Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
|
Titulli: A ėshtė Bibla kontradiktore?
Kėndvėshtrime tė ndryshme
Nganjėherė shkrimtarėt e Biblės e kanė treguar tė njėjtėn ngjarje nga kėndvėshtrime tė ndryshme ose i kanė ndėrtuar tregimet nė mėnyra tė ndryshme. Nėse mbahet parasysh kjo, ėshtė mė e lehtė tė shpjegohen disa tė ashtuquajtura kontradikta tė tjera. Pėr shembull, sipas disa pėrkthimeve, te Numrat 35:14 Moisiu pėrdor shprehjen «nė kėtė anė tė Jordanit» kur flet pėr territorin nė lindje tė Jordanit. Kurse Josiu, kur flet pėr tė njėjtin territor, pėrdor shprehjen «matanė Jordanit». (Josiu 22:4) Cili pohim ėshtė i saktė nė kėtė rast?
Qė tė dy janė tė saktė. Sipas tregimit tė Numrave, izraelitėt nuk e kishin kaluar ende lumin Jordan pėr tė hyrė nė Tokėn e Premtuar, kėshtu qė pėr ta, lindja e Jordanit ishte «nė kėtė anė». Kurse Josiu e kishte kaluar tashmė Jordanin dhe tani gjendej nė bregun perėndimor tė lumit, nė Kanaan. Kėshtu qė pėr tė, krahu lindor i Jordanit ishte «matanė».
Edhe mėnyra si ėshtė ndėrtuar njė tregim, mund tė duket nė pamje tė parė si njė kontradiktė. Sipas Zanafillės 1:24-26, kafshėt u krijuan para njeriut. Mirėpo, sipas disa pėrkthimeve, te Zanafilla 2:7, 19, 20 duket sikur njeriu u krijua para kafshėve. Si shpjegohet kjo mospėrputhje? Kėto dy tregime flasin pėr krijimin nga dy kėndvėshtrime tė ndryshme. I pari pėrshkruan krijimin e qiellit, tė tokės dhe tė gjithēkaje nė ta. (Zanafilla 1:1-2:4) Kurse i dyti, pėrqendrohet te krijimi i racės njerėzore dhe te mėkati i njerėzve tė parė.Zanafilla 2:5-4:26.
Tregimi i parė ėshtė ndėrtuar sipas njė radhe kronologjike dhe ėshtė ndarė nė gjashtė «ditė» tė njėpasnjėshme. Kurse i dyti, ėshtė shkruar sipas rėndėsisė sė ngjarjeve. Pas njė hyrjeje tė shkurtėr, lexuesi njihet menjėherė me krijimin e Adamit, dhe kjo ėshtė logjike, pasi mė poshtė do tė flitet pėr tė dhe pėr familjen e tij. (Zanafilla 2:7) Mė pas, ndėrfuten edhe tė dhėna tė tjera sipas nevojės. Tregimi shpjegon se, pasi u krijua, Adami duhej tė jetonte nė kopshtin e Edenit. Kėshtu, tani ėshtė koha tė flitet pėr mbjelljen e kopshtit tė Edenit. (Zanafilla 2:8, 9, 15) Pas kėtyre, Jehovai i thotė Adamit t'i vėrė emrin 'ēdo bishe tė fushės dhe ēdo krijese fluturuese tė qiejve'. Dhe tani ėshtė koha tė saktėsohet se tė gjitha kėto krijesa 'Perėndia Jehova i kishte formuar nga toka', shumė kohė para se tė dilte nė skenė Adami.Zanafilla 2:19; 1:20,24, 26.
