Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-09, 15:49   #3
Alaron
 
Anėtarėsuar: 09-05-09
Postime: 62
Alaron me shokė shumeAlaron me shokė shume
Gabim Titulli: Letėr proteste me rastin e 8 Marsit

Letėr burr(ec)ave...

Djali parė lindi kur Sherifi ishte anėtar i LDK-sė dhe e pagėzuam: Ibrahim
Djali i dytė lindi kur Sherifi u bė anėtar i PDK-sė dhe e pagėzuam: Hashim
Vajza e parė lindi kur fituam statusin e refugjatit nė Gjermani dhe e pagėzuam: Angela
Vajza e dytė lindi kur Clinton erdhi nė Kosovė dhe e pagėzuam: Hillary
I treti lindi kur Sherifi u anėtarėsua nė partinė Aleanca Kosova e Re dhe e pagėzuam: Pacoll

Gati ēdo ditė pėrplaset dera te ne. Gati ēdo ditė nė kėmbė, herė para vjehrre, herė para kunatave, herė para kunatit, herė para shokėve tė tij, herė para kushėrinjve, kushėrinj tė kushėrinjve, gjithmonė duhet tė jem e buzėqeshur, mikpritėse... Dhe, askush nuk paralajmėron ardhjen, shumica janė tė papunė, zyrtarisht tė papunė... Si edhe burri im personal: Sherifi.

Nėse mė dhemb koka duhet tė shtirem se jam shėndoshė e mirė, sepse mysafirėt dhembjen e kokės e shpjegojnė si qėllim i fshehtė pėr t“i dėbuar. Ata nuk e konsiderojnė vetėm kėshtu, por edhe analizojnė qėndrimin tim, dhimbjet e mia dhe gjendjen time shpirtėrore. Ata shkoqisin dhe shtjellojnė tundjen e kokės, rrudhjen e buzėve apo edhe lėvizjen e duarve dhe tė gishtave. Shtrirjen e kėmbėve, lėvizjen e gishtave tė kėmbės dhe ngritjen e vetullave. As nė banjė nuk duhet shkuar kur ke mysafir, thonė ėshtė marre!

Pėr shembull, nėse ngre vetullat, kunata thotė se po i shikoj mysafirėt me dyshim, nėse i ngrys vetullat, thonė se po i shikoj me habi. Nėse shtrij kėmbėt e shpjegojnė si indiferencė ndaj mysafirėve. Kėtė gjest mirėpo vjehrra e shpjegon ndryshe: mosrespektim ndaj saj dhe mysafirėve.

Kur lėvizi gishtat e kėmbės thonė se jam nervoze. Nėse lėvizi gishtat e duarve, thonė se jam e paqejf. Ēdo lėvizje imja ka interpretues dhe analizues. Madje kėto shpjegime mbėshteten sipas tyre edhe me fakte shkencore, sepse shume here vijat e karakterit tim ravijėzohen nė filxhanin e kafes. Kunata e madhe ėshtė eksperte pėr interpretimin e filxhanit.

Para dy javėve mė ranė gotat e ēajit nga dora mu para vjehrrės, (thėnė sinqerisht gėzohem kur bėj ēaj, sepse gotat e ēajit nuk lexohen, pėr fat!). Aty brofi Sherifi, burri im personal, mė qėlloi me grusht nė hundė dhe unė u pėrplasa pranė dritares, nė prehėr tė kunatės. Ajo u largua anash duke mė vėshtruar me njė shikim pėrbuzės dhe qortues. Vjehrrės i ra vetėm pak ēaj nė gishtat e kėmbės, (po ata gishta qė kur lėvizi unė, shpjegohen si nervozizėm i theksuar) por ajo u ngrit duke kuisur, duke hekur ēorapen me forcė dhe duke gjėmuar, sikur t“i kishte rėnė njė bombė serbe. Sherifi mė qortoi me zė tė ashpėr pėr mungesė koncentrimi, se ku e di se ku i kisha pasur mendtė dhe se kisha tentuar t“ia pėrvėlojė nanushin. Kur pa se mė rridhte gjaku nga hunda, pėr ta arsyetuar dėnim apo pėr tė krijuar njė ekuilibėr mes veprės dhe dėnimit shtoi: “ Desh na e vrave nanushin!”

Atė ditė pata menstruacionet, i kam ēdo muaj, por askush nuk duhet ta dijė; mė dhembte koka, por njerėzit e mi kishin nevojė pėr shėrbim; ata nuk ishin tė sėmurė, mirėpo nė familjen tonė gratė e sėmura quhen shtirake. Edhe serbet kur na helmonin, thoshin se po shtireshim. Mozomakeq, nuk dua tė them se burri im ėshtė si serbėt! Assesi!

Ka dhjetė vite qė jetoj nė Gjermani, qė kur na dėbuan nga katundi jonė. Kėtu jetohet ndryshe dhe femra trajtohet me respekt, por nė shtėpinė time nuk ka ndryshuar gjė. Gati po ato orendi, po ato ushqime dhe kursejmė shumė. Kemi mundėsi fantastike tė vdesim tė pasur, sepse jetojmė tepėr varfėrisht. Shumė njerėz kanė ndėrtuar shtėpi nė vendlindje, Sherifi ka ndėrmend ta bėjė mė tė madhe se kushėrinjtė e tij, me katėr kate. Tre kate pėr djemtė dhe nė tė katėrtin duhet tė banojmė ne. Sherifi preferon katin e fundit pėr t“i mbikėqyrė hyrjet dhe daljet nga ballkoni.

Nė mėngjes bėj gati fėmijėt pėr shkollė. Pak para orės tetė nisen. Janė shumė tė zellshėm dhe i dua shumė. Nė orėn tetė shkoj unė nė punė. Sherifi flenė. Nė orėn katėrmbėdhjetė e gjysmė e mbaroj dhe nxitoj nė shtėpi pėr tė gatuar drekėn. Sherifi nė kompjuter. Fėmijėt kthehen pak para meje. Dy orė pasdite i kaloj me fėmijėt duke i bėrė detyrat. Sherifi nė divan apo duke telefonuar ose duke ndėrruar kanalet televizive tė planetit tonė. Sapo t“i mbarojmė detyrat, nis tė pėrgatis darkėn dhe dėgjohet Sherifi: “Ku mbeti ajo dreq darkė?
Darkojmė. Unė laj pjatat, pastroj tryezėn. Sherifi tash lexon gazetėn dhe hedh faqet njė pas njė nė dysheme. I pėrcjell fėmijėt nė shtrat. Grumbulloj faqet e gazetės qė kanė dėshpėruar Sherifin. Sherifi shikon lajmet; televizionin gjerman, nėse nuk kemi mysafirė. Unė nis me hekurosje, Sherifi shikon lajme RTK, edhe nėse kemi mysafirė. Unė pastroj shtėpinė, Sherifi shikon lajmet nė Alsat.

Kėrkon njė gotė ujė edhe pse ka shishen me gotė para vete. Sherifi telefonon me shokėt dhe flasin pėr lirinė dhe robėrinė, pėr kombet e shtypur nė botė.... Pas orės dhjetė Sherifi shkon nė krevat dhe bėrtet: “ Eja moj loēkomane t“i bėjmė detyrat e shtėpisė...Laju se po tė vjen era djersė!” Herė pas here thotė se nuk i bėri detyrat mirė dhe se duhet korrigjuar!
Sherifi nuk mė ndihmon nė punėt e shtėpisė. As fėmijėt. Djemtė nuk i lejon , sepse sipas tij kjo ėshtė punė grash. Vajzat janė tė vogla. Ai thotė se kur djemtė ndihmojnė nėnėn, atėherė feminizohen dhe ka rrezik pėr orientimin e tyre tė mėvonshėm dhe mund devijojnė... Ata duhet tė mbeten burra me karakter mashkullor edhe atė si burri im personal, Sherifi.

Mė pret ulur mbi krevat, cullak, si zakonisht. I pėlqen tė ekspozohet, thotė se ka trup atleti. Ofshan nja dy a tri herė, kthehet nė anėn tjetėr dhe flenė i kėnaqur duke gėrhitur. Unė shikoj drejt tavanit me sy tė zgurdulluar. Aty nga ora njė pas mesnate mė vjen gjumi dhe zgjohem nė orėn pesė e dyzetepesė. Nė orėn gjashtė e gjysmė bėj mėngjesin gati. Zgjoj fėmijėt, hanė mėngjes dhe nė orėn shtatė e gjysmė ikin nė shkollė. Nė njė pjatė lė mėngjesin gati pėr Sherifin kur tė zgjohet, edhe kafen. Pesėmbėdhjetė minuta pas fėmijėve, vrapoj edhe unė shkallėve te poshtė pėr nė punė.

Sherifi ėshtė i kėnaqur me mua, mirėpo ai ka edhe njė cen: sa herė nervozohet, shqetėsohet apo dėshpėrohet, ai dėshiron seks. Tė shtunėn Sherifi kalon ditėn duke luajtur shah nė klubin shqiptar, duke pirė ēaj dhe duke analizuar politikėn e shqiptarėve tė Kosovės, politikėn e Shqipėrisė dhe atė ndėrkombėtare. Kėtė javė ndjehet shumė i preokupuar pėr Rripin e Gazės. Tė dielėn Sherifi luan top me shokė. Njė herė nė javė shkon nė palestėr.

Unė nė fund tė javės zakonisht rregulloj shtėpinė dhe shėrbej nanushin qė vjen me tri bijat te ne. Mirėpo, nė klubin shqiptar mė merr edhe mua rregullisht: ēdo 28 nėntor dhe tani edhe pėr 17 shkurtin. Ēdo 9 mars mė blen njė lule, pasi tė ketė marrė vesh se dje kishte qenė tetė marsi.

Kėshtu shtatė ditė nė javė, kėshtu ēdo muaj, kėshtu me vite. Nėse refuzoj bėhet potere e madhe dhe kėrcėnime duke m“u kanosur, se do tė shkojė nė shtėpi publike. Ndjehem njė shportė hedhurinash ku zbrazet pėr ta fituar ekuilibrin e vet. Unė jam njė qoshe e rrugicės ku ndalet qeni pėr tė bėrė shurrėn. Seksin nuk e dua. Ai ėshtė pėr mua dhunim dhe nėnshtrim, nėnshtrim deri nė asgjėsim, Sherifi ėshtė i kėnaqur me mua, edhe rrethi familjar, po!

Njė gjė harrova: qė kur Sherifi ėshtė bėrė anėtarė i Aleanca Kosova e Re, keqtrajton Ibrahimin dhe Hashimin...

Epilog
Nė shoqėri me struktura fisnore statusi superior fitohet jo nė bazė tė aftėsive, por nė bazė tė organeve gjenitale...


Ps: Nėnė, motėr, grua, vajzė... edhe Ti je njeri si unė, por egoizmi fatkeq i ndonjė soji mashkullor jo rrallė zgjatėt me vrazhdėsi deri tek tė gjitha porėt e jetės tėnde. Horizontalisht e vertikalisht zhytet thellė nė qiellin e zi tė ligėsisė mashkullore...
Teoria pėr elipsėn qė mbush horizontin me sjellje rreth vetvetes pėr ata qė elipsojnė nė tė tillė qiej, nuk vlen. Ata njerėz nuk do bėhen kurrė, jo pse s`dinė, por sepse s`donė... Duan tė mbeten lojtarė nė teatrin antik, ku kėnaqin egon e tyre tė paskrupullt nė rolet e tė “gjithėfuqishmėve”...
Nė galimatiasin e “maskulizmit” tė tyre karshi femrės akoma ekziston njė rend dhe rregull i paparė: “Hesht sa s`ta kam mbyllur gojėn”!

Pa me thoni: a durohet ky soj “burrnimi”, a durohet shtėpia qė i bien perdet?!?!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alaron : 19-05-09 nė 15:52
Alaron Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė