Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-09, 21:50   #2
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Muhamedi a.s. sipas kendveshtrimit te krishtere

Kėndvėshtrimet e krishtera tė cilat e shohin Muhamedin si njė profet

Duhet pėrmendur se kanė ekzistuar gjithnjė pėrpjekje pėr tė arrirė nė njė vlerėsim mė pozitiv dhe dashamirės ndaj profetit Muhamed. Ndėrmjet britanikėve, poeti Carlyle ishte njė prej tė parėve i cili, nė njė leksion mbi heronjtė dhe profetėt tė mbajtur nė vitin 1840, u pėrpoq ta shihte Muhamedin si njė hero tė mirėfilltė ndėrmjet profetėve[1]. Veēanėrisht nė shekullin e fundit, shkrimtarėt e krishterė janė pėrpjekur tė jenė tė drejtė me figurėn e Muhamedit, i cili ia kushtoi jetėn e tij bindjes ndaj Zotit, si dhe tė pranojnė vokacionin e tij tė vėshtirė si njė profet. Janė shkruar shumė libra nga tė krishterė tė cilėt janė pėrpjekur tė japin njė portretizim mė dashamirės tė Muhamedit, ndonėse ėshtė pothuajse e pamundur pėr njė tė krishterė qė ta shohė Muhamedin njėsoj siē bėjnė edhe myslimanėt, kjo pėr arsye tė cilat unė do pėrpiqem ti qartėsoj nė vijim. Gjithsesi, njė vlerėsim i ndjeshėm dhe pozitiv ėshtė i mundur tė arrihet, dhe ndėrmjet shkrimtarėve bashkėkohorė tė krishterė Kenneth Cragg ėshtė ndoshta ai i cili i ka kushtuar kėsaj ēėshtjeje rėndėsinė mė tė madhe.

Cragg ishte njė peshkopi anglikan i Jeruzalemit, dhe komentuesi mė i mirė i krishterė pėrsa i pėrket Islamit, ai zotėronte njė dije tė mrekullueshme rreth subjektit tė tij dhe njė dėshirė tė vėrtetė pėr tė shtyrė pėrpara kuptimin dhe miqėsinė midis Islamit dhe Krishterimit. Nė njė sėrė librash, por veēanėrisht nė librin e tij "Muhamedi dhe tė krishterėt" [2], i shkruar kryesisht pėr tė krishterėt, ai ka folur nė njė mėnyrė tė tillė qė padyshim ka pėrforcuar pafund kuptimin dhe admirimin e krishterė pėr Islamin.

Qė nė fillim, ai e pranonte Muhamedin si njė profet tė vėrtetė tė unitetit, sovranitetit, kėrkesės dhe gjykimit tė Zotit. Ai e njihte atė si njė njeri i cili jetoi nė bindje tė plotė e tė ndėrgjegjshme ndaj Zotit, nė kėtė ai ishte njė njeri i cili kishte realizuar idealin e jetės myslimane duke qenė "i pari prej myslimanėve", i pari nė nder dhe rėndėsi prej robėrve tė Zotit. Vėshtirėsia e parė madhore qė shfaqet pėr tė krishterėt ėshtė se Kurani shpesh duket se kundėrshton Dhjatėn e Re, e cila ėshtė shkrimi bazė i besimit tė krishterė. Mė qartėsisht ky kundėrshtim shfaqet nė mohimin qė Kurani i bėn kryqėzimit tė Jezusit, i cili qėndron nė zemėr tė devocionit tė krishterė. Pėr rrjedhojė, ėshtė e pamundur pėr tė krishterėt qė tė pranojnė idenė e pagabueshmėrisė sė Kuranit, e nė lidhje mė kėtė ata e kanė tė pamundur ta vlerėsojnė Muhamedin si njė mjet i fjalės sė Zotit. Sidoqoftė, pohon Cragg-u, ėshtė e mundur ta pranojmė diēka si shpallje madje edhe atėherė kur ajo ėshtė e gabueshme, shumė tė krishterė kanė kėtė mendim edhe pėr tekstin biblik. Por pak, pėr tė mos thėnė asnjė, myslimanė janė tė gatshėm tė pranojnė kėtė kėndvėshtrim.

Kėtu pėrballemi me njė ēėshtje thelbėsore lidhur me natyrėn e revelatės hyjnore. Tė krishterėt zakonisht kanė pohuar se Bibla ėshtė e frymėzuar nga Zoti, e shpesh ata kanė menduar se ajo ėshtė pagabueshme. Por ėshtė e qartė se Bibla ėshtė shkruar nga shumė njerėz tė ndryshėm pėrgjatė periudhave tė ndryshme historike, dhe se ajo pėrmban shumė kėndvėshtrime tė ndryshme, duke nisur qė nga pesimizmi i librit tė Predikuesit deri tek optimizmi i disa psalmeve tė caktuara. Kėshtu qė ideja e frymėzimit ka qenė gjithnjė njė ēėshtje e ndėrlikuar nė teologjinė e krishterė, dhe rrallėherė ėshtė folur pėr ndonjė diktim tė fjalės sė vėrtetė tė Zotit, nė kuptimin qė Zoti ishte autori i drejtpėrdrejt i saj (Biblės). Pėr rrjedhojė, pėr tė krishterėt ėshtė krejtėsisht e mundur ta interpretojnė idenė e frymėzimit nė njė kuptim tė gjerė, i cili nuk pėrmban doemos idenė e pagabueshmėrisė, veēanėrisht nė lidhje me ēėshtje tė errėta apo ndryshe me fakte tė panjohura.

Njė rrugė e tillė nuk ėshtė e disponueshme pėr myslimanėt, pėr tė cilėt Muhamedi ishte thjesht pėrēuesi i Kuranit, tė cilin ai e recitonte ashtu siē e dėgjonte nga engjėlli Xhebrail. Kuptimi i verseteve kuranore mund tė jetė krejtėsisht i paqartė dhe i parrokshėm nga ndonjė interpretim, por gjithsesi ato mbeten ende versete tė shpallura drejtpėrdrejt nga Zoti dhe nuk janė subjekt i asnjė rishikimi tė mundshėm. Kėshtu qė do tė ketė gjithnjė njė dallim midis tė krishterėve dhe myslimanėve nė lidhje me llojin e profetit qė Muhamedi pėrfaqėsonte.

Tė krishterėt mund ta shohin atė si njė njeri tė frymėzuar vėrtet prej Zotit, i thirrur nga Ai pėr tė shpallur njė besim rreptėsishtė monoteist, dhe tė zgjedhur prej Tij pėr kėtė qėllim. Duke e parė figurėn e Muhamedit nė kėtė kėndvėshtrim, tė krishterėt mund ta rreshtojnė atė nė tė njėjtin nivel me tė gjithė profetėt e Izraelit dhe me apostujt e hershėm tė kishės sė krishterė. Madje, nga njė kėndvėshtrim vėrtet i krishterė, do tė ishte e mundur qė Muhamedin ta vendosnim nė tė njėjtin nivel me Jezu Krishtin, pėrsa i pėrket profetėsisė (duke mos anashkaluar faktin qė pėr tė krishterėt Jezu Krishti ėshtė mė shumė se "thjesht njė profet" [3]). Me fjalė tė tjera, njė i krishterė mund ta shohė Muhamedin si njė njeri tė frymėzuar nė tė njėjtin kuptim si profetėt hebrenj dhe tė krishterė, rrjedhimisht ti njohė atij nderimin mė tė lartė qė i takon njė profeti tė vėrtetė. Sidoqoftė, megjithėkėtė qė sapo thamė tė krishterėt pėrsėri nuk barazohen me perceptimin mysliman qė e sheh Muhamedin si tė zgjedhurin unik tė Zotit pėr tė shprehur fjalėn pėrfundimtare dhe tė padiskutueshme tė Tij. Tė krishterėt nuk janė tė njėzėshėm as midis tyre pėrsa i pėrket natyrės sė saktė tė revelatės, rreth asaj se deri nė ēfarė pike ajo duhet marrė nė mėnyrė tė fjalėpėrfjalshme. Por pranohet gjerėsisht sė fokusi i revelatės ėshtė personi i Jezu Krishtit, dhe se pikėrisht nė personin e tij shquhet imazhi i dukshėm i Zotit tė padukshėm. [4] Zakonisht myslimanėt nuk shohin nė kėtė mėnyrė as Jezusin e as Muhamedin. Pėr Islamin njerėzit nuk janė tė krijuar sipas imazhit tė Zotit dhe Muhamedi, ndonėse zakonisht ėshtė parė si njė qenie e pėrsosur njerėzore, nuk shihet si njė imazh apo shprehje e hyjnores, e cila mbetet krejtėsisht e ndryshme nga gjithēka. Muhamedi ėshtė profeti i pėrsosur, ai i cili i ėshtė nėnshtruar plotėsisht dhe realisht Zotit, por jo dikush i cili tregon se ēfarė ėshtė Zoti (disa grupe myslimane si Ismailitėt e kanė parė Muhamedin nė kėtė kėndvėshtrim, por ata janė konsideruar gjithnjė si heretikė).

Kėshtu qė perceptimi i tė krishterėve pėr Muhamedin si njė profet, asnjėherė nuk mund tė pajtohet me perceptimin mysliman pėr tė. Pėr tė krishterėt, Muhamedi mund tė shihet si njė njeri i frymėzuar nga Zoti, i pajisur me njė mesazh hyjnor tė vėrtetė i cili, gjithsesi, ėshtė i kufizuar nė varėsi tė vendit dhe kohės. Pėr myslimanėt, Muhamedi ishte krejtėsisht i pastėr, por gjithnjė plotėsisht dhe thjesht njė njeri, mjet pėr pėrēimin e fjalės sė vėrtetė tė Zotit, e cila nuk gėnjen dhe nuk shtiret asnjėherė. Pėr tė krishterėt, ėshtė e krejtėsisht e mundur qė ti japin Muhamedit nderimin mė tė madh si njė profet, e tė shohin tek ai njė ideal tė veēantė njerėzor. Por mbetja e dallimeve nė perceptim vjen si pasojė e dallimeve nė kuptimin e thelbit tė revelatės, dhe tė mėnyrės se si ajo jepet dhe pranohet. Nėse arrijmė ta kuptojmė plotėsisht kėtė pikė atėherė do tė kemi mė pak tundime pėr tė denigruar si Jezusin ashtu edhe Muhamedin. Ėshtė e mundur qė ti shohim kėto personazhe si trupėzime tė llojeve tė ndryshme tė revelatės, ose mė sė paku si pėrmbledhės tė kuptimeve tė ndryshme tė revelatės hyjnore. Nė kėtė mėnyrė ata do tė mbeteshin krejtėsisht vetvetja, e jo lloje tė ndryshme tė tė njėjtės gjė. Nga kjo mund tė kuptohet se si gjithsecili prej tyre u bė burimi krijues i revelatės hyjnore, ndonėse tė llojit tė ndryshėm, pėr bashkėsitė tė cilat jetojnė falė mėsimeve tė tyre.
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė