Aktiv
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
|
Titulli: Edukata seksuale nė Islam
Ēdo baba dhe nėnė, duhet qė edukatėn seksuale tė fėmijėve tė tyre, ta bėjnė me nijetin e veprave tė mira. Nėse njė baba ose nėnė dėshiron dhe merr hapa konkret pėr tu mėsuar fėmijėve tė tyre edukatėn seksuale, patjetėr qė kjo hyn nė urdhėrimin pėr mirė dhe ndalimin nga e keqja.
Njė ditė, po kumtoja njė ligjėratė mbi rėndėsinė e edukatės dhe kulturės seksuale, sidomos pėr brezin e ri, tė rinjtė dhe tė rejat. Nė fund tė ligjėratės, njė nga prindėrit e pranishėm, u ngrit dhe mu drejtua me fjalėt:Profesor i nderuar! Unė jam rritur dhe edukuar nė njė familje, ku as babai, as gjyshi dhe askush tjetėr mė kanė folur mbi edukatėn seksuale. Megjithatė, tė gjithė ne e kemi marrė informacionin e duhur tė kėsaj fushe, pa pasur nevojė qė dikush tė na mėsojė.
Unė i thashė:Kjo qė po thua ti ėshtė shumė e vėrtetė. Unė e pranoj kėtė prej teje dhe bashkėmoshatarėve tė tu, qė keni kaluar njė rini para dyzet apo pesėdhjetė viteve. Por kėtė unė nuk mundem ta pranoj pėr realitetin qė jetojmė. Asokohe, ju e keni pasur tė pamundur tė shihni fragmente erotike apo pornografike, pėrveē ndonjė rasti tė rrallė. Kjo, pasi shoqėria ishte shoqėri konservatore dhe shumė fanatike. Ndėrkohė qė sot, edhe fėmijėt katėr apo pesė vjeēarė kanė mėsuar tė ndezin dhe punojnė nė kompjuter. Madje, njė herė kam takuar njė fėmijė i cili dinte tė hyjė nė internet, ku luante me lojrat e ndryshme.
Nėse nė tė kaluarėn e prindėrve tanė, ēėshtjet seksuale ishin mbyllur nė njė sėnduk tė zi, sot e kemi detyrė qė ta hapim kėtė sėnduk dhe nėse nuk hapet, ai duhet thyer. Ne duhet tė pėrpiqemi qė ti pregatisim fėmijėt qė nė moshė tė hershme, mbi ato qė do u themi mė vonė rreth edukatės seksuale.
Nėse do tė hapin ēfarėdo lloj libri tė legjislacioni islam (fikhut) do tė gjejmė kapituj dhe nėnkapituj tė shumtė qė flasin pikėrisht mbi edukatėn seksuale. P.sh, aty do tė gjejmė kapitij tė tillė:
Kapitulli i marrėdhėnieve seksuale gjatė tė pėrmuajshmeve. Nė kėtė kapitull, jepet pėrgjigje nėse marrėdhėniet seksuale mes bashkėshortėve, lejohen ose jo, nėse bashkėshotrja ėshtė me tė pėrmuajshmet. A nuk ėshtė diēka e tillė edukatė seksuale?
Kapitulli i marrėdhėnieve seksuale gjatė shtatzanisė.
Kapitulli i marrėdhėnieve seksuale gjatė Haxhit.
Kapitulli i marrėdhėnieve seksuale gjatė agjėrimit.
Kapitulli i puthjes sė gruas gjatė agjėrimit.
Ēfarė i lejohet haxhiut gjatė Haxhit ose Umres, nė lidhje me gruan e tij?
A ėshtė e lejueshme zhveshja dhe heqja e tė gjithė rrobave gjatė kontaktit seksual?
A lejohet qė bashkėshortėt tė shohin organet gjenitale tė njėri-tjetrit?
Edukata e shtratit dhe marrėdhėnieve seksuale
Kėto dhe shumė kapituj tė tjerė, gjenden nė fikhun islam dhe tė gjithė bėjnė fjalė pėr edukatėn seksuale.
Tė gjithė kėto ēėshtje dhe mesele qė fikhu islam i pėrmban mbi edukatėn seksuale, mė shtynė qė ti numėroj dhe gjeta se ato arrinin nė 2.774 ēėshtje. Njė numėr i tillė, tregon se ne posedojmė njė trashėgimi shumė tė pasur tė edukatės seksuale. Por ku ndodhet ajo?
Edukata mė e mirė dhe mė e pėrshtatshme pėr fėmijėt tanė dhe brezat e ardhshėm, ėshtė edukata fetare. Edukatėn seksuale, ne e kemi tė mundur tua japim fėmijėve tanė duke u mėsuar islamin, besimin dhe librat e fikhut. Vetė Kurani famėlartė prek nė mėnyrė indirekte probleme qė kanė tė bėjnė me edukatėn seksuale. Tradita profetike po ashtu, ka informacion shumė tė gjerė mbi kėtė fushė. Po kėshtu, edhe librat e jurisprudencės islame, janė tė mbushur me ēėshtje tė tilla.
E gjithė kjo vėmendje mbi seksin, ėshtė pasi nė islam ai shihet si adhurim. Marrėdhėniet seksuale nė islam, shihen dhe trajtohen ashtu siē trajtohen tė gjithė adhurimet e tjera, namazi, agjėrimi, haxhi etj... pa dallim mes tyre.
Njė herė, ndodhesha nė njė konferencė mbi problemet dhe edukatėn seksuale, nė perėndim. Kur mė erdhi radha pėr tė folur, u thashė:Dallimi mes islamit dhe perėndimit nė mėnyrėn si e konceptojnė seksin, ėshtė se nė islam seksi shihet si adhurim (ibadet). Ndėrkohė qė ju e konceptoni thjesht si kėnaqėsi ēasti...
Prandaj, ėshtė sunet qė dy bashkėshortėt tė marrin abdes para aktit seksual. Profeti Muhamed a.s, kur dėshironte tė ketė njė marrėdhėnie tė dytė, merrte abdes mė parė.
Veē kėsaj, para aktit seksual, ne muslimanėt duhet tė themi disa lutje. Kėshtu, kur ne muslimanėt flasim mbi seksin, nuk e konsiderojmė atė thjesht si njė lojė, dėfrim dhe kėnaqėsi, por nė radhė tė parė si adhurim.
Njė koncept dhe kėndvėshtrim tė tillė pėr seksin, e ka forcuar vetė i dėrguari i Zotit a.s ku thotė:Edhe pėr marrėdhėniet tuaja seksuale, ju shpėrbleheni.
Tė habitur nga kjo, tė pranishmit e pyetėn:O i dėrguar i Zotit! Edhe kur kryejmė marrėdhėnie seksuale me gratė tona shpėrblehemi?!
Profeti a.s iu pėrgjigj:Po. Nėse tė njėjtėn gjė do e bėnte nė rrugė haram, ai do tė ndėshkohej. Kėshtu, kur e bėn nė rrugė hallall, ai shpėrblehet.
Kėshtu, islami nuk e shikon seksin thjesht si njė shfryrje epshi dhe kėnaqėsi. Alergjia qė shkakon fjala seks tek ne, ndodh pėr shkak tė kaluarės tonė, ambjentit ku jemi rritur dhe edukatės sė pėrftuar rreth fjalės seks. Vetė fjala seks, shkakto alergji, rrudhje buzash dhe habi nė shumė ambjente. Tė tjerė mund tė tė kundėrshtojnė. Ka tė tjerė qė menjėherė fillojnė tė qeshin, qoftė dhe nėnbuzė.
Kėto reagime janė tė tilla, pasi termin seks ne e kemi dėgjuar dhe pėrftuar nė mėnyrė tė gabuar dhe vetė edukata qė kemi pėrftuar mbi seksin, ėshtė edukatė e gabuar. Ne nuk kemi pėrse tė ndihemi ngushtė, nė siklet dhe tė tensionuar kur pėrmendet fjala seks. Ashtu siē flasim pa komplekse mbi namazin, agjėrimin dhe haxhin, le tė flasim edhe pėr seksin. Ku qėndron ndryshimi mes kėtyre adhurimeve? Pėrse duhen bėrė dallime mes tyre?
Alergjia qė krijohet me tė dėgjuar fjalėn seks, vjen pėr shkak se ne jemi edukuar me edukatėn e turpit dhe tė vijave tė kuqe.
Njė herė, po debatoja me njė perėndimor, i cili e kritikonte islamin nė disa ēėshtje. Gjatė debatit, unė e pyeta:Cila ėshtė ajo gjė e cila e dallon kulturėn perėndimore nga islami?
Ai u pėrgjigj:Ėshtė kultura dhe edukata seksuale. Ne e kemi ngritur nė kėmbė atė, e kemi forcuar dhe kemi krijuar njė literaturė tė bollshme qė e shtjellon nė detaje.
Unė i thashė:Ti ke tė drejtė mbi kėtė, por a e din se islami i ka shtjelluar ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me seksin, mė shumė se ēi keni shtjelluar ju nė perėndim?
Ai mė tha:Kjo ėshtė e pabesueshme.
Unė i thashė:Dakort, atėherė mė thuaj cili ėshtė koncepti i seksit sipas teje?
Fillimisht ai heshti dhe kur unė i kėrkova sėrish tė ma pėrkufizonte seksin, me qėllim qė tė jemi mė tė qartė mbi konceptin qė ka secili mbi seksin, ai tha:Me fjalėn seks, unė kuptoj aktin seksual.
Unė i thashė:Kurse nė islam, pėrkufizimi i seksit ėshtė shumė mė gjithėpėrfshirės. Ti e koncepton dhe pėrkufizon seksin, vetėm nė aktin seksual dhe penetrimin, duke pėrjashtuar pėrkėdheljet para dhe pas penetrimit.
Vetė profeti Muhamed a.s na kėshillon dhe mėson si tė kemi marrėdhėnie seksuale sa mė romantike. I gjithė kontakti seksual, pėrbėhet nga hyrja, thelbi dhe pėrfundimi. Ndėrkohė qė nė perėndim njihet vetėm kontakti seksual, penetrimi.
Vazhdon.....
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
|