Administratorėt
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
|
Titulli: Burrnesha
Ardian Klosi.
A je si je, a je burrė?
Pyetja qė mė trembte mė shumė nė vogėli, sidomos nga shokė tė babait ishte: A je burrė? Nuk dija si tė pėrgjigjesha, buzėqeshja si budalla. Njė herė u pėrgjigja: Po, jam. Shoku i babait dhe gjithė tė pranishmit qeshėn me tė madhe. Edhe mė e frikshme ishte pyetja tjetėr A je revolucionar?, por kjo bėhej shumė mė rrallė, ishte si tė thuash atribut i njė anėtari tė caktuar tė KQ.
Edhe mė vonė, tashmė i rritur, e pata tė vėshtirė ta kuptoja pyetjen A je burrė?. Ajo me sa dukej nuk duhej marrė nė semantikėn e saj tė drejtpėrdrejtė, sikurse e merrja kur studioja gjuhėsi, dmth. a je burrė, mashkull, apo ke probleme potence. Ndoshta nė origjinė vėrtet ka qenė kėshtu; pėrfytyroj qė mund tė ketė dalė nė fshatra tė egėr malorė, nė lugje tė thella, dikur kur do tė ketė rėnė ndonjė epidemi e rėndė qė ka zhbėrė fuqinė mashkullore tė njė krahine tė tėrė. Me zbrapsjen e dalėngadaltė tė sėmundjes, duhet tė ketė lindur, ndėr meshkujt e pakėt qė arritėn ta marrin veten, edhe shprehja: A je burrė?.
Nė kohėt tona kjo pėrshėndetje, e rrallė ndėr popujt e tjerė tė botės, ka marrė forma rudimentare dhe njė formalizėm tė skajshėm. Pėrshėndetjet, p.sh. nė klube burrėrore tė emigracionit shqiptar, ku mes reve tė tymit flitet vetėm pėr politikė, shkėmbehen kėshtu: A jeni burra? - (pėrgjigja:) A je si je? A jeni lodhė, a jeni mėrzitė? e kėshtu me radhė.
Pėrfytyroni ti pėrktheni kėto dialogje nė njė gjuhė ēfarėdo europiane: Are you men? Are you, how are you? - -Are you tired, are you bored? etj.
Pėr femrat shqiptare natyrisht qė nuk ka pasur ndonjė pėrshėndetje paralele. Me to, nė fshatrat qė pėrmendėm nė pėrgjithėsi nuk flitej fare. Por kishte disa raste tė rralla, femra bukur tė zhvilluara, me njė krenari ndryshe nga shoqet e tyre, tė cilat mund tė merrnin edhe pyetjen: A je burrneshė?
Kėshtu u krijua nė Shqipėri kulti i burrneshės. Edhe kjo ėshtė njė fjalė bukur e vėshtirė pėr tu pėrkthyer nė gjuhė tė tjera europiane. Nė Perėndim, ēdo lloj pėrpjekje pėr njė paralele do tė jepte imazhin e njė gruaje hermafrodite, si tė thuash deledash.
Kurse tek ne theksohej pikėrisht ana luftarake, zotėsia pėr ti ngjeshur dhe pėrdorur armėt mu si burri.
Ska kėtu asgjė tė habitshme, pasi paraardhėsit tanė kanė qenė vazhdimisht nė alarm, nė prita, nė luftė (tjetėr gjė nė kanė luftuar mė shumė mes vedi ose me pushtuesin e huaj). Asgjė e ēuditshme, nė qoftė se ėshtė ngritur lart figura e burrneshės luftėtare. Ndėrsa pėr jetėn e saj intime ne nuk marrim vesh gjė, ndaj nuk ėshtė e drejtė qė burrnesha tė barazohet doemos me ato qė sot i quajnė transvestitė.
***************
Ky artikull ėshtė mė i gjatė, po unė mora ato mė tė rėndėsishmet.
Burrėreshė f.sh. - Vajzė a grua trime, e zonja dhe e patundur, ajo qė pėrballon ēdo rrezik e vėshtirėsi me guxim. Burrėreshat e Shqipėrisė. Qėndron si burrėreshė.[FONT='Arial','sans-serif'][/FONT]
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|