The End !
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
|
Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe
Kėto vitet e tranzicionit gjuha shqipe ka pėsuar deformime tė llojllojshme. Njė kontribut nė kėtė drejtim kanė dhėnė dhe japin shumė politikanė, qeveritarė e gazetarė tė medias sė shkruar dhe elektronike, qė nuk kanė kulturė tė mjaftueshme gjuhėsore, pėr tė mos folur pėr pamjaftueshmėri tė kulturės sė pėrgjithshme. Nė kėtė artikull do tė mundohemi qė me anė tė ca shembujve tė thjeshtė, tė tregojmė disa nga llojet e deformimeve qė hasen mė shpesh.
Njė nga deformimet mė tė rėndomta ėshtė pėrdorimi pa nevojė e madje, disa herė edhe nė mėnyrė tė gabuar, i njė numri tė madh fjalėsh tė huaja, tė tilla si implementim (nė vend tė zbatim, futje, vėnie nė jetė), impakt (nė vend tė ndikim), surprizohem (nė vend tė befasohem), konsideroj (nė vend tė marr parasysh; p.sh.: e konsideroj kėtė fakt, nė vend tė e marr parasysh kėtė fakt), anunēoj nė vend tė njoftoj (lajmėroj, kumtoj, shpall, sipas rastit), impresion nė vend tė pėrshtypje (mbresė), previzion nė vend tė parashikim, dipendohet nė vend tė varet, resurse nė vend tė burime, trend nė vend tė prirje (p.sh.: prirjet e zhvillimit tė vendit), tė detajshme nė vend tė tė hollėsishme, nė mėnyrė frekuente nė vend tė shpesh (shpeshherė), agravim nė vend tė rėndim (i gjendjes, sėmundjes) etj. etj. Madje disa herė renditen njėra pas tjetrės nė tė njėjtėn fjali fjala shqipe me tė huajėn pėrgjegjėse; p.sh. thuhet njė ndikim dhe njė influencė, apo njė pėrvojė dhe njė eksperiencė etj.
Disa fjalė tė huaja qė kanė hyrė nė gjuhėn shqipe shqiptohen gabim. P.sh. thuhet martenitet nė vend tė maternitet (amėsi, lindje, shtėpi lindjeje), infakt apo infrakt nė vend tė infarkt (mbyllje e enėve tė gjakut), boljer apo edhe buljer nė vend tė boiler (zierės apo ngrohės uji), andresė nė vend tė adresė, ventratė nė vend tė vetratė (xhamllėk), prespektivė nė vend tė perspektivė etj.
Disa fjalė qė kanė hyrė nė gjuhėn shqipe dhe qė kanė njė g tė ndjekur nga njė e ose i, gabimisht shkruhen me xh ose me g, nė vend qė tė shkruhen me gj, sipas shqipes standarde. Kėshtu shkruhet dixhital nė vend tė digjital (shifror), axhenda nė vend tė agjenda dhe gen nė vend tė gjen, kur shkenca pėrkatėse shkruhet gjenetika.
Ndonjė fjalė e huaj pėrkthehet edhe gabim. Kėshtu, fjala angleze approach shpesh pėrkthehet pėrqasje, qė do tė thotė krahasim, nė vend tė qasje, qė nė kuptimin kryesor do tė thotė mėnyra si bėhet diēka; nga kapet diēka pėr ta bėrė a pėr ta zgjidhur. Disa herė fjala avantazh nė vend qė tė shqipėrohet epėrsi, pėrkthehet gabimisht pėrparėsi (qė ėshtė sinonim i prioritet-it).
Njė deformim tjetėr ėshtė pėrdorimi i njė fjale nė vend tė njė tjetre, me kuptim tė afėrt, por jo tė njėjtė. Kėshtu, dėgjojmė kėto kohėt e fundit tė thuhet e tė shkruhet qė u inaugurua (nė vend tė u pėrurua) busti i nėnė Terezės apo ai i Lasgush Poradecit, kur ato janė shtatore (statuja). Ndodh edhe mė keq, kur nė njė artikull gazete pėrdoren tė dy termat pėr tė njėjtin objekt skulpturor. Po tu referohemi fjalorėve, busti ėshtė njė skulpturė qė paraqet pjesėn e sipėrme tė trupit tė njeriut qė nga mesi e lart ose kokėn dhe njė pjesė tė kraharorit dhe jo tė gjithė trupin, si shtatorja. Njė gabim i tė njėjtit lloj bėhet nė disa reklama televizive, kur flitet pėr lavaman (duarlarėse) dhe paraqitet lavapjatė (pjatalarėse).
Shumė njerėz ngatėrrojnė fjalė tė afėrta nga ana fonetike, por krejtėsisht tė ndryshme nga ana kuptimore, si: adaptoj (pėrshtat) dhe adoptoj (1. birėsoj; 2. pranoj; p.sh., njė rezolutė, njė vendim etj.); stimuloj (nxit) dhe simuloj (shtirem); mėshiroj (ndjej mėshirė pėr dikė, i fal gabimin) dhe mishėroj (shpreh diēka nė trajtė konkrete, e trupėzoj: p.sh. mishėroj nė art njė ide); mostėr (gjedhe; p.sh.: mostėr gjaku, dheu, minerali, stofi etj.) dhe monstėr (pėrbindėsh); njėsoj (bashkoj nė njė tė vetme, unifikoj) dhe njehsoj (llogarit, bėj veprime me numra); afroj (e ēoj mė afėr, mė pranė) dhe ofroj (bėj ofertė, propozoj; p.sh. ofroj njė ēmim, njė mundėsi etj. dhe jo afroj
); klimatike (qė ka tė bėjė me klimėn; p.sh.: kushtet klimatike) dhe klimaterike (qė ka klimė tė mirė pėr shėndetin; p.sh.: vend klimaterik apo qendėr klimaterike), pėrshkoj (kaloj nga njėra anė nė tjetrėn etj.) dhe pėrshkruaj ( paraqit me shkrim a me gojė tipare, dukuri a rrethana tė ndryshme) etj. etj.
Pėr shkak tė gabimeve tė tilla, disa herė bėhen pėrkthime tė gabuara tė disa fjalėve tė ndonjė gjuhe tė huaj. P.sh., nė italisht karboni si element quhet carbonio, kurse qymyri carbone. Duke i ngatėrruar kėto dy fjalė, rėndom dėgjojmė nė emisionet e lajmeve qė tė thuhet minierė karboni, nė vend tė minierė qymyri.
Vazhdon.....
__________________
ذŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.“ø.“Ø) ø.*Ø)
(ø.“ (ø.“ .“ : (“ø.*“Æ`*-->>>>
~ A n n A ~
Ø"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØ"ŗŗ°"ØØØ"ŗŗ°"ØØØ"°
|