Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-09, 22:56   #5
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Letersia Shqiptare dhe Periudhat e Zhvillimit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga OROSHI
Naki,ke harru Dhimiter Shkodranin i cili qysh ne vitin 1210 ka shkru Shqip!!
Teodor Shkodrani ishte ai qe skroni ne vitin 1210
Ne vazhdim do sjelle nje doreshkrim shqip te tij:

Artikulli eshte marre nga nje liber shkruar nga

dr. Musa Ahmeti
Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tėri nė gjuhėn shqipe, shtyen kufijtė kohorė pėr 345 vite mė herėt se sa “Meshari”i Buzukut,qė ėshtė i vitit 1555.- Botimi i tėrė dorėshkrimit, si libėr i veēantė, do tė bėhet sė shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorėshkrimi ėshtė transkriptuar, transliteruar dhe shoqėrohet me njė koment dhe analizė shkencore nga autori i kėtij shkrimi.
I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf, i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa nė fund fare, nė f. 208, autori ėshtė firmosur vetė me emrin: Teodor Shkodrani, duke shėnuar: “Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit Zot, e pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9 tė marsit”.
“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.
THEODOR SSCODRAANNITTEE
“Asnjė gjuhė e botės nuk njihet qė nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e ēdo gjuhe qoftė… detyrohet tė fillojė nga njė epokė e caktuar… Historinė e njė gjuhe mund ta nisim qė nga koha qė ajo gjuhė ėshtė shkruar. Vetėm kur ėshtė shkruar, njė gjuhė ka marrė fizionominė e saj tė veēantė, ka zėnė njė vend tė caktuar nė historinė e kulturės sė njerzimit… Pa shkrime pra nuk kemi histori tė njė gjuhe. Pėr ēdo gjuhė historia e saj nis kur nis kjo gjuhė tė shkruhet”. [Ēabej]
Studimet dhe hulumtimet shkencore nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, janė shumė tė rėndėsishme ngase na mundėsojnė njohjen dhe pasurimin me tė dhėna tė reja pėr albanologjinė dhe historinė kombėtare nė pėrgjithėsi. Deri para pak kohėsh ėshtė folur e shkruar, por gjithnjė deri tashti nė formė tė supozimeve, se “duhet” tė ketė libra, dorėshkrime ose dokumente tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė cilat janė mė tė hershme se sa “Formula e pagėzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parė i shtypur nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.
Duke u nisur nga ide tė tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Ēabejt se: “Nė nėndorin e vitit 1940 N. Borgia mė kumtoi nė Grotaferata pranė Romės se kishte zbuluar nė Arkivin e Vatikanit njė dokument nė gjuhėn shqipe mė tė vjetėr se Buzuku. Fshehtėsinė e zbulimit tė tij ky dijetar e mori me vete nė varr. Gjurmime tė mėtejme nėpėr arkivat e Vatikanit e tė Propagandės mund tė na sjellin ndonjė tė papritur nė zbulim dokumentesh mė tė moēme tė shqipes.” (Studime gjuhėsore, vėllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinė, 1988)
Paralelisht kemi konsultuar edhe burime tė ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytėzuar Kodekse dhe dorėshkrime tė tjera qė kishin tė bėnin me shqiptarėt dhe Shqipėrinė
Ne, sikur edhe shumė studiues tė tjerė, ju vumė kėrkimeve nė Arkivin Sekret tė Vatikanit pėr tė gjetur ndonjė gjurmė tė kėtij dokumenti apo dorėshkrimi. Konsultimi me kolegė specialistė me pėrvojė nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentė botėrorė, qė bėjnė studime nė Vatikan, ishte i dobishėm, ngase kursyem shumė kohė dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenė pothuajse tė sigurtė se aty nuk mund tė ndodhej njė dokument apo dorėshkrim pėr tė cilin bėn fjalė Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet tė cilat duhej tė studioheshin, prapė ishin tė shumta dhe tepėr voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime tė ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytėzuar Kodekse dhe dorėshkrime tė tjera qė kishin tė bėnin me shqiptarėt dhe Shqipėrinė.
Siē dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillėn e tij nga Mesjeta e hershme. Pėr publikun dhe studiuesit laikė ai u hap vetėm pas vitit 1882. Kėtu ruhen dokumente, dorėshkrime dhe libra nga mė tė ndryshmet, qė kanė tė bėjnė me relegjionin dhe kishėn; por edhe me momente tė tjera tė jetės laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i kėtij Arkivi ėshtė rregulluar nė vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytėzimi i dokumenteve, por edhe i literaturės tjetėr qė ruhet nė kėtė Arkiv, ėshtė pėrcaktuar nga Papati dhe zbatohet me pėrpikmėri duke mos bėrė asnjė lloj lėshimi. Pėr momentin mund tė konsultohet lėnda burimore arkivore deri nė periudhėn e Benediktit tė XV, viti l914; ndėrsa pėr atė nė vazhdim, por edhe pėr disa fonde tė veēanta, pos lejeve speciale, njė pjesė e mirė e Arkivit tė Vatikanit ėshtė ende “sekrete”.
Mė nė fund, nė vitin 1998, kemi pasur fatin tė kishim nė dorė njė vėllim tė lidhur me kopertina tė forta druri, nga viti 1210, titulli i tė cilit nė regestat e Vatikanit nuk ishte i shėnuar komplet dhe nė formėn origjinale. Shfletimi i kujdesshėm, qė nė faqen e parė, ishte shenjė se teksti nuk ishte nė gjuhėn latine, greke, sllave apo ndonjė gjuhė tjetėr, por ishte i tėri nė gjuhėn shqipe.
Vėllimi i tėri ėshtė nė pergamen, gjė e zakonshme pėr kohėn kur ishte shkruar. I ka 208 fletė, pra 208 faqe, sepse nė pergamen shkruhet vetėm nė njerėn anė. Paginimi [numėrimi] i faqeve ėshtė vetėm recto. Dimensionet janė: 28 x 39.5 cm. Komplet vėllimi ėshtė i ruajtur shumė bukur, nuk ka dėmtime, pos qė nė disa vende ka filluar tė fshihet ngjyra dhe kjo nė fletėt 188, 189 dhe 192. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut, i cili si i vjetėr qė ėshtė paraqet mjaft vėshtėrisi pėr t’u lexuar.
Nė fillim, por edhe nė disa vende brenda dorėshkrimit, ka iniciale tė cilat janė shumė tė bukura. Tri nga ato janė tė praruara me flori. Inicialet tjera janė me ngjyrė tė kuqe, pjesa dėrrmuese, ndėrsa dy janė me ngjyrė blu tė hapur. Nė dorėshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht tė punuara nga floriri, tė cilat paraqesin momente biblike.
I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf, i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa nė fund fare, nė f. 208, autori ėshtė firmosur vetė me emrin: Teodor Shkodrani, duke shėnuar: “Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit Zot, e pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9 tė marsit”.
(“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.
THEODOR SSCODRAANNITTEE)

Vazhdon........................
__________________
ذŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØ˜"ŗ••ŗ°"˜ØØ˜"ŗ••ŗ°"˜ØØØ˜"ŗ••ŗ°"˜ØØØ˜"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė