran oxhakut por ,nuk dije pse ,dritaren nuk e mbylla.Thjeshte ,deshiroja qe fluskave te bores mos tua kethej shpinen!!!
Vetem nje enderr! Ku une ne mes zjarrit e fjollave te bores ece neper dhomen me pak drite dhe mendoj per diten e re!
..... vetem nje enderr. Ku une po e pres mengjesin bashk me Diellin , bashk me nje Lule qe sjell shenjen e Pranveres. Nisem drejt dritares te shoh "hjeshine" e nates.Ne lindje horizonti kishte nise te marr ngjyren e agut.
Fjollat e bores tash dukeshin si hije te imta kurse ne oxhak flaka ishte me e vogel-prush kishte me shume...!
...vetem nje enderr, ku oxhak eshte zemra ime e mbeshtjelle me fjolla bore....??
.....dhe ne dritaren gjysme te hapur shohe se si zbardhe agimi por tash jo nga bora por nga lindja e Diellit !Nje ngjyre ari ne te kuqerremt vjen e dhomen e bene me te ndriteshme ,me terheqese ! Ngatrrohet pak me ngjyren e zjarrit por quditrisht e plotesojn njera tjetren .Dhoma behet me e ngrohte e edhe ecjet e mija marrin ritem tjeter..
...ritmin e nje dite te re qe po lind ! Plot shprese ,plot ngrohtesi dhe plot drite! Po pres edhe pak te shohe Diellin ne plotnine e tij e mandej te zgjas doren e te marr hisen time...! Nuk e marr vetem per vete -do e ndaj me Ty- sepse vetem bashk , Ti e Dielli , me ndihmoni te dal nga kjo dhome qofte kjo edhe vetem nje enderr...!!
...enderr qe here here e trazojn zera te cjerrur e here here e hjeshiojn lule te zgjedhura nga Kopshtet e varuara te Misirit!
Ece neper nje Ale ku here pes here mbas drunjeve shkullor qesin krye dicka si njerez por gjuhea me te cilen flasin nuk eshte gjuhe njeriu .Jan rralle por prap e trazojn endrren!
Une do te ece deri ne fund ,do te ece sepse kjo eshte enderra ime...!
...do te ece ,kesaj rruge ,deri ne fun !As lehje te herepashereshme e as hije qe nuk guxojne te qfaqen me plotnine e tyre nuk e ndalin kete rruge drejt Teje!
Ky diell pranvere dhe keta lisa qe po gjelbrohen serish me bejne me te forte me shtojn besimin dhe me japin force te ece drejt .Te vij drejt Teje dhe do te piqemi aty ku piqen dy Drinat ...!Pjesn tjeter do e bejme bashk ...Dy trupa por me nje hije sikur Dy Drinat ne nje shtrat
...dhe rrjedha e ...Drinit vazhdon tutje.Me e fuqishme ,me e madhe me e zhurmeshme dhe ...ktheht ne drite! Edhe rrugtimi jon eshte sikurse Drini .I shpejte .i rrembyeshem dhe ne funde paqesisht bie ne shtratin e qetesise ku mund te trazohet vetem nga dallget e detit !
Dallge qe gjasojne me dallget e jetes ,me dallget e endrrave ....!!
Te pata premtu njimi here se rruga ime nuk do te ishte e gjate ! Mos mendo se te mashtrova por siq po e sheh edhe vet kjo rruge -nje jete e tere. Gjithmone me mendje e shpirt tek Ti!
Me paten thene se dashurine e vret largesia .Jo ,nuk e vret ,veq e mbush me mall e lot .Po duhet me e pranu, eshte dashuri e rende!Eshte dashuri qe as nuk din me u lige e as nuk plaket kurr.Edhe ato pak dite kur jemi bashk gezimin m'a vjedh mendimi i ndarjes.Ne fytyrat qe qeshen , vetem une e Ti i shohim lotet .......... mos harro se krejt kete rruge mundohem me t'a fale Ty!!!
.... Ty qe te deshta edhe me shume se veteveten e kurr nuk mujtem me u cmalle! Ty qe te kendova ne cdo varg vetem e vetem qe te jam bashk me Ty ,se paku ,ne vargje!Ty qe , edhe atehere kur me than se me ke harru , te deshta edhe me shume.
Te dua sepse je oaza e vetme e dashurise sime...!
...vetem me Ty, kur jam ,me kendohet .Vajin e beje kur jam vet dhe larg...!Ditet me Ty jan shume me te shkurta se kur jam larg teje...sikur koha po na e bene me hile ,po na e vjedhe gezimin e po na i shkurton kenget...!
************************************************** ***************************
P.S
E solla keshtu te pa lektoruar dhe kerkoj falje nese ka dal jo mire!!
__________________
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 27-04-09 nė 11:49
|