Fatkeqėsitė e motit
Rrufeja vret njė 16-vjeēare nga Gjakova. Shiu dhe era mbysin njė vajzė tjetėr nė liqenin e Batllavės. Breshėri nė rajonin e Gjilanit ka shkaktuar dėme prej 3 milionė eurosh. Tė gjitha kėto kanė ndodhur tė dielėn, vetėm pėr pak minuta.
Nga Besiana Xharra mė 26.05.2009 nė ora 8:11
Njė gjashtėmbėdhjetėvjeēare nga komuna e Gjakovės, ka humbur jetėn tė dielėn pasdite, derisa ishte duke punuar nė arėn e saj. Sipas policisė, ajo ėshtė goditur nga rrufeja. Me kėrkesė tė familjarėve, zyrtarėt e policisė nuk tregojnė identitetin e viktimės.
“Rrufeja e ditės sė diel ka lėnduar pėr vdekje 16-vjeēaren, derisa po punonte nė ara. Me urdhėr tė prokurorit trupi i pajetė ėshtė dėrguar pėr ekzaminim nė
Institutin e Mjekėsisė ligjore, ndėrsa policia po vazhdon ta hetojė rastin”, thuhet nė njoftimin e policisė.
Pėrveē kėsaj, tė njėjtėn ditė, nga stuhia e papritur qė ka pėrfshirė disa pjesė tė Kosovės, breshėri i pėrcjellė me rrufe, ka mbytur edhe njė tjetėr femėr nė liqenin e Batllavės. Nė atė moment, viktima ka qenė duke u shėtitur.
“Njė femėr gjersa ishte duke shėtitur, ka rėnė aksidentalisht dhe ėshtė fundosur nė liqenin e Batllavės. Nga mjeku kompetent ėshtė konstatuar vdekja e viktimės”, thuhet nė njoftimin e policisė, ku shtohet se trupi i ėshtė dėrguar pėr obduksion.
Por shiu i pėrcjellė me bubullimė, rrufe dhe reshje tė mėdha tė breshrit, ka shkaktuar edhe shumė dėme materiale edhe nė kulturat bujqėsore.
Rajoni i Gjilanit ka pėsuar mė sė shumti nė kėtė rast, ku vlera e dėmeve, tė hėnėn ėshtė vlerėsuar tė jetė rreth 3 milionė euro. Zyra pėr informim e Komunės sė Gjilanit, bėn tė ditur se Komuna ka vendosur pėr themelimin e njė fondi emergjent. Ata i kanė bėrė thirrje edhe Qeverisė sė Kosovės qė t’iu dalė nė ndihmė.
Kjo zyrė ka sqaruar se dėmet kryesisht janė bėrė nė pullazet e shtėpive, fasadat, dritaret e shtėpive, automjetet, po ashtu dhe nė ekonominė bujqėsore.
“Shkaku i breshrit tė ditės sė diel, i cili nuk mbahet mend, institucionet komunale tė Gjilanit nėn drejtimin e kryetarit tė Komunės, Qemajl Mustafa, po atė natė kanė mbajtur takim tė jashtėzakonshėm”, thuhet nė njoftimin e zyrės pėr informim.
Nė kėtė takim, ku ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė policisė, qendra pėr menaxhim tė emergjencave dhe pėrfaqėsues tė emergjencave tė tjera, kanė marrė vendim qė tė formohet njė fond emergjent i donatorėve pėr tė ndihmuar kėtė fatkeqėsi.
Ky vendim ka ardhur pasi katėr ekipe kanė dalė nė terren dhe kanė konstatuar se dėmet e shkaktuara nga breshri i ditės sė diel, nė kėtė komunė, kalojnė shifrėn prej 3 milionė eurove.
Pasi, Komuna ka shprehur kėtė gatishmėri, kryetari i saj, Qemajl Mustafa, i ka bėrė ftesė edhe Qeverisė Kosovės dhe tė gjithė atyre qė mund tė ndihmojnė familjet dhe individėt qė kanė pėsuar nga breshėri i ditės sė diel.
Nė tė njėjtėn ditė, reshjet e mėdha tė breshrit kanė goditur edhe rajonin e Skenderajt, ku pėr pesė minuta, dėmet nė kulturat bujqėsore kanė rezultuar tė jenė shumė tė mėdha.