jonuzi
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
|
Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Tiranė- Lista e kandidatėve pėr Partinė Demokratike pritet tė sjellė ndryshime thelbėsore nė pėrfaqėsimin e kėsaj partie, legjislaturėn e ardhshme, nė Kuvend. Kryeministri, dhe kryetari i PD-sė Sali Berisha, ka zhvilluar takime tė veēanta me disa prej kandidatėve qė do tė jenė deputetė, duke sjellė njė situatė krejt kaotike tek grupi aktual i deputetėve tė kėsaj partie. Kryeministri Berisha ka zhvilluar disa mbledhje me lidershipin e kėsaj partie. Ende nuk ka asnjė njoftim pėr kryesinė qendrore tė kėsaj partie, e cila ka kompetencėn statutore tė kalojė listėn pėr deputet. Ndėrkohė, PD-ja pritet tė dorėzojė listėn vetėm minutat e fundit tė afatit tė parashikuar nga Kodi Zgjedhor. Burime nga kjo parti deklaruan dje pėr gazetėn Shekulli se lista e deputetėve tė PD-sė do tė dorėzohet ditėn e martė nė mesdite, ashtu siē ka ndodhur ēdo katėr vjet nga kjo parti.
Ndryshimet
Nga lista paraprake qė nuk ėshtė e konfirmuar zyrtarisht nga PD-ja, vihet re se shumica e deputetėve aktualė nė 12 qarqet e vendit ose nuk janė pėrfshirė nė listė, ose do tė renditen nga fundi, duke mos siguruar mandatin e deputetit nė zgjedhjet ardhshme parlamentare. Kėsaj here, Kryeministri ka etiketuar pikėrisht ekipin e tij qeverisės pėr ta pėrfshirė nė listėn e kandidatėve pėr deputetė, shumica tė rinj dhe tė ardhur nga KOP-i. Nė listėn e kandidatėve pėr deputetė, qė mund tė sigurojnė njė mandat katėrvjeēar janė edhe kėshilltarėt e tij, ndėrkohė qė vetėm nė disa qarqe si ai i Beratit apo Fierit, PD-ja do tė pėrqendrohet edhe nė pėrzgjedhjen e figurave nga baza. Shumica e deputetėve (ata fitues) janė thuajse tė rinj, pjesė e ekipit qeverisės. E njėjta gjė edhe pėr kandidatet femra nė PD. Shumė prej figurave femra, qė kanė kontribuar me vite nė parti, nuk janė pėrfshirė ne listėn e sigurt pėr deputete. Pėrveē Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, apo dhe Marjeta Zaēes, figurat e tjera kandidate janė deputete aktuale, por pa kontribute nė parti, kėshilltare tė Kryeministrit, por edhe emrat e fundit qė Berisha ka pėrfshirė nė qeveri si Jorida Tabaku apo Paulina Hoti. Gjithsesi, brenda 48 orėve, Berisha pritet qė t'i japė dorėn e fundit listės, pėr tė njoftuar mė pas njė mbledhje kryesie krejt formale, dhe pėr tė pėrligjur njė ekip, qė pėr nga pėrbėrja ėshtė mė cilėsor, por shumė mė i kontrolluar se ai i pari.
PD e Tiranės, nė garė Bumēi, Pėrnaska dhe Bojaxhi
TIRANĖ- Tė zgjedhurit e PD-sė, Tiranė, do tė votojnė sot nė Kuvend pėr tė zgjedhur kryetarin e ri kėsaj partie pėr kryeqytetin. Kryesia e vogėl e Partisė Demokratike dhe jo ajo qendrore (siē e parashikon statuti i partisė) zgjodhi mbrėmė tre kandidatura pėr t'u pėrballur sot nė garėn pėr PD-nė e Tiranės. Do tė jenė Aldo Bumēi, Lajla Pernaska dhe Gjergji Bojaxhi ata qė do tė garojnė sot pėr njė mandat katėrvjeēar nė krye tė PD-sė sė kryeqytetit. Surpriza kėsaj here ėshtė kandidatura e Gjergji Bojaxhiut, i cili edhe pse ėshtė lakuar nga demokratėt, zyrtarisht nuk ishte pėrfolur deri mbrėmė vonė pėr tė qenė kandidat potencial pėr PD-nė e kryeqytetit. Po dje, janė njoftuar zyrtarisht me sms edhe delegatėt, tė cilėt janė pėrzgjedhur nga mbledhjet e 11 nėndegėve tė degės sė PD-sė, Tiranė. Dita e konferencės sė PD-sė sė Tiranės u vendos pak ditė mė parė nga kryetari i PD-sė, Sali Berisha, pėrmes njė mbledhjeje shumė tė ngushtė. Aq sa edhe njė prej kandidatėve kryesorė nė kėtė garė deri dje, deputeti demokrat Bensik Mustafaj, nuk ishte njoftuar pėr ditėn se kur do tė zhvillohej. Kryetari i PD-sė, Sali Berisha, i ka shmangur tej mase strukturat qendrore tė partisė, duke lėshuar direktiva vetėm nė momentet e fundit, pėr tė cilat, drejtuesit e 11 nėndegėve nuk mund tė bėjnė asgjė, pėrveēse tė binden. Megjithatė, sot, Konferenca e PD-sė Tiranė, do tė zgjedhė kryetarin e ri, qė sipas tė gjitha gjasave ėshtė Aldo Bumēi, i cili u mbėshtet fort edhe nga Kryeministri Sali Berisha, nė njė nga intervistat televizive.
Qarku TiranėSali Berisha
Aldo Bumēi
Majlinda Bregu
Bujar Nishani
Gjergji Bojaxhi
Gent Strazimiri
Ilir Rusmali?
Arben Imami
Edi Paloka?
Jorida Tabaku
Zana Guxholli
Albana Vokshi
Lajla Pernaska
Qarku Fier
Sokol Olldashi
Enkeleid Alibeaj
Fatos Beja?
Ilir Bano
Marjeta Zace
Qarku Korēė
Ridvan Bode
Edmond Spaho
Ylli Asllani
Elfrida Zefi
Eris Hoxha
Qarku Durrės
Gazmend Oketa
Gjergj Lezhja
Ferdinand Xhaferri
Florian Mima
Armand Teliti
Qarku Dibėr
Myqerem Tafaj
Selami Xhepa
Hasan Metuku
Qarku Kukės
Jemin Gjana
Flamur Noka
Qarku Elbasan
Lulzim Basha
Ardian Turku
Mimoza Hasekiu
Dashnor Sula
Halit Shamata
Qarku Gjirokastėr
Genc Ruli
Spiro Ksera?
Ilir Rusmali
Qarku Vlorė
Astrit Patozi
Petraq Milo
Bujar Leskaj
Kosta Barka
Leonard Demi
Qarku Shkodėr
Jozefina Topalli
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Paulina Hoti
Rexhep Uka
Qarku Berat
Genc Pollo
Ferdinand Pone
Qarku Lezhė
Fatos Beja
Edi Paloka?
Preē Zogaj
Kandidatet e sigurta pėr deputete deri tani
Jozefina Topalli
Majlinda Bregu
Arenca Trashani
Zana Guxholli
Albana Vokshi
Lajla Pernaska
Jorida Tabaku
Paulina Hoti
Elfrida Zefi
Mimoza Hasekiu
Marjeta Zaēe
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
|