Banned
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
|
Titulli: Si tė kemi njė Familje tė lumtur?
Si mund tė realizohet vazhdimėsia e dashurisė
Dashurojmė dhe duam qė tė na dashurojnė. Duam tė ndihemi gjithmonė tė tillė.
E diel, 15 Shkurt 2009 12:37
Por jeta, shqetėsimet e ndryshme qė sjell ajo, mund tė na largojnė nga kjo ndjenjė, duke na bėrė mė tė ftohtė, mė tė largėt pėr njėri-tjetrin. Allahu e vlerėson shumė kėtė ndjenjė si ndjenjėn mė tė bukur dhe ėshtė pikėrisht dashuria e tij ndaj nesh kur na fal mėkatet; ėshtė dashuria e Tij pėr njeriun kur krijoi femrėn. Allahu i lartėsuar nė Kuran thotė: "Dhe prej shenjave tė tij ėshtė se Ai krijoi pėr ju nga vetė vetet tuaja bashkėshorte qė tė preheni tek ato e mes jush krijoi ngrohtėsi dhe mėshirė. Me tė vėrtetė qė kėtu ka ajete pėr njė popull qė mendon" (30: 21).
Vėzhguesi i kėtij ajeti do tė gjejė se ai pėrfshin anė tė ndryshme tė jetės sentimentale mes burrit dhe gruas. Ana e parė qė ai pėrfshin ėshtė qetėsia shpirtėrore, e cila, nėse arrihet, lėshon gėzim e hare, i dhuron njeriut tė gėzojė shėndet psikik, duke e ndihmuar atė tė pėrballet me ēėshtjet e jetės dhe kapėrcimin e vėshtirėsive. Kėshtu, burri rigjeneron aftėsitė e tij nė punė dhe gruaja e rrit pėrkujdesjen e saj ndaj fėmijėve; familja i ofron shoqėrisė njė brez fėmijėsh me tė cilėt mund tė mburren ata dhe vetė vendi. Ngrohtėsia dhe mėshira qė rrjedhin edhe nga emrat e Allahut, "El Uedudu, Err Rrahim" janė gjėja mė e bukur e lidhjes martesore. Ndikimi mė i rėndėsishėm i tyre nė shpirtin njerėzor ėshtė ngritja e moralit. Tėrė kėto shenja janė edhe synimet kryesore tė jetės bashkėshortore, pa tė cilat nuk mund tė ketė qėndrueshmėri nė familje dhe as njeriu nuk do tė mund tė qėndronte mbi sipėrfaqen e tokės.
Atė qė Allahu e pėrmend nė tėrėsinė e dashurisė mes bashkėshortėve, ka kaluar nė kohė atė qė sot thonė psikologėt, tė cilėt theksojnė domosdoshmėrinė e dashurisė nė jetėn e njeriut si dhe nevojėn e ēdo njeriu pėr tė ndier dashurinė e tė tjerėve. Kjo nevojė njerėzore ėshtė burimi i shėndetit psikik sė njeriut. Ata gjithashtu theksojnė edhe rėndėsinė e dashurisė dhe ngrohtėsisė nė pesė vitet e para tė jetės sė njeriut dhe mospėrballjen e tij me kriza sentimentale qė ai tė mund tė rritet i shėndetshėm nga ana psikike. Pėr tė njohur nevojėn e madhe tė njeriut pėr dashuri, u zhvillua njė studim qė nxjerr nė pah masėn e rėndėsisė sė kėsaj nevoje.
Kur u privuan nga dashuria
Ky studim u bė mbi njė grup fėmijėsh qė ata morėn dhe i ndanė nė dy grupe. Grupi i parė u rrethua nga ngrohtėsia, pėrkujdesja e dashuria pėrkrah ushqimit tė mirė. Ndėrsa grupi i dytė u ushqyen me ushqim tė tė njėjtit nivel tė grupit tė parė, por ata u privuan nga dashuria, ledhet, ngrohtėsia dhe pėrkujdesja. Rezultatet e studimit treguan se rritja fizike nė fėmijėt e grupit tė parė shoqėrohej me shėndet psikik dhe moral tė lartė, ndėrsa tek fėmijėt e grupit tė dytė, njė pjesė e mirė e tyre vdiqėn dhe tek ata qė mbetėn gjallė, u shfaqėn shenjat e sėmundjeve psikike, duke bėrė njė jetė me moral tė dobėt.
Pesė vitet e para
Sa e ngjashme ėshtė jeta e bashkėshortėve me jetėn e kėtyre fėmijėve. Martesat qė janė tė rrethuara me pėrkujdesje, ngrohtėsi e dashuri, individėt e tyre jetojnė nė mirėsi tė pėrhershme, jetojnė, rriten e lindin fėmijė tė shėndetshėm sidomos nga ana psikike, ndėrsa martesat qė privohen nga dashuria, njė pjesė e tyre vdesin dhe mbarojnė e ato qė mbijetojnė, jetojnė me dhembje dhe konflikt tė pėrhershėm.
Sa e ngjashme ėshtė jeta bashkėshortore dhe rritja e saj me jetėn dhe rritjen e fėmijės. Nėse bashkėshortėt nuk e fillojnė atė me dashuri, ngrohtėsi e pėrkujdesje, shumė shpejt do tė rrėnohet e vdesė. Ndėrtesa e jetės sė njeriut fillon nga njė pikė uji. Kėshtu, edhe ndėrtesa e jetės bashkėshortore fillon me tullėn e parė. Pesė vitet e para tė saj konsiderohen shtylla kryesore pėr pjesėn tjetėr tė ndėrtesės, pėr tė pėrfunduar me sukses apo dėshtim.
Ėshtė tepėr e lehtė pėr njeriun tė martohet, por tėrė vėshtirėsia qėndron nė ruajtjen e dashurisė pėr gjatė viteve tė gjata tė martesės. Kjo kėrkon njė mund tė madh, bashkėveprim e mbėshtetje prej tė dy bashkėshortėve. Nė proverbat popullore thuhet se njė dorė e vetme nuk duartroket, kėshtu edhe pėrpjekjet qė bėn njė person i vetėm pa shokun e tij tė jetės pėr tė ruajtur lumturinė bashkėshortore, do tė ishin tė kota nėse ato nuk do tė mbėshteten e tė gjejnė pėrpjekje tė njėjta apo edhe mė tė shumta nga pala tjetėr. Por, si do tė mund tė ruajė njeriu dashurinė gjatė viteve tė martesės? Ē'i bėn disa martesa tė jetė tė lumtura e disa tė tjera tė dėshpėruara?
Allahu i lartėsuar ka vėnė tė drejta bashkėshortore qė sigurojnė vazhdimėsinė e jetės familjare dhe realizon lumturinė mes dy bashkėshortėve. Nėse ka tė drejta qė janė tė veēanta pėr burrin, si pėr shembull, e drejta e bindjes dhe edukimi i fėmijėve apo tė tjera tė veēanta pėr gruan, si pėr shembull, mehri (dhurata e martesės qė burri i jep gruas), banesa etj, ka tė tjera tė drejta tė pėrbashkėta ku tė dy bashkėshortėt kontribuojnė sė bashku nė realizimin e tyre. Lumturia nuk arrihet vetėm kur njėri kryen detyrimin e tij e tjetri jo. Kėto janė tė drejta qė nėse secili kryen detyrėn e vet, do tė ishte shkak pėr vazhdimėsinė e dashurisė qė ka lindur nė fillim tė martesės, madje do tė vazhdojė tė mbetet e tillė pėr pjesėn tjetėr tė jetės, lulėzimi i saj do tė vazhdojė pėr tėrė jetėn. Njė nga tė drejtat mė tė rėndėsishme tė pėrbashkėta ėshtė edhe bashkėjetesa e mirė.
Kjo bashkėjetesė ka lidhje me marrėdhėniet mes bashkėshortėve, qofshin ato sentimentale apo edhe fizike, ku tėrė qėllimi ėshtė qė secili prej tyre tė pėrpiqet tė lidhet, tė kuptojė, tė afrojė dhe tė ndėrtojnė marrėdhėnie tė mira mes tij dhe bashkėshortit tė tij nė jetė. Profeti (a.s) e ka pėrmbledhur kėtė me thėnien e tij: "Nuk lejohet dėmi ndaj tjetrit e as ndaj vetes". Pra, asnjėrit prej bashkėshortėve nuk i lejohet tė dėmtojė tjetrin e as tė bėhet shkak qė tjetri t'i bėjė dėm. E duke qenė se ky parim njerėzor, pėr tė cilin Profeti (a.s) porosit qė tė sundojė nė marrėdhėniet njerėzore me tėrė dimensionet e tij, ėshtė logjike dhe parėsore qė tė jetė e tė bėhet kushtetuta e qė rregullon marrėdhėniet mes bashkėshortėve.
Hapa praktikė pėr tė rifreskuar dashurinė
Nėse do tė shikonim ajetin kuranor: "Pėr ju bėri nga vetė vetja juaj bashkėshorte, qė tė preheni tek ato", mund ta afronim me burrin kur kthehet nė shtėpi dhe e gjen gruan e tij tė pastėr e tėrheqėse, duke e pritur me fjalė tė ėmbla, ushqim e pėrkujdesje qė ai tė prehet tek ajo e tė hedhė tej dynjanė dhe problemet e saj pas shpine, ta harrojė e mohojė atė. Ka hyrė nė shtėpizėn e tij tė ngrohtė qė tė gjejė ngrohtėsi dhe mėshirė sė bashku. Kėshtu, edhe gruaja, kur burri i saj kthehet tek ajo pas mungesės nė punė, e pret atė me mall dhe ngazėllim qė tek ai tė rigjejė sigurinė, pėrkujdesjen, mbrojtjen dhe dashurinė, duke harruar lodhjen e saj, zhurmėn e fėmijėve dhe kėrkesat e shtėpisė, tė prehet nė shtėpizėn e saj tė ngrohtė e tė hedhė pas krahėve nė harresė e mohim dynjanė dhe hallet e saj. Mendo bashkė me mua, si do tė mund tė jetė njė familje kur kreu i saj dhe ndihmėsja e tij do tė kenė kėtė moral tė lartė, shpirt tė pastėr dhe ngrohtėsi? Si do tė jetė reflektimi i tyre nė edukimin dhe pėrkujdesjen ndaj fėmijėve pėrderisa babai ėshtė nė kulmin e zemėrbardhėsisė sė tij dhe nėna nė kulmin e ngazėllimit tė saj? Fėmijėt patjetėr do tė gjejnė tek ta vend pėr tė diskutuar, shaka, lojė dhe mėsim.
Por, kur kjo shtėpizė bashkėshortore do tė jetė e ndezur nė zjarr, bashkėshortėt nuk do tė kenė asnjė mundėsi tė qetėsohen. Njėri do tė privojė tjetrin nga kėto momente hyjnore tė qetėsisė e prehjes. Patjetėr qė kjo do tė pasqyrohet nė jetėn e bashkėshortėve dhe rolit tė tyre nė pėrkujdesjen e familjes dhe tė fėmijėve. Nė ajetin kuranor "qė tė preheni" qė ėshtė nė kohėn e tashme, nėnkupton vazhdimėsi nė rinovim ditė pas dite. Kėshtu, nė ajetin kuranor "Pėr ju ne bėmė nga vetė vetja juaj", pra, gruaja dhe burri janė njė i vetėm nė ēdo gjė, pra, nga vetė vetja jote krijoi njė bashkėshorte qė tė prehesh tek ajo. Pėrngjasimi i gruas me vendprehjeje ėshtė pėrngjasim i bukur. Ashtu si edhe shtėpia qė ka nevojė herė pas here pėr rikonstruksion e lyerje, edhe jeta bashkėshortore ka nevojė pėr rikonstruksion tė vazhdueshėm, sidomos pas moshės tridhjetė vjeēare, sepse burrat mendojnė se gratė e tyre pas moshės tridhjetėvjeēare bien nė plogėshti dhe fillojnė e merren me edukimin e fėmijėve, duke lenė pas dore burrin. Kjo mund t'i bėjė ata tė hedhin sytė nė vend tjetėr. A nuk e di se gjysma e problemit ėshtė pėr shkak tė tij dhe rolit tė tij nė rikonstruksionin e banesės bashkėshortore?
A mund t'i hedhim njė sy kėtyre hapave praktikė, qė kujtdo tė mund tia rifreskojė jetėn e tij bashkėshortore?
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 30-05-09 nė 21:47
|