Titulli: Zgjedhjet parlamentare nė Shqiperi....
Aderholt: Berisha si Eisenhower
Bota sot(Tiranė)
Anderholt Berishės: Sukseset tuaja na binden qe tu pranojmė nė NATO
Tiranė-Kongresmeni amerikan Robert Aderholt, theksoi gjatė takimit me kryeministrin e Shqipėrisė, dr. Sali Berisha, se lidershipi dhe reformat e suksesshme tė Kryeministrit Berisha bindėn SHBA-tė dhe aleatėt tė pranonin Shqipėrinė nė NATO. Zyra e shtypit e Kryeministrisė bėri tė ditur sot se Kryeministri Berisha falėnderoi Kongresmenin Amerikan Robert Aderholt, i cili ndodhet pėr njė vizitė disaditore nė vendin tonė, pėr mbėshtetjen e tij personale dhe tė Kongresit Amerikan, por edhe tė tė gjitha institucioneve tė SHBA-ve dhe popullit amerikan ndaj Shqipėrisė, gjatė gjithė kėtyre viteve tė tranzicionit dhe ndėrtimit tė demokracisė e shtetit ligjor, nė veēanti pėr pėrkrahjen e fuqishme dhe mbėshtetjen e jashtėzakonshme pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, tė cilin Kryeministri Berisha e cilėsoi si njė ngjarje madhore historike pėr mbarė kombin shqiptar. Kongresmeni Aderholt i shprehu Kryeministrit Berisha urimet mė tė pėrzemėrta pėr realizimin e projektit madhor tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO. “Falė lidershipit tuaj dhe falė reformave tė suksesshme tė ndėrmarra nga ju dhe qeveria qė ju drejtoni, ju arritėt tė bindi SHBA-tė dhe aleatėt tė pranonin Shqipėrinė nė gjirin e Aleancės mė tė suksesshme politiko-ushtarake. Jo ēdo vend anėtarėsohet nė NATO. Bėrja anėtare e plotė e Shqipėrisė dėshmon qartė angazhimin dhe pėrkushtimin tuaj nė kauzėn dhe vlerat e Aleancės dhe ėshtė njė arritje e madhe pėr ju, pėr qeverinė tuaj dhe pėr Shqipėrinė e qytetarėt e saj”, u shpreh Kongresmeni Aderholt. Kongresmeni Aderholt vlerėsoi ndryshimet e jashtėzakonshme qė kanė ndodhur gjatė kėtyre viteve tė fundit nė Shqipėri, reformat nė tė gjitha fushat dhe nė veēanti, arritjet e pakrahasueshme tė qeverisė shqiptare pėr sa i pėrket ndėrtimit tė infrastrukturave dhe veprave madhėshtore e moderne nė vend. Ai u shpreh jashtėzakonisht i impresionuar nga rruga Durrės- Kukės-Morinė. “Jam i mrekulluar nga pamja madhėshtore e kėsaj vepre gjigande. Ėshtė vėshtirė tė besosh qė Shqipėria arriti nė njė kohė kaq tė shkurtėr tė realizojė njė projekt tė tillė, njė arritje a papėrshkrueshme”, u shpreh Aderholt. Duke vlerėsuar rolin e rėndėsishėm qė kjo rrugė do tė luajė si pėr forcimin e marrėdhėnieve tė ngushta midis Shqipėrisė e Kosovės dhe zhvillimin ekonomik tė tė dy vendeve, por edhe pėr forcimin e shkėmbimeve dhe zhvillimin e konsolidimin e lidhjeve e miqėsisė tė mbare rajonit, Kongresmeni Aderholt e krahasoi Kryeministrin Berisha me Presidentin Amerikan Eisenhover, i cili ka mbetur nė memorien e popullit amerikan si ati i sistemit kombėtar tė rrugėve qė lidhin shtetet federale nė njė rrjet kombėtar infrastrukturor nė SHBA.
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
|