Tė lexohet tregimi me vėmendje
Pėr tė shpjeguar disa tė ashtuquajtura kontradikta, nganjėherė mjafton tė lexosh me vėmendje dhe tė arsyetosh rreth asaj qė lexon. Le tė marrim rastin e pushtimit tė Jerusalemit nga izraelitėt. Jerusalemi bėnte pjesė nė trashėgiminė e fisit tė Beniaminit, i cili nuk kishte mundur ta pushtonte. (Josiu 18:28; Gjykatėsit 1:21) Gjatė leximit kuptojmė se edhe Juda nuk kishte mundur ta pushtonte Jerusalemin, sikur ky qytet tė ishte pjesė e trashėgimisė sė kėtij fisi. Si pėrfundim, fisi i Judės e pushtoi Jerusalemin dhe i vuri zjarrin. (Josiu 15:63; Gjykatėsit 1:8) Mirėpo, sipas tregimit, qindra vjet mė vonė Jerusalemin e kish pushtuar edhe Davidi.2 Samuelit 5:5-9.
Nė pamje tė parė tė gjitha kėto mund tė tė ngatėrrojnė, por nė tė vėrtetė nuk ka asnjė kontradiktė. Faktikisht, kufiri mes trashėgimisė sė Beniaminit dhe tė Judės kalonte pėrgjatė Luginės sė Hinomit, pikėrisht mes pėr mes qytetit tė lashtė tė Jerusalemit. Sipas Josiut 18:28, zona qė mė vonė u quajt Qyteti i Davidit, gjendej nė territorin eBeniaminit. Megjithatė, ka tė ngjarė qė qyteti jebusit i Jerusalemit tė shtrihej pėrtej luginės sė Hinomit, duke hyrė pjesėrisht nė territorin e Judės, kėshtu qė edhe Judės iu desh tė luftonte me banorėt kananitė tė kėtij qyteti.
Beniamini nuk mundi ta pushtonte Jerusalemin, kurse Juda e pushtoi dhe e dogji. (Gjykatėsit 1:8, 9) Mirėpo, me sa duket, pasi u larguan trupat e Judės, disa jebusitė u kthyen sėrish qė tė shtinin nė dorė qytetin. Mė vonė, ata formuan njė grup qė i bėri qėndresė edhe Judės, edhe Beniaminit, tė cilėt nuk mundėn ta largonin. Kėshtu, jebusitėt mbetėn nė Jerusalem derisa qytetin e pushtoi Davidi qindra vjet mė vonė.
Njė shembull tjetėr e gjejmė tek Ungjijtė. Kur pėrmend Jezuin qė po e ēonin drejt vendit tė ekzekutimit, Ungjilli i Gjonit thotė: «Duke e mbajtur vetė shtyllėn e torturės, ai u nis.» (Gjoni 19:17) Mirėpo, te Luka lexojmė: «Kur po e largonin, kapėn Simonin, me origjinė nga Kirena, qė po vinte nga fusha dhe i ngarkuan qė tė mbante shtyllėn e torturės pas Jezuit.» (Luka 23:26) Tani, kush e mbajti shtyllėn e torturės: Jezui apo Simoni?
Si tregon edhe Gjoni, nė fillim shtyllėn e torturės e mbajti Jezui. Por mė vonė, si dėshmojnė edhe Mateu, Marku dhe Luka, u mor Simoni nga Kirena qė ta mbante pėr pjesėn tjetėr tė rrugės deri nė vendin e ekzekutimit.
Provė se u shkrua nė mėnyrė tė pavarur
Edhe pse nė Bibėl ka disa mospėrputhje nėdukje, qė janė tė vėshtira pėr t'u shpjeguar, nuk duhet t'i shohim ato si kontradikta tė papajtueshme. Shpesh duket ashtu, thjesht sepse nuk ėshtė treguar ēdo hollėsi. Bibla siguron njohuri tė mjaftueshme pėr tė plotėsuar nevojėn tonė frymore. Nėse do tė pėrshkruante tė gjitha hollėsitė pėr ēdo ngjarje tė treguar, nuk do tė ishte njė libėr kaq praktik e i lehtė pėr t'u mbajtur, si ky qė kemi sot, pėrkundrazi, do tė ishte njė bibliotekė e stėrmadhe dhe e pamanovrueshme.
Duke folur pėr shėrbimin e Jezuit, apostulli Gjon shkroi me njė ekzagjerim tė pėrligjur: «Jezui bėri edhe shumė gjėra tė tjera, qė po tė shkruheshin njė pėr njė, ma ha mendja se as bota vetė nuk do t'i mbante rrotullat e shkruara.» (Gjoni 21:25) Do tė ishte edhe mė e pamundur po tė pėrshkruhej me hollėsi e gjithė historia e popullit tė Perėndisė, duke filluar qė nga patriarkėt deri te kongregacioni i tė krishterėve tė shekullit tė 1-rė.
Vėrtet, Bibla ėshtė njė vepėr e pėrmbledhur nė mėnyrė tė mrekullueshme. Ajo pėrmban tė dhėna tė mjaftueshme qė na ndihmojnė tė kuptojmė se ėshtė shumė mė tepėr se njė libėr i shkruar nga njerėzit. Larmia e saj tregon se shkrimtarėt shkruan vėrtet tė pavarur nga njėri-tjetri. Nga ana tjetėr, uniteti i jashtėzakonshėm i Biblės, pėr tė cilin do tė flasim mė me hollėsi nė njė nga kapitujt e ardhshėm, tregon pa pikė dyshimi se ėshtė njė libėr hyjnor. Po, Bibla ėshtė pa diskutim Fjala e Perėndisė, jo e njerėzve.
«Mospėrputhjet» nuk janė medoemos kontradikta
Njėherė, teologu Keneth Kantzer ilustroi me ane tė njė ndodhie se si dy versione tė sė njėjtės ngjarje mund tė duken kontradiktore, e megjithatė, tė jenė tė dyja tė vėrteta. Ai shkroi: «Disa kohė mė parė vdiq nėna e njė mikut tonė tė ngushtė. Nė fillim, lajmin e vdekjes sė saj e morėm nga njė shoku ynė i besuar. Na tha se ajo po priste autobusin nė cep tė rrugės, mirėpo, njė autobus tjetėr qė po kalonte, e kishte shtypur. Ishte plagosur rėndė dhe pak minuta mė pas, kishte vdekur.»
S'kaloi shumė dhe Kantzeri dėgjoi njė version krejt tjetėr. Ai thotė: «Nga nipi i sė ndjerės mėsuam se ajo kishte pėsuar njė aksident dhe, nga pėrplasja, kishte fluturuar jashtė makine e kishte vdekur nė vend. Djali ishte shumė i sigurt pėr kėtė.
Kohė mė vonė, . . . pyetėm pak mė shumė pėr tė marrė vesh pse kėto dy versione nuk pėrputheshin, dhe mėsuam se gjyshja po priste autobusin. Njė autobus tjetėr e kishte pėrplasur dhe e kishte plagosur rėndė. Njė makinė qė po kalonte atypari, e kishte marrė pėr ta ēuar urgjentisht nė spital, por nga shpejtėsia, ishte pėrplasur me njė makinė tjetėr. Nga pėrplasja, ajo kishte fluturuar jashtė makine dhe kishte vdekur nė vend.»
Po, dy versione tė sė njėjtės ngjarje mund tė jenė tė dyja tė vėrteta, edhe nėse duket sikur nuk pėrputhen. Kėshtu ndodh shpesh edhe me tregimet e Biblės. Pėr tė njėjtėn ngjarje, ēdo dėshmitar mund tė japė hollėsi tė ndryshme. Megjithatė, tregimet e tyre nuk janė aspak kontradiktore, pėrkundrazi, plotėsojnė njėri-tjetrin. Nėse i marrim parasysh tė gjitha hollėsitė, mund ta kuptojmė mė mirė ēfarė ndodhi.
[marrė nga libri BiblaFjala e Perėndisė apo e njerėzve?
botuar nga Shoqata Watchtower]
__________________
«Bari thahet, lulja vyshket, por fjala e Perėndisė tonė mbetet pėrgjithmonė.»―Isaia 40:8
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga coptic : 31-05-09 nė 21:48
|