Titulli: Qeveria e re!!!
FMN hap perspektivė pėr njohje tė reja
Nga Express mė 09.05.2009 nė ora 10:19
Kryeministri Hashim Thaēi konfirmoi se qė nga sot, Kosova zyrtarisht ėshtė anėtare e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN). Ai tha se votimi nė favor tė Kosovės edhe nga vendet tė cilat ende nuk e kanė njohur shtetin e Kosovės, hap perspektivė pėr njohje tė reja.
Nė njė konferencė pėr gazetarė, kreu i Ekzekutivit saktėsoi se pro anėtarėsimit tė shtetit tė ri nė kėtė organizatė kanė votuar 96 shtete, 38 tė tjera kanė abstenuar, ndėrsa vetėm 10 shtete kanė votuar kundėr.
Thaēi e vlerėsoi pranimin si njė hap shumė tė rėndėsishėm tė Kosovės si shtet. Sipas tij, nė kėtė mėnyrė Kosova po tregon se ėshtė gati pėr tė marrė vendin e vet meritor, si njė vend i barabartė dhe stabil.
Sot bashkėsia ndėrkombėtare ka pranuar Kosovėn si anėtar tė plotė tė FMN-sė... Kėto shtete tė pavarura mbėshteten Kosovėn sepse ato e njohėn pėrkushtimin tonė tė thellė pėr shtetin tonė dhe tė ardhmen tonė demokratike, tha kryeministri, transmeton KosovaLive.
Por kreu i Qeverisė theksoi se me kėtė anėtarėsi, krahas mundėsive mė tė mėdha, vijnė edhe pėrgjegjėsi mė tė mėdha dhe mė serioze.
Ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ahmet Shala, paralajmėroi se nėnshkrimin formal i anėtarėsimit nė FMN pritet tė bėhet nė qershor.
Pėrfaqėsuesit kosovarė besojnė se sė shpejti Kosova do tė bėhet edhe anėtare e Bankės Botėrore dhe Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim.
FMN zyrtarizon anėtarėsimin e Kosovės
Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) i ofroi dje zyrtarisht Kosovės anėtarėsimin. Bordi Ekzekutiv i Fondit certifikoi dje votėn e guvernatorėve pėr pranimin e Kosovės gjė qė do ti jepte asaj drejtėn pėr tė marrė kredi prej miliona dollarėsh tė mbėshtetura nga ky institucion financiar.
Nė njė deklaratė, Bordi njoftoi se Kosova do tė bėhet anėtare e Fondit Monetar Ndėrkombėtar kur pėrfaqėsuesit e saj tė nėnshkruajnė marrėveshjen nė Uashington ku ndodhen zyrat qendrore tė FMN-sė.
Kuota fillestare e propozuar nga Bordi pėr Kosovėn ėshtė rreth 88.6 milion dollarė. Secilit nga tė 185 vendet anėtare qė ka Fondi i caktohet njė kuotė e cila bazohet kryesisht nė peshėn qė ēdo vend ze nė ekonominė botėrore.
Serbia dhe Rusia e kundėrshtuan nė mėnyrė aktive kėrkesėn e Kosovės pėr anėtarėsim nė FMN dhe sipas gazetės The Wall Street Journal, pranimi i saj u shoqėrua me debate.
Kosova e bėri kėrkesėn e anėtarėsimit nė FMN vitin e kaluar menjėherė pas shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė. Po vitin e kaluar Fondi Monetar e njohu shkėputjen e Kosovės nga Serbia megjithėse shteti i ri nuk ėshtė anėtar i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.
ndoshta disa nuk jan te knaqur as me kete rezultat te qeveris se tashme.
|