Titulli: Aeshte e vertet???
Thaēi ti hetojė ministrat e tij, porosit Gjini
Nga Express mė 12.05.2009 nė ora 16:32
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) porositi tė martėn kryeministrin Hashim Thaēi se para se tė fillojė hetimet pėr ish-ministrat, kėtė duhet ta bėjė pėr ministrat qė i ka nė kabinet.
Nė emėr tė AAK-sė, kėtė porosi nė adresė tė kryeministrit Thaēi e dėrgoi nėnkryetari i kėsaj partie, Ardian Gjini, i cili edhe publikoi njė raport qė ka tė bėjė me projektin e Hades.
Gjini tha se Hashim Thaēi tashmė mė shumė do tė duhej tė kishte punė me ministrat e tij, qė janė futur nė korrupsion tė thellė.
Ka shumė arsye qė kryeministri aktual tė hetojė ministrat e tij para se tė hyjė nė hetime pėr ata qė kanė qenė mė herėt dhe nė njė koalicion tjetėr, tha Gjini.
Nėnkryetari i AAK-sė Gjini ndėr tė tjera u shpreh se sa i pėrket raportit tė Hades dhe i punuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, kur edhe vetė ishte ministėr, tha se gjithēka ėshtė nė rregull.
Projekti i Hades kishte kushtuar 20 milionė euro, ndėrsa kryeministri Hashim Thaēi kishte deklaruar se nuk dihet adresa se ku kanė shkuar disa para nga ajo shumė e pėrgjithshme. Nė raport nuk vėrehet asnjė shkelje. Tė gjitha janė nė rregull. Nuk mungon asgjė nė kėtė projekt, tha Gjini. (KosovaLive)
|