Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
|
Titulli: Muhamedi a.s. sipas kendveshtrimit te krishtere
Jezusi dhe Muhamedi
Dallimet themelore, ndėrmjet Islamit dhe Krishterimit, nė kuptimin e revelatės kanė dėrguar nė njė tjetėr grup mospajtimesh nė lidhje me rolin e njeriut nė revelatė. Muhamedi ishte njė luftėtarė dhe burrė shteti i suksesshėm, mėsimet e tė cilit dėrguan nė unitetin e shumė fiseve arabe dhe nė kohezionin e tyre nė njė fuqi morale dhe ushtarake tė jashtėzakonshme. Ndėrsa Jezusi, siē pohojnė tė krishterėt, vdiq si njė kriminel ndėrsa dishepujt e tij mbetėn pėr shumė vite si njė minoritet i shtypur dhe i margjinalizuar, pa asnjė rol politik domethėnės. Shpesh myslimanėt nuk arrin tė shohin asnjė vlerė nė qasjen tepėr pasive tė Jezusit pėrballė shtypjes sė ushtruar ndaj tij. Ngjashėm, tė krishterėt ndonjėherė e shohin vendosmėrinė e Muhamedit nė pėrdorimin e forcės, pėr tė dėrrmuar kundėrshtarėt e tij, mė shumė si njė dobėsi se sa njė virtyt. Kjo, madje edhe sipas Cragg-ut, dėrgon nė krijimin e njė dallimi tė theksuar midis dashurisė sė pakushtėzuar tė Jezusit dhe bashkimit pėrmes pėrpjekjes sė armatosur qė Muhamedi i urdhėroi ndjekėsve tė tij.
Cragg-u me tė drejtė e konsideroi kryqėzimin si pjesa mė qendrore e revelatės sė krishterė. Pwr tw, ai tregon, mė shumė se gjithēka tjetėr, gjerėsinė dhe thellėsinė e dashurisė sė pakushtėzuar e cila ėshtė pėrgatitur pėr tė vuajtur maksimalisht nė mėnyrė qė tė bėj tė mundur pajtimin e njerėzimit me Zotin. Ndėrsa Kurani mohon qė Jezusi tė jetė kryqėzuar. Sipas tij Jezusi ėshtė ngritur drejtpėrsėdrejti nė praninė e Zotit, misioni i tij dėshtoi, dhe hebrenjve thjesht i ngjau sikur e kryqėzuan atė. Njė prej arsyeve pėr njė mohim tė tillė mund jetė edhe se njė mysliman nuk arrin ta kuptojė se si njė shėrbėtor i Zotit mund tė vuaj disfatėn. Mohimi i kryqėzimit tė Jezusit ėshtė shenjė pėr atė qė, sipas tė krishterėve, mesa duket ėshtė njė lloj mangėsie apo boshllėku nė shpalljen e mesazhit hyjnor tė pėrēuar nga Muhamedi. Siē ėshtė shprehur edhe Cragg-u, "Pėr tė krishterėt modeli i jetės (sirės) sė Muhamedit do tė jetė gjithnjė nė konflikt me fuqinė dhe perspektivėn e kryqit" [5] Muhamedi ishte qartėsisht njė luftėtarė dhe njė lider politik. Pjesa mė e madhe e tėrheqjes qė myslimanėt kanė ndaj tij qėndron nė faktin se ai shihet prej tyre si njė profet ideal, mėsues, bashkėshort, lider, udhėheqės, administrator dhe njeri. Ai nuk mund tė ketė qenė ideal nėse nuk do tė ishte pėrfshirė plotėsisht nė jetėn ekonomike dhe sociale tė njerėzve tė tij. Njė jetė e cila pėrfshin njė lloj arratisje nga pėrgjegjėsia dhe pėrfshirja sociale do tė shihej si e mangėt ose e papėrsosur. Njeriu ideal duhet te ketė qenė i martuar dhe njė lider i suksesshėm, nė kuptimin politik tė fjalės. Kur tė krishterėt e marrin Jezusin si idealin e tyre, ata kuptojnė krejt tjetėr gjė. Jezusi pothuajse sigurisht ka qenė i pamartuar, ai nuk ka qenė njė figurė e suksesshme politike, dhe ėshtė paraqitur si njė njeri qė ka rekomanduar paqen dhe si njė njeri qė