BJESHKĖT E NEMUNA
Nė vend tė Pagėzimit
mbeti emėr Mallkimi
Bjeshkėt e Nemuna
mbeti dashuria ime
Frynė Erė Mallkimi
deri nė Fjalėn pa Zė
Kush ju mallkoi kėshtu
me kėtė emėr tė rėndė
mė tregoni -
se u dogja nga Dashuria!
(1987)
Citim:
b...!
Citim:heu c'me zgjove dhe dashurine time per bjeshket e namuna.nje dashuri te pashprehshme,por te brendshme.te kapshme.u ndera e tera ne gurin e fjales dhe percolla sa munda rrufete qe nxirrnin.eshte e pasur gjuha jote.ti di kaq thelle ta shprehesh ate qe do te thuash.dijet e tua dhe dashurite i kam si perpara pasqyres.shume afer.vecse qindra poezite per even nuk kishin thene te gjitha sa duhej per te(even) pa fjalen tende.
nuk i kam lexuar per se dyti.do ta bej.he per he u nxitova te te flas,spse desha te te them se te jam vene nga mbrapa.tani, me thuaj, vec emrin tend qe ta ve ne nje rradhe me poetet e mi te dashur
|
Eh b...,
BUNA
...kjo ėshtė jeta
sa diell sa shi me stuhi
Jeta tė nxitė tė shkrepesh edhe gur fjalėsh tė rrufeve
edhe pa dashje
sepse -
edhe Ne duam tė shkrepim gur fjalėsh dashurie
se nuk i kemi lindė zotit me zor
Po si i ke Valėt sonte Buna...?
Ne zogj dielli e zogj stuhishė
por - ndihemi krenarė
sepse -
kur bie shi me shtrėngata meēava tė frigshme
e skuqet qielli me vėtėtima nga gjarpinjt e rrufeve
tė gjithė zogjėt e gjallesat mė tė fuqishme
struken vrimave - e vetėm
shqiponjat fluturojnė lartė nė qiell
dhe shpėrlajnė krahėt nė tallazet e fortunave!
Derikurė Ne do t'i lajmė Mėkatet e Evės?!
E -
Athua i lanė Mėkatet Tona edhe Eva n'AtėBotė!?
Jemi zogj dielli e zogj stuhishė
larg Atdheut jeta ėshtė
Ferr me Lule!
Kam zakon tė tė shohė para Buna
se mė shumė e dua Bunėn me valėt e saja
qė ta freskojnė shpirtin ėmbėl Valet Tona
se sa Amazonin me valle tė ēmendura zonash!
Kjo ėshtė jeta Buna...
e ē'mė gjet, qė ndjehėm pranė puhisė sė Bunės sonte?
Shqiponjė mbi Valet Valė - e jo si Noli Anės Bunės!
Se Noli mbeti nė Boston!
E aqė shumė e deshi Bunėn!
Kjo ėshtė Jeta
Buna Jonė!
(16.06.02)
Citim:
b......!
Citim:per poezite
tani po.tani mund te te them c'mendoj per poezite.pasi i kam lexuar disa here.
mendimi i pare qe me erdhi eshte sa te nevojshme jane keto vargje per poezine tone, per gjithe letersine shqiptare.nuk me behet te bej ndarjen (qe me duket se dikush perpiqet ta thelloje)letersi kosovare dhe shqiptare.eshte e drejta jone ta ndjejme si prone te krejt popullit shqiptar.
vargjet e tua jane te renda, te ngarkuara si me ide ashtu edhe me mjete artistike.kontraste, metafora,vendosje, ritem qe sa vjen e ngrihet dhe t'i merr edhe ndjesite e tua atje ne proteste dhe ne shqetesim.poezia jote eshte poezi luftetari (jo thjesht spektatori) dhe patrioti.keto vargje mund te bejne te ndjeshem ndaj revoltave te tua edhe ate me indiferentin.ato jane kumt.
per poezine e eves
pse me ka prekur kjo poezi.s'eshte e veshtire per t'u kuptuar.(lol)po te them se ti nuk ke asnje faj.ti je i vene para saj thjesht per ta dashuruar dhe per tu dhimbur.ashtu si te gjithe burrat e botes.kam menduar se njerezimi gjithnje ka qene i terhequr magnetisht nga dy femra:shen maria dhe eva.e para eshte admiruar dhe lutur.e dyta? e dyta eshte dashuruar pa asnje kompleks faji.e dyta ka ngjallur mornica, sepse eshte mekati dhe bukuria.jemi njerez. sido qe te jete i jepemi njeriut me te gjitha driten dhe erresiren tone.
ti nuk ke asnje faj.bej nje falenderim, bashke me te tjeret qe eva merr fryme dhe mundet te ngjalle stuhine, komplotin, mekatin,ngjethjen... do te zgjatesha shume po t'i thoja te gjitha.po falem dhe une qe akoma burrat dashurohen me te.
|