Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-05-09, 14:42   #81
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Derse

Kurani i pėrgjakur
Nuk ka ndodhur shume larg nesh. Nuk ka ndodhur as shume kohe para nesh. Eshte drama e diteve tona, e vendeve tona.
E premte, 15 Maj 2009 19:28

Nga: Eduart Thartori

24.05.2001, ne kete dite tanket maqedonase e kishin rrethuar fshatin nga rruga e hyrjes se tij, helikoptere dhe artileria ishin pozicionuar nga majat e kodrave qe e rrethonin. Brenda ne fshat ishte mbledhur rezistenca e popullit.

Ai nuk ishte thjesht nje fshat por ishte nje vater energjike e Islamit i cili kishte filluar ti tregoje botes se Islami eshte kudo ne jeten e tij. Neper lagjet e tij, neper xhamiat, neper shkollat, neper odat e burrave, apo dhomat e grave. Bile deri ne fushat e sportit Islami kishte zbritur. Nga ai fshat Islami po i thoshte botes jam gati te te udheheq.

Ne ate fshat nuk u la shtepi pa u bombarduar nga artileria dhe nga tanket. Duhej patjeter te merrej ai fshat, sepse marrja e tij do te thoshte fitore e luftes. Aty ishte rezistenca e pastaj te tjerat fshatra nuk ishin nje problem i vertete. Zinxhiret e tankeve ecnin perpara ndersa nga hendeket e muxhahideve, deshmoret binin njeri pas tjetrit. Por tanket u ndaluan edhe pse me shume gjak deshmoresh, Tanket u ndaluan. Tanket e pare ne rradhe moren flake dhe kjo beri qe te tjeret te terhiqeshin. Rezistenca arriti ti shkulte.

Neper bodrumet e shtepive nenat, motrat, pleqte dhe femijet, te gjithe luteshin per bijte e tyre qe po haheshin dhemb per dhemb me makinerine ushtarake maqedonase. I luteshin Allahut qe ti forconte, tu jepte kurajo e te mos e kishin frike vdekjen. I luteshin Allahut qe te duronin e mos zbrapseshin. E lutjet u degjuan….

Do te doja qe ne ato momente te isha aty ti merrja te gjithe e ti beja qe te jetojne, por Allahu i kishte dashur ata, per Firdeusin e Tij. Ajo predhe kishte qelluar me e shpejte se deshira ime.

Ne ate bodrum ndodheshin shume gra e femije e ndermjet tyre edhe Sizana, hafizja e Kur`anit e cila kishte dashur ti jape vetes kurajo duke shijuar ajetet e Allahut ne ate Mus`haf. Zeri i saj tek kendonte Kur`an perzihej shpejt me fishkellimat dhe bucitjet e granatave dhe predhave apo edhe kallashnikoveve. Ajo kishte vendosur ta shijonte ate melodi hyjnore, ne ato caste qe ishin me te bukurat e jetes se saj. Kishte ardhur momenti …

Ajo predhe mori jeten e te gjithe atyre qe ishin brenda ne ate bodrum dhe Sizana ishte rrezuar dhe mus`hafi i kishte rene nga dora e saj. Gjaku i saj kishte kishte vaditur faqet e Mus`hafit te cilin ajo e deshi kaq shume dhe ndau me te sekondat e fundit te jetes se saj ne kete bote.

Historia perserit vetveten… keshtu ndodhi me pare me Othman Ibn Afanin (r.a) keshtu duhet te kete ndodhur edhe ne Palestine e tani na ra edhe ne rasti te na ndodhe.

Ne fakt keto do te ndodhin sa here te kete Islam te vertete.

Kur Islami do jete i gjalle do kete edhe tanke per ta shuar, por ai do mbesi perseri gjalle e tanket do ndryshken.

Kur te jete besimi ne Allah, njerezit do te nxjerrin ne pah heronjte e tyre e aty nuk ka pak.

Kur te kemi Islamin mes nesh frika do heshte. E verteta do te marre fjalen.

E lusim Allahun te na bashkoje me deshmoret tane ne xhenetet e Firdeusit

…. Une isha aty, shume vone, por isha aty per te marre nje mesim te madh qe na e dha Sizana Zimberi.



Dedikuar heronjve te luftes se Sllupcanit 2001

Mulla Jakup Asipi.
Komandant Telit.
Abdul Mexhidit (luftetarit 13 vjecar)
Nenave dhe motrave e burrave e grave civile te rene si viktima te kesaj lufte.
E te gjithe heronjve te tjere te rene aty
Dedikuar Familjes Zimberi "Jasharajve" te Sllupcanit
Dedikuar Sizana Zimberit, Deshmores se Kur`anit
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė