Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-09, 16:50   #41
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Arabia Saudite e 58-ta ne radhe.

Pakistani pёrkrah kauzёn e Kosovės
Ministri i Punėve tė Jashtme, Skender Hyseni nė ditėn e parė tė qėndrimit nė New York, ka realizuar disa takime me pėrfaqėsues tė vendeve qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn.
E mėrkurė, 27 Maj 2009 10:56

<DIV id=news_detail_content>Shefi i diplomacisė kosovare ka marrė garanci nga pėrfaqėsues tė disa shteteve se, njohja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė vetėm ēėshtje kohe.

Jemeni: Pavarėsia e Kosovės ёshtё e pakthyeshme

Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Skender Hyseni – siē theksohet nė njė komunikatė pėr media tė kėsaj ministrie - ka pasur njė takim tė frytshėm me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Jemenit nё Kombet e Bashkuara, ambasadorin Abdullah M. Alsaidi.

Gjatė takimit, Hyseni ka folur pёr pёrparimin e arritur nё Kosovё qё nga shpallja e pavarёsisё dhe ka kёrkuar qё Qeveria e Jemenit tё shqyrtojё sa mё parё njohjen e Republikёs sё Kosovёs.

Ambasadori Alsaidi, nga ana e tij – siē theksohet nė komunikatė - e ka siguruar ministrin Hyseni se do tё punojё personalisht qё tё pёrshpejtohet procesi i njohjes sė Kosovės nga Qeveria e Jemenit.

Gjatė takimit, Ambasadori Alsaidi ka thёnё se, "pavarёsia e Kosovёs nuk ka pasur alternativё" dhe se, "pavarёsia e Kosovёs ёshtё e pakthyeshme". Ai, gjithashtu, ka thёnё se rasti i Kosovёs ёshtё njё rast i pakrahasueshёm.

Timori Lindor: Njohja e Kosovёs, vetёm ēёshtje kohe

Nё vazhdёn e takimeve me pёrfaqёsues tё pёrhershёm tё akredituar pranё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara nė Neė York, ministri Hyseni ka pasur njė takim mjaft miqėsor edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Timorit Lindor, ambasadorin Nelson Santos.

Santos e ka falёnderuar Hysenin pёr informacionet e bollshme pёr zhvillimet mё tё fundit nё Republikёn e Kosovёs. Po ashtu – siē bėn tė ditur Ministria e Jashtme e Kosovės – ai e ka siguruar ministrin Hyseni se ēёshtja e Kosovёs ёshtё mjaft lart nё agjendёn e Qeverisё sё Timorit Lindor.

Ai, gjithashtu, ka thёnё se ēёshtja e njohjes sё Republikёs sё Kosovёs nga Qeveria e Timorit Lindor ёshtё "vetёm ēёshtje kohe" dhe se ёshtё e qartё se "pavarёsia e Kosovёs ёshtё e pakthyeshme".

Herёt apo vonё edhe Egjipti do ta njohė Kosovėn

Njė nga takimet qė ministri Hyseni ka pasur nė ditėn e parė tė qėndrimit nė Neė York, ka qenė edhe ai me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Egjiptit nё Kombet e Bashkuara, ambasadorin Maged A. Abdelaziz.

Gjatė kėtij takimi, ministri e ka njohur ambasadorin Abdelaziz me zhvillimet shumėplanėshe tė Kosovės, duke u ndalur veēanėrisht te konteksti i pёrgjithshёm i shpёrbёrjes sё ish-Jugosllavisё, te trendet e njohjes sё Republikёs sё Kosovёs, te anёtarёsimi i saj nė organizata ndёrkombёtare dhe aspekte tjera tё rёndёsishme tё konsolidimit tё shtetit tё Kosovёs.

Nga ana e tij – siē theksohet nė komunikatė - Abdelaziz ka thёnё se Egjipi ёshtё duke i pёrcjellё nga afёr zhvillimet nё dhe rreth Kosovёs. Gjithashtu, ambasadori egjiptian ka thёnё se herёt apo vonё Egjipti do t'i bashkohet vendeve qё e kanё njohur Republikёn e Kosovёs.

Qeveria pakistaneze pёrkrah kauzёn e Kosovės

Nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Pakistanit nё OKB, ambasadorin Abdullah Hussain Haroon, ministri Hyseni ka folur pёr rёndёsinё e veēantё tё njohjeve dhe tё anёtarёsimit tё Kosovёs nё institucionet ndёrkombёtare.

Hyseni e ka falёnderuaraAmbasadorin pakistanez pёr mbёshtetjen e Pakistanit dhe votimin e rezolutёs sё Organizatёs sё Konferencёs Islamike pёr Kosovёn. Gjithashtu, ai ka pёrsёritur kёrkesёn e tij qё Qeveria Pakistaneze tё shqyrtojё njohjen sa mё parё tё Republikёs sё Kosovёs.

Lidhur me qёndrimin e Qeverisё sё Pakistanit, ambasadori Pakistanez ёshtё shprehur se "ne pёrfundimisht e pёrkrahim kauzёn tuaj".

Kёrkesa pёr pavarёsi vlerёsohet pozitivisht nga Haiti

Nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Haitit nё Kombet e Bashkuara, ambasadorin Léo Mérorčs, shefi i diplomacisė kosovare ka ripёrsёritur kёrkesёn pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs nga Qeveria e Hatitit.

Gjatė kėtij takimi, Hyseni po ashtu ka folur pёr zhvillimet mё tё fundit dhe tё arriturat nё Kosovё qё nga shpallja e pavarёsisё, duke e njohur bashkėbiseduesin me progresin e gjithanshėm tė shtetit mė tė ri tė botės.

Nga ana e tij, ambasadori i Haitit shprehu bindjen e tij se Qeveria e Haitit shpejt do tё vlerёsojё drejtshmёrinё e kёrkesёs pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs. /Telegrafi/


var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė