Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
|
Titulli: Muhamedi a.s. sipas kendveshtrimit te krishtere
Vlerėsim pozitiv i krishterė pėr Muhamedin
Cragg-u ka thėnė: "Muhamedi ėshtė shfaqur...duke marrė shumė lehtė dhe duke praktikuar shumė lirisht miratimin e forcės" [8] Atė qė ai dėshiron tė thotė me kėto fjalė ėshtė se gjenden vėshtirėsi tė mirėnjohura, pėr myslimanėt si dhe pėr tė krishterėt, rreth ndodhive tė ndryshme nė historinė e hershme islame, tė tilla si masakra e Beni Kurejdhave, ku sipas haditheve raportohet se shtatėqind burrave tė kapur robėr iu pre koka me miratimin e profetit, ndėrsa gratė dhe fėmijėt e tyre u bėnė skllevėr. Transmetime tė tilla nuk janė marrė nga Kurani, dhe nė Islam ato janė kundėrshtuar dhe interpretuar nė forma tė ndryshme. Por mund tė shihet vėshtirėsia nė faktin se gjykime tė rrepta dhe tė ashpra duket se kanė gėzuar miratimin e profetit. Nė kėtė situatė do tė ishte e ndershme tė tregonim se edhe Bibla regjistron ngjarje tė ngjashme qė nė dukje janė miratuar nga Perėndia, dhe se Muhamedi mė pas praktikoi njė vetėpėrmbajtje dhe mėshirė shumė tė madhe nė sjelljen e tij ndaj armiqve tė mundur. Mbeten ende shumė probleme tė rėnda dhe tė ngutshme rreth asaj se ēfarė duhet bėrė me urdhrat kuranore pėr luftė tė shenjtė dhe dėnime tė ashpra, por ėshtė po aq e vėrtetė se ekzistojnė probleme rreth asaj se ēfarė duhet bėrė me urdhėresat e Dhjatės sė Re pėr ti kthyer faqen tjetėr dhe pėr tė mos kundėrshtuar tė keqen. Si Islami ashtu edhe Krishterimi nuk kanė dhėnė direktiva tė qarta se si duhet tė veprojnė, nėn dritėn e veprimeve personale tė themeluesve tė tyre, njerėzit edhe qeveritė e ditėve tė sotme. Nevojitet njė ndjeshmėri e lartė interpretuese nė mėnyrė qė shembujt dhe normat e hershme tė aplikohen nė njė botė e cila ėshtė shumė e ndryshme nga shkretėtira e fiseve nomade apo nga avanposti i njė diktature brutale ushtarake. Ngjarjet e sė kaluarės ndoshta janė mė shumė direktiva pėr tė tashmen se sa rregulla tė pathyeshme pėr tu aplikuar paēka ndryshimit tė rrethanave. Tė krishterėt e shohin thirrjen e Muhamedit pėr xhihad si shumė shqetėsuese kur ajo pėrdoret si njė thirrje shpotitėse nga grupe terroriste qė e quajnė veten grupe islamike. Por kjo nuk do tė thotė se nė drejtimin e ēėshtjeve njerėzore nuk ka vend pėr pėrdorimin e forcės. Dhe ėshtė shumė e pagjasė tė mendosh pėr Muhamedin si njė terrorist, apo si njė njeri qė nuk donte t'ia dinte pėr fatin e jetėve tė njerėzve tė pafajshėm.
Ndoshta nė kėtė pikė mund tė themi se madje edhe pėrpjekja e sinqertė e ndėrmarrė nga Cragg-u pėr tė kuptuar, thjeshtėzon sė tepėrmi duke vėnė nė kontrast tė thellė theksimin e krishterė mbi hirin dhe dashurinė, mėkatin dhe shpengimin, me theksimin e myslimanėve mbi xhihadin islam dhe pranimin e fuqisė politike. Siē ėshtė shprehur edhe ai vetė "tė gjitha religjionet profetike janė domosdoshmėrish luftarake, tė zotuara ndaj xhihadit". Ajo qė Jezusi i ka thėnė njė grupi tė vogėl e tė pafuqishėm dishepujsh tė cilėt jetonin nėn pushtimin ushtarak romak mund tė jetė shumė e ndryshme nga ajo qė njė dishepull mund ta shohė si tė drejtė pėr ta vepruar kur ai tė jetė nė njė pozitė tė favorshme fuqie politike. Dhe ajo qė Muhamedi (ose Zoti pėrmes tij) i ka thėnė njė grupi anėtarėsh fisesh me njė mundėsi tė vėrtetė pėr tė marrė fuqinė dhe pėr ta bėrė bashkėsinė e tyre tė dhunshme dhe tė pėrēarė njė shoqėri mė tė unifikuar dhe tė drejtė, mund tė jetė shumė e ndryshme nga ajo ēka njė udhėheqės i urtė dhe dashamirės i njė shteti mysliman mund tė bėj ndaj minoriteteve paqėsore jomyslimane brenda shtetit tė tij.
Ndoshta nė kėtė pikė, ideja e plotėsimit mund tė jetė mė e preferueshme se ajo e kėmbėnguljes nė mospajtueshmėrinė e dy vizioneve tė lartpėrmendura. Mund tė jetė qė sjellja njerėzore e luftėtarit dhe liderit politik i cili ishte profeti i Zotit mund tė pasurohet pėrgjatė rrugės me vetsakrificėn dhe dashurinė falėse tė Jezusit i cili ėshtė pėrzgjedhur tė jetė lideri i njerėzve tė besėlidhjes sė re. Dikush mund tė shohė shenja tė njė pėrputhje tė tillė nė devocionin e sufinjve (por jo vetėm atyre) ndaj profetit, i cili e sheh profetin si njė fokus tė pėrshtatshėm devocioni, ndonėse gjithnjė duke reflektuar madhėshtinė e Zotit dhe duke aluduar pėrtej vetes sė tij pėr pasjen e kėsaj madhėshtie. Urtėsia ideale e njeriut tė punės ka pak gjasa tė jetė krejtėsisht e ndryshme nė lloj nga urtėsia e atij, fati i tė cilit ėshtė tė pranojė vdekjen nė bindje ndaj vullnetit hyjnor nė mėnyrė qė ti ēlirojė njerėzit e tij nga kryelartėsia dhe egoizmi. A nuk duhet ti shohim kėto si dy forma tė urtėsisė sė dhėnė hyjnore?
Nuk dėshiroj tė ngulmoj shumė nė kėtė pikė. Nuk mė takon mua tė them atė se ēfarė myslimanėt duhet tė mendojnė pėr kėtė gjė, ndonėse si i krishterė nuk do tė hasja shumė vėshtirėsi nė njohjen e Muhamedit si mjet tė revelatės hyjnore, si nė mėsimin e tij tė sovranitetit dhe gjykimit hyjnor ashtu edhe nė jetėn e tij tė nėnshtrimit nė bindje. Megjithėkėtė mospėrputhjet janė ende ekzistuese. Jezusi ose ėshtė kryqėzuar, dhe ky ėshtė njė fakt i rėndėsishėm i fatit njerėzorė, ose jo. Muhamedi ose ka recituar revelatėn pėrfundimtare tė Zotit, duke pėrmbushur, ndrequr apo abroguar gjithēka qė kishte ardhur para saj, ose jo. Na duhet tė pranojmė qė nė kėtė pikė ka njė dallim tė vėrtetė dhe tė pareduktueshėm, por gjithashtu mund tė themi se dallime tė tilla janė sinqerisht vlerėsime tė ndryshme tė fakteve ashtu siē ato na shfaqen neve, dhe zgjidhja e tyre duhet lėnė nė dorė tė Zotit, i cili ėshtė i vetmi qė njeh tė vėrtetėn e plotė. Kėto dallime nuk nėnkuptojnė se myslimanėt kanė besim ndėrsa tė krishterėt jo, dhe e anasjella. Kėto dallime nuk nėnkuptojnė se ose Muhamedi ose Jezusi duhen nėnēmuar. Nderimi pėrkatės i duhet dhėnė tė dyve, ndonėse nuk duhet pritur qė vlerėsimi i saktė i secilit, apo madje se rrėfimi i jetės sė secilit prej tyre i cili duket si mė me gjasa, do tė jetė i njėjtė.
Unė mendoj se vlerėsimi bashkėkohorė i krishterė pėr Muhamedin, e nderon atė si njė profet tė vėrtetė dhe njeri tė urtė, njė njeri tė guximshėm dhe lider i dhembshur, njė ideal pėr tė gjithė ata tė cilėt kėrkojnė tė udhėzojnė dhe udhėheqin njė shoqėri. Besnikėria e tė krishterėve ndaj dashurisė joegoiste tė mishėruar tek Jezusi duhet tė mbetet udhėzuesi themelor pėr jetesėn e krishterė dhe tė krishterėt duhet ta nderojnė dhe adhurojnė Jezusin si ai i cili, sipas besimit tė tyre, trupėzon imazhin e Zotit nė formė njerėzore. Por ai mund tė zgjerojė urtėsinė e krishterė nė mėnyrė qė tė pėrfshi gjithashtu, tė nderoj dhe tė respektoj, edhe idealin e njė profeti plotėsisht tė angazhuar shoqėrisht i cili ia dedikoi ēdo detaj tė jetės sė tij vullnetit hyjnor, dhe ftoi ēdo burrė dhe grua pėr tė pohuar se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Zotit dhe se askush nuk ėshtė i barabartė me Tė. Njė vlerėsim i duhur i krishterė pėr figurėn e Muhamedit mund tė thelloj kuptimin qė tė krishterėt kanė pėr besimin e tyre dhe, pėr sa kohė qė njerėzit mund tė pranojnė dallime tė vėrteta dhe tė ndėrgjegjshme nė ēėshtjet e besimit, nxit miqėsinė dhe kuptimin midis tė krishterėve dhe myslimanėve. Nė botėn moderne, kjo nuk ėshtė mė thjesht njė mundėsi, por ajo ėshtė bėrė falė caktimit hyjnor njė domosdoshmėri.
[*] Keith Ward ka qenė Regius Professor of Divinity nė Universitetin e Oksfordit, dhe njė Canon of Christ Church nė Oksford. Para kėsaj, ai ka qenė profesor i historisė dhe filozofisė sė religjionit nė Universitetin e Londrės. Ai ėshtė njė anėtar i akademisė angleze, dhe ndėrmjet publikimeve tė tij mund tė spikasim njė punim katėrvėllimėsh nė teologjinė e krahasuar, tė publikuar nėn titullin: "Religion and Revelation, Religion and Creation, Religion and Human Nature and Religion and Community (Oxford: Oxford University Press, 1994-2000).
|