Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Reformat nė Shqipėri, shembull edhe pėr OKB-nė
Bota sot (Tiranė)
Kryeministri Berisha takon drejtoren e zyrės pėr Zhvillim OKB-sė, (DOCO), Deborah Landey
Tiranė-Kryeministri i shtetit shqiptar, dr. Sali Berisha zhvilloi njė takim me znj. Deborah Landey, drejtore e zyrės se Koordinimit tė Veprimeve pėr Zhvillim tė Kombeve tė Bashkuara (DOCO), njė organizatė qė pėrfaqėson njė grup prej 33 fondesh, programe, agjenci, departamente dhe zyra tė UN tė cilat luajnė njė rol tė madh nė programet e zhvillimit nė tė gjithė botėn. Nė kėtė takim u diskutua rreth ecurisė sė zbatimit tė programit “Njė OKB” nė Shqipėri si njė nga vendet pilot tė pėrzgjedhura. Kryeministri Berisha, shprehu vlerėsimin e tij pėr kontributin shumė tė madh qė programi “Njė OKB”, dhe Agjencitė e Kombeve tė Bashkuara po japin nė mbėshtetje tė prioriteve tė rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik, social, mjedisin, barazisė gjinore, nė pėrputhje me agjendėn e integrimit evropian tė Shqipėrisė. Kreu i Qeverisė, Berisha theksoi se qeveria po zbaton me seriozitetin mė tė madh programin “Njė OKB” duke siguruar njė koordinim sa mė tė mirė dhe zbatim me efektivitet tė projekteve. Po ashtu, kryeministri e njohu znj. Landey me reformat kryesore dhe progresin qe ka bėrė Shqipėria duke mbajtur njė rritje ekonomike tė qėndrueshme pavarėsisht krizės financiare globale, si dhe ulje tė ndjeshme tė varfėrisė siē edhe tregoi raporti i fundit i pėrgatitur me asistencėn e PNUD dhe Bankės Botėrore. Ndėrkaq, zonja Landey theksoi se ėshtė e impresionuar nga reformat dhe progresi qė ka bėrė Shqipėria dhe veēanėrisht nė rolin drejtues qė ajo ka marrė nė zbatimin e programit “Njė OKB”. Shembulli i mirė i Shqipėrisė dhe eksperienca e fituar nė zbatimin e kėtij programi do tė shėrbejė si njė model tė cilin OKB do ta zbatojė edhe nė vende tė tjera tė botės. Ajo e falėnderoi Kryeministrin pėr mbėshtetjen e tij personale nė ecurinė e mirė tė kėtij programi si dhe punėn e madhe tė strukturave qendrore tė administratės nė zbatimin e tij me sukses.
Nikoqiri i musafirėve nga Gjermania, kryeministri Berisha, merr premtimet tė forta pėr mbėshtetjen e shtetit gjerman nė rrugėn e integrimit tė Shqipėrisė nė BE.
Kryeministri Berisha ka takuar edhe kryetarin e grupit parlamentar tė Partisė Socialdemokrate nė Bundestag-un e Republikės Federale tė Gjermanisė, Walter Kolbow.
Nė takim u bisedua mbi intensifikimin e bashkėpunimit midis dy vendeve, veēanėrisht nė fushėn ekonomike. Kryeministri Berisha e njohu Z. Kolbow me masat e marra nga qeveria, qė e kanė bėrė Shqipėrinė njė vend shumė atraktiv pėr biznesin e huaj dhe nė kėtė kuadėr, investitorėt gjermanė janė tė mirėpritur. Kryeministri Berisha vlerėsoi edhe bashkėpunimin e frytshėm me Fondacionin Friedrich Ebert dhe fondacionet e tjera gjermane dhe shprehu gatishmėrinė pėr intensifikimin e kėtij bashkėpunimi nė tė ardhmen. Z. Koblow theksoi se Shqipėria ėshtė bėrė njė vend shumė i sigurt nė rajon dhe kjo ėshtė njė arritje e rėndėsishme e kėsaj qeverie. Siguria ėshtė njė avantazh shumė i madh i vendit tuaj, tė cilin, - theksoi z. Kolbow - ne po ia bėjmė tė njohur biznesit gjerman. Z. Kolbow vlerėsoi pranimin e Shqipėrisė nė NATO si njė arritje tė madhe, e cila pėrbėn edhe njė fondament tė rėndėsishėm pėr fitimin e statusit tė vendit kandidat tė BE. Ai theksoi se Gjermania do ta mbėshtesė fort Shqipėrinė nė rrugėn e integrimit evropian
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
|