Kufiri, qeveria refuzoi ekspertizen italiane
Publikuar mė 02 maj, 2009 nė orėn
Qeveria shqiptare ka refuzuar ekspertizėn falas qė i ka ofruar Italia gjatė ne gociatave tė saj me Athinėn zyrtare pėr pėrcaktimin e vijės sė re kufitare nė det mes dy shteteve.
Tedi Blushi
Lajmi ėshtė bėrė publik dje pėr Gazeta Shqiptare nga burime zyrtare pranė Ministrisė sonė tė Mbrojtjes. Mėsohet se qeveria italiane nėpėrmjet ambasadės sonė nė Romė, i ka shprehur gatishmėrinė maksimale Ministrisė sonė tė Jashtme pėr ta ndihmuar gratis Shqipėrinė jo vetėm me mjete, por edhe me ekspertė tė saj gjatė kėtij procesi. Por, pėrgjigjja qė i ėshtė kthyer nga Tirana ka qenė negative. Refuzimi i ekspertizės falas italiane mėsohet se ka qenė plotėsim i kushtit tė vėnė nga pala greke, qė nė mėnyrė kategorike nuk ka pranuar qė Shqipėria tė ndihmohej nė kėtė proces nga njė palė e tretė. Ndėrkohė qė preteksti i qeverisė shqiptare pėr refuzimin e ekspertizės falas italiane ka qenė sipas tė njėjtave burime se, Shqipėria disponon mjetet dhe ekspertizėn e duhur.
Pika treshe
Shqipėria rrezikon tė futet nė njė konflikt pėr kufijtė detarė edhe me Italinė. Shkak mendohet tė shpėrbejė pikėrisht pika fundore e kufirit tė ri detar shqiptaro-grek me numrin 150. Drejtoresha e ēėshtjeve juridike nė Ministrinė tonė tė Jashtme, Ledia Hysi pohoi dy ditė mė parė se kjo pikė fundore, ėshtė nė juridiksion edhe tė shtetit italian. Kjo do tė thotė se pėr miratimin e kėsaj pike nė marrėveshjen shqiptaro-greke duhet tė ishte marrė OK edhe i Italisė, qė nė tė vėrtetė nuk ka ndodhur. Pasi nė rastin konkret ka njė marrėveshje dy dhe jo trepalėshe.
Kjo ėshtė pika nė det ku juridiksioni i tė tria shteteve bashkohet, Italisė, Shqipėrisė dhe Greqisė dhe kjo ėshtė pika qė do tė pėrcaktohet nga njė komision trepalėsh, - u shpreh Hysi pėr mediat.
Dhurimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisė rreth 225 km2 sipėrfaqe ujore. Me ndihmėn e njė eksperti topograf, Gazeta Shqiptare ka arritur tė zbardhė pak ditė mė parė faktin tronditės qė fshihet nė marrėveshjen shqiptaro-greke Pėr delimitimin e zonave pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Vija e re kufitare qė ndan ujėrat territoriale tė dy shteteve e qė pėrbėhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf, se ka prirjen pėr tu futur nė drejtim tė Karaburunit, pra nė dėm tė Shqipėrisė, me afėrsisht 11 km. Trekėndėshi i dhuruar palės greke fillon nga pika 120 e vijės kufitare. Sipas matjeve tė kryera rezulton se, pika e fundme e vijės kufitare tė ujėrave territoriale me numėr 150 ėshtė spostuar nė drejtim tė ujėrave shqiptare me rreth 30 km mė tej ose e kthyer nė milje detare, me rreth 16 milje. Nga pikėpamja strategjike detare, sikundėr mund tė shihet nė hartė edhe me sy tė lirė, figuron se pika e fundit e vijės kufitare ndodhet ekzaktėsisht nė vijė paralele me Kepin e Gjuhėzės nė Gjirin e Karaburunit. Sqarojmė se Kepi i Gjuhėzės ėshtė pika tokėsore e shtetit shqiptar mė e fundit nė det.
http://www.albaniapress.com/lajme/87...-italiane.html