ka pranuar njė vdekje tė padrejtė pa u pėrpjekur tė ndreq shtypjen qė i bėhej popullit hebre nė atė kohė. Rrjedhimisht, tė krishterėt e shohin dashurinė vuajtėse si njė element thelbėsor nė vetshpalljen hyjnore, dhe janė shumė tė kujdesshėm nė konsiderimin e dhunės sė ēfarėdolloji si njė pjesė e mesazhit hyjnor. Megjithėkėtė ky kontrast ėshtė mbitheksuar shpesh si nga myslimanėt ashtu edhe nga tė krishterėt. Pacifizmi ka qenė gjithnjė kėndvėshtrimi minoritar midis tė krishterėve, dhe doktrina e luftės sė drejtė mund tė jetė praktikisht e njėjtė me interpretimin mysliman pėr xhihadin. Ndėr tė krishterėt gjenden shumė asket, priftėrinj e murgesha, por sidoqoftė ato kanė qenė gjithnjė njė minoritet, ndonėse ato kanė njė vokacion tė veēantė i cili nuk ėshtė pjesė e dishepullizmit normal tė krishterė. Tė krishterėt nuk e shohin Jezusin si njė figurė krejtėsisht askete e ngjashme me pėrshkrimet e bėra pėr tė nė disa rrėfime myslimane. Nė fund tė fundit ai gjatė jetės sė tij u konsiderua prej disave si "njė grykės dhe njė pijanec" [6]
Nga krahu mysliman Muhamedi rrallėherė, pėr tė mos thėnė asnjėherė, nuk ėshtė parė si ai i cili ishte pėrcaktuar pėr ta pėrhapur Islamin me shpatė, dhe si njė njeri i cili kryesisht ishte i interesuar pėr tė themeluar njė perandori islame. Si njė besimtar nė Zotin e dhembshur dhe mėshirėplotė, ai i kishte pėrvetėsuar edhe pėr veten e tij kėto cilėsi. Ai ėshtė parė, nga myslimanėt, si njė njeri i cili pėr hir tė Zotit ishte i shqetėsuar pėr eliminimin e padrejtėsisė dhe shtypjes. Kjo ndonjėherė pėrfshinte edhe pėrdorimin e forcės, dhe padyshim qė ai ishte i zotuar pėr tė pėrdorur forcėn si kundėrpeshė ndaj padrejtėsisė dhe pėr tė mbrojtur myslimanėt saherė qė ato kėrcėnoheshin apo tradhtoheshin. Nė kėtė, ai ndiqte rrugėn e profetėve dhe mbretėrve tė mėdhenj tė Izraelit si Samsoni dhe Davidi, tė cilėt ēliruan njerėzit e tyre nga shtypja duke pėrdorur nė disa raste edhe forcėn. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė forca tė pėrdoret me maturi dhe nė mėnyrė efektive, pėr tė kėrkuar drejtėsinė dhe mėshirėn, dhe jo pėr ti imponuar fenė dikujt tjetėr. Cragg-u nė njė vend ėshtė shprehur: "ēdo vlerėsim i Muhamedit in situ duhet vendosmėrisht tė ruaj kuptimin mospajtues tė dashurisė e cila vuajti nė figurėn e Krishtit...njė kontrast qė mbetet i qėndrueshėm dhe i pareduktueshėm.[7] Nuk jam i sigurt nėse fjala "mospajtim" ėshtė pikėrisht ajo e goditura pėr kėtė temė, megjithėkėtė padyshim qė rreth kėsaj ēėshtjeje ka ekzistuar njė mospajtim midis shumė bashkėsive tė veēanta islame dhe tė krishtera. Ndoshta shprehja mė e saktė do tė ishte thėnia se tė krishterėt theksojnė dashurinė vuajtėse si njė vlerė tė madhe, ndėrsa myslimanėt theksojnė aktualizimin e mėshirshėm tė drejtėsisė nėn Zotin si veēorinė e tyre karakteristike. Megjithėkėtė kėto dy kėndvėshtrime nuk janė papajtueshme. Tė krishterėt duhet tė kenė njė ndjesi tė pėrgjegjėsisė shoqėrore, ndėrsa myslimanėt duhet tė praktikojnė durimin dhe kėmbėnguljen pėr hir tė besnikėrisė sė tyre ndaj Zotit.
|