Titulli: A qendron SHIKU prapa flatrave te Qeverise se Kryeministrit
Blerim Latifi i hedh poshtė akuzat e bėra nga AAK-ja se Qeverinė e Kosovės e drejtojnė kriminelėt.
Nga Express mė 06.05.2009 nė ora 9:37
Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen Epoka e Re, Blerim Latifi i cili ėshtė kėshilltar politik i Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, nė lidhje me kėtė ēėshtje, ndėr tė tjera ėshtė shprehur se ēunakut tė AAK-sė, sekretar a ēka ishte, i them se sikur edhe 200 vjet tė ketė jetė, nuk mund ti shėrbejė vendit mė shumė sesa qė i ka shėrbyer Kadri Veseli.
Kjo ėshtė njė pjesė e kėsaj interviste tė gjatė.
Epoka e re: Cili ėshtė komenti juaj ndaj akuzave tė AAK-sė se Kosova po qeveriset nga strukturat kriminale tė pėrbėra nga njerėz qė kanė qenė dhe janė pjesėtarė tė SHIK-ut?
Latifi: Ka vetėm njė shpjegim racional pėr kėto akuza: njerėzit e AAK-sė, duke filluar nga kreu i saj, po pėrpiqen ti projektojnė atributet e veta tek tė tjerėt. Me siguri ju kujtohet tregimi pėr atė kriminelin, i cili, pėr ta fshehur veten, bėrtiste duke bėrė me gisht nga tė tjerėt: kapeni, kapeni kriminelin. Mendoj se njė gjė e tillė po pėrsėritet me rastin e kėtyre akuzave. Merreni dhe lexoni raportet e auditimit tė qeverisjes nė vitet 2004-2007 dhe do tė bindeni pėr kėtė. Janė mijėra faqe qė do ti kishin zili edhe organizatat mė tė famshme mafioze nė botė.
Epoka e re : Ata po i quajnė struktura kriminale njerėzit e SHIK-ut.
Latifi: Ėshtė turp qė nga njerėz qė flasin shqip tė bėhen etiketime tė tilla pėr djemtė e atij mekanizmi tashmė i shpėrbėrė, qė pėr vite me radhė, qė nga koha e rėndė e luftės, si pjesė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por edhe pas saj, i kanė shėrbyer interesave tė vendit. Unė do ti thosha atij ēunakut tė AAK-sė, sekretar a ēka ishte, se edhe sikur 200 vjet ti ketė jetė sdo tė mund ti shėrbejė vendit mė shumė sesa i ka shėrbyer Kadri Veseli. As ai e as bashkėpartiakėt e tij.
Epoka e Re: Ka qeveria informacione se kush me tė vėrtetė qėndron nė Kosovė prapa krimit?
Latifi: Qeveria e Kosovės ka dhėnė dėshmi praktike nė politikėn e saj tė tolerancės zero ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Mekanizmat institucionalė qė mbulojnė kėtė fushė e kanė informacionin e nevojshėm dhe janė duke vepruar me efikasitet nė parandalimin e shumė fenomeneve negative. Natyrisht ėshtė e qartė se mekanizmat e ndėrtuar nga duart njerėzore nuk janė tė pėrkryer. Herė pas here mund tė ndodhin lėshime apo defekte. E rėndėsishme ėshtė se sistemi po funksionon, si njė trup i shėndetshėm.
Epoka e Re: Pse atėherė AAK-ja dhe lideri i saj Ramush Haradinaj po i sulmojnė institucionet?
Latifi: Ata po i pengon dhe po vuajnė nga fakti si progresi i pėrgjithshėm i Kosovės identifikohet me Qeverinė e kryeministrit Thaēi. Nuk ka asnjė shpjegim tjetėr tė arsyeshėm pėr frustrimet e tyre tė pėrditshme. Partitė qė kanė rėnė nga pushteti me faqe tė zezė, tė njollosura nga keqpėrdorimet e tij, kanė vetėm njė rrugė pėr tu rikthyer: duhet tė merren njė kohė tė gjatė me pastrimin e vetvetes. Nė tė kundėrtėn, e dėnojnė veten nė shkatėrrim